Nga 100 dyqane të mbyllura të Apple, 92 janë në SHBA

70

Kaliforni, 14 korrik – Pjesa më e madhe e dyqaneve të Apple të mbyllura për shkak të pandemisë Covid-19 ndodhen në SHBA: 92 nga 100, sipas një analize të re nga Morgan Stanley, raportuar nga CNN.

Për shkak të situatës në vend, kompania vazhdoi të mbyllë dyqanet e saj duke përfshirë një në Xhorxhia dhe një në Kaliforni javën e kaluar.

Ajo njoftoi gjithashtu mbylljen e katër dyqaneve të tjera në Australi, një vend i prekur nga shpërthime dhe infeksione të reja.

Apple ishte një nga kompanitë e para të mëdha që mbylli dyqanet e saj gjatë pandemisë.

“Për shkak të kushteve aktuale të Covid-19, në disa prej komuniteteve që shërbejmë, ne po mbyllim përkohësisht dyqanet. Ne e bëjmë këtë me kujdes dhe po monitorojmë nga afër situatën, ne mezi presim të rishikojmë punonjësit dhe klientët tanë sa më shpejt të jetë e mundur”, shpjegoi një zëdhënës/ANSA.