Evropë, rrezikohen 50 milionë vende pune

77

Qeveritë evropiane kanë pranuar se kriza në rajon është përshkallëzuar dhe se ata vështirë e kanë të vazhdojnë të ndihmojnë bizneset, raporton Bloomberg.

Megjithë heqjen graduale të kufizimeve të vendosura nga pandemia COVID-19, programet e ndihmëse ekonomike janë duke u zgjeruar për të ruajtur 50 milionë vende të rrezikuara pune. Përveç kësaj, është e mundur të shtyhet pagesa e taksave dhe kredive.

Sipas parashikimeve, nëse masat kundër krizës nuk do të vazhdojnë, vendet evropiane do të përballen me një valë të madhe papunësie, e cila do të vë në dyshim ringjalljen e ekonomisë. Sipas analistëve në bankën gjermane “Commerzbank AG”, qeveria duhet të mbajë një ekuilibër të qartë midis uljes dhe mirëmbajtjes së ndihmës shtetërore. E gjitha varet se çfarë ndikimi specifik mund të ketë në zhvillimin e situatës, përcjell Albinfo.ch.

Një tjetër arsye për t’i kushtuar vëmendje – vatrave të reja të koronavirusit. Në disa rajone të Britanisë së Madhe dhe Portugalisë, autoritetet duhej të rivendosin masat e shfuqizuara.

Sidoqoftë, Suedia ka përfituar nga një ndihmë ekonomike e papritur nga shmangia e karantinës. Në tre muajt e fundit, kursi i këmbimit të kronës suedeze ndaj euros u rrit nga 11.2 kurora në mars në 10.4 kurora në fillim të korrikut.