S’ka treg për patatet kosovare

319
Komuna e Vushtrrisë konsiderohet si një ndër komunat e para në Kosovë me potenciale të mëdha të prodhimeve bujqësore.

Rreth 7 mijë hektarë janë përfshirë në sistemin e ujitjes, ndërkaq ka edhe sipërfaqe të mëdha të kullosave dhe arave të bujshme për zhvillimin e blegtorisë dhe kulturave të ndryshme, e mbi të gjitha mbizotëron dëshira e madhe dhe tradita e begatë e fermerëve vushtrrias, që këto mundësi t’i shfrytëzojnë.

 
Arta Haxhaj, drejtoreshë e Drejtorisë për Ekonomi, Bujqësi dhe Zhvillim në Komunën e Vushtrrisë, tha se kultura kryesore bujqësore që kultivohet është patatja, por zhvillohen edhe kultura inovative.
 
 
“Trendi i zhvillimit të bujqësisë është në rritje e sipër, falë fermerëve tanë që kanë dëshirë dhe gatishmëri të lartë për investime në bujqësi, falë mbështetjes së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me grande dhe subvencione, pastaj të donatorëve të ndryshëm dhe mbështetjes së Komunës për projekte të ndryshme në bujqësi”, thotë drejtoresha Haxhaj, e cila ka shtuar se Komuna ka rritur buxhetin për bujqësinë 100 për qind…