Zyrtare: Ja sa milionë euro do t’i fal Qeveria e Kosovës

0
180
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot,  ka shqyrtuar projektligjin për faljen e borxheve.
 
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se sipas këtij ligji do të paguhet çdo borxh ndaj institucioneve shtetërore, shkruan Gazeta Tribuna.
 
Projektligji sipas tij, parasheh qe përfitues të jenë personat fizik dhe juridik. Ai ka thënë se përveç borxheve falen edhe ndëshkimet dhe borxhet për mos pagesë të shërbimeve të ndryshme. Hoti është shprehur se shuma e përgjithshme e këtyre borxheve kap shifrën e 680 milion eurove.
E në anën tjetër, Isa Mustafa ka deklaruar se është shumë më rendësi miratimi i këtij projektligji, i cili sipas tij ka të bëjë më mirëqenien e qytetareve, por edhe disiplinimit të qytetareve për përmbushjen e obligimeve ndaj kompanive publike.
 
Ndërkaq, zëvendës kryeministri, Kujtim Shala ka paraqitur para kabinetit qeveritar, shqyrtimin e propozim vendimit për përgatitjen e strategjisë kombëtare për zhvillim.
 
Kjo strategji sipas Shalës përbehet nga tri faza kryesore. Sipas tij, miratimi i kësaj përgatitje është më shumë rendësi dhe duhet të miratohet në muajin shtator.
 
Kreu i Qeverisë, Isa Mustafa ka thënë se është tepër më rendësi strategjia kombëtare për zhvillim. /Gazeta Tribuna/