Shkurti më i lirë

0
227

Ulja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtarë, ka ndikuar që muaji që lëmë pas të jetë në përgjithësi më i lirë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie për -0.3 për qind në muajin shkurt, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit në këtë periudhë është vërejtur te qumështi, djathi dhe vezët, edhe tek përdorimi i pajisjeve për transportin personal.
 
Rënia e çmimeve u neutralizua kryesisht nga ngritja e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te buka dhe drithërat, mishi, pemët, perimet, duhani, rryma dhe gazi.
 
Gjithashtu edhe shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt ishte më e ulët për 0.3 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë. kohaislame