Kroacia përfiton 22 miliardë euro nga buxheti i BE-së

41

Pas 4 ditë negociatash është arritur marrëveshja për planin e rimëkëmbjes së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) si dhe për buxhetin shtatë vjeçar të BE-së prej 1.074 miliardë euro, ndërsa Kroacia në kuadër të kësaj pakoje financiare do të përfitojë 22 miliardë euro.

“Në Kroaci sjellim 22 miliardë euro, që është një garanci për rimëkëmbje të shpejtë ekonomike dhe zhvillim të mëtejshëm të ekuilibruar të vendit”, njoftoi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.

Plani i përbashkët evropian për rimëkëmbje parashikon një ndihmë të pakthyeshme (grant) në vlerë prej 390 miliardë euro dhe hua në vlerë prej 360 miliardë euro.