Si të implementoni një pyetësor për konsumatorët?

495
Nëse doni që të merrni informacione të rëndësishme rreth asaj që mendojnë konsumatorët tuaj, atëherë mund të vini në punë një pyetësorë.
Me poshtë renditen disa hapa qe mund te jene te vlefshme per ju…
Instruksione
Pyetësorët për konsumatorët krijohen nga organizatat në mënyrë që këta të fundit të japin mendimet e tyre të vlefshme. Kur doni të vini në pune një pyetësorë, organizata fillimisht krijon formularin, e shpërndanë, e mbledh, dhe më pas etiketon dhe analizon rezultatin.
Pyetësori jep informacione të rëndësishme të vlefshme për organizatën, kënaqesinë e klientëve, nevojat e klientëve dhe tregun. Pasi pyetësorët plotësohen dhe dorëzohen, organizata duhet të analizojë dhe të ndërmarrë veprime.
1. Përcaktoni qëllimin e pyetësorit. Kur një organizatë krijon një pyetësor, të gjitha pyetjet duhet t’i referohen idesë kryesore të pyetësorit. Pyetjet duhet te vendosen sipas nje linje logjike, renditje sekuenciale dhe duhet te jene te lehta per tu lexuar e kuptuar.
2. Vendosni se çfarë metode përgjigjesh do të donit të merrnit. Pyetesoret perdorin disa lloje te ndryshme metodash per pergjigjet, duke perfshire dhe pergjigjet me alternatica. Nje tjeter metode eshte renditja ne shkalle, zakonisht nga 1ne 5. Nje renditje me numrin “1” perfaqeson “nuk jam aspak dakrod” nderkohe qe “5” perfaqeson “shume dakord.” Zgjedhja e ketyre metodave lejon nje proces me te mire te analizimit.
3. Shpërndani pyetësorët. Kur një organizate ve ne pune një pyetesor per klientet, duhet vendosur gjithashtu ideja se si do te shperndahen keto pyetesore. Shume kompani i dergojne këta pyetësorë nëpermjet postes; ndërkohe që kompani te tjera i dërgojnë nepermjet postes elektronike. Disa kompani te tjera i bejne keta pyetësorë edhe ne telefon. Gjithashtu duhet te vendoset edhe sasia e pyetësorëve qe kompania dëshiron qe te plotësohen. Pyetësorët shume rralle kane një grade perplotesimi 100%.
4. Mblidhni formularët. Përfshini një shënim qe tu tregoje konsumatoreve mënyrën se si mund te rikthejnë pyetësorët. Ne ketë formular është mire qe te caktohet edhe një date skadence. Përpara se te filloje procesi i analizimit, kompania është mire qe te lere edhe disa dite kohe, kjo behet qe te dorëzohen ose te mblidhen sa me shume pyetësorë.
5. Etiketoni rezultatet. Ato në fillim etiketohen, ndahen dhe me pas mblidhen. Organizata e merr këtë informacion dhe nëpërmjet stafit të kualifikuar dhe përpunon më tej dhe e analizon. Rezultatet e pyetësorëve ju japin kompanive një mundësi të njihen me mendimet dhe atë çka duan më shumë klientët. Informacioni duhet të përdoret për të marrë vendime për të përmirësuar kënaqësinë e klientëve.