Mustafa i bindur se Kosova po bën progres në zhvillimin ekonomik

225

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendës drejtorin për Evropë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Athanasios Arvanitis.

Ai u shpreh i kënaqur që për herë të parë në Kosovë po mbahen takimet vjetore të konstituencave, grupeve të vendeve anëtare, të Bankës Botërore dhe FMN-së.

Mustafa theksoi reformat domethënëse që po ndërmerren në rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

“Kosova po bën progres të mirë në shumë fusha, duke përfshirë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, financave të qëndrueshme publike dhe tregut të qëndrueshëm financiar”, citohet të ketë thënë kryeministri.

Sipas këtij njoftimi, zëvendës drejtori për Evropë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Athanasios Arvanitis, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të FMN-së.