Heshtja dhe shpresa e vazhdueshme (optimizmi)

52

Mjerimi në të cilin njeriu mund të jetë ia pamundëson kontrollin mbi heshtjen.”

Paskali

Sikur të hedhësh një shikim rreth e rrotull vetes, do të shohësh se nuk ka vend rreth teje pa rrëmujë (zhurmë), në çdo vend rreth e rrotull ka zhurma të ndryshme!

Ka rrëmujë të jashtme:

Rrëmuja e jashtme është gjithçka që ne e dëgjojmë nga bota e jashtme. Ajo që e dëgjojmë në telefonat e dorës që i kemi në çdo kohë me vete, ajo që e dëgjojmë nga zhurmat e tjera që shkakton lëvizja e trupave në natyrë, ajo që dëgjojmë nga kafshët dhe çdo zë tjetër që ta dëgjojmë ose ta imagjinojmë. Zëri i aeroplaneve, i automjeteve, muzika dhe këngët e ndryshme që ndegjojmë, pa marrë parasysh se a i dëgjojmë me dëshirë apo i dëgjojmë ngase ndokush i dëgjon me zë të lart dhe na imponon edhe neve dëgjimin e tyre. Gjithashtu, zeri i njerëzve, zëri i fishkëllimave në trafik komunikacioni, zëri i televizorëve, zëri i radiove, zëri i lajmeve që vazhdimisht nxjerrin në pah dukuritë negative dhe krimet e një shoqërie etj. Rrëmujë në çdo skaj rreth e rrotull nesh. Aq shumë rrëmujë saqë jemi mësuar me to dhe na duken si pjesë e jetës sonë. Nuk jemi duke hetuar se ato na bëjnë të jemi në gjendje të rëndë psikike dhe kjo, gjithashtu, na e bën sistemin nervor të punojë fuqishëm pa pasur fare nevojë.

Ka edhe rrëmujë të brendshme:

Në librin “Ndikimi i Ajnshtajnit” të autorëve Zhak Kanvildon dhe Marvinson Hanson thuhet: “Njeriu pranon mbi 60 mijë mendime në ditë.” Imagjino! Rrëmujë e fuqishme futet në brendësinë tonë dhe kjo pa numëruar mendimet që prodhohen në mendje gjatë bisedës me vetveten. Ka thënë dr. Shad Helster në librin e tij “Çka do të thuash kur të flasësh me veten tënde?!”: “80 % nga mendimet e njeriut, që ai i prodhon gjatë bisedës me vetveten, janë negative.” Dhe të njëjtën gjë e vërtetoi edhe fakulteti i mjekësisë në San Francisko në vitin 1986.

Gjithashtu, vetëkritika negative që na bën të ndihemi më të dobët se të tjerët, por edhe frika dhe pasiguria në vetvete, të gjitha këto janë rrëmujë.

Pra, ne jetojmë jetë përplot me rrëmujë, nga jashtë dhe nga brenda!

Kur vështron disa nga krijesat rreth nesh do të shohësh se ata flasin dhe mendojnë në heshtje të plotë.

Për shembull, dielli lind dhe perëndon në heshtje… hëna duket dhe fshihet në heshtje… yjet, gjithashtu… pemët, lulet dhe bimët, fiinksionojnë në heshtje… buburreci (milingona) vepron në heshtje… merimanga ndërton shtëpinë e vet në heshtje të plotë… A e ke vështruar ndonjëherë perëndimin e diellit? A ke lëgjuar ndonjë zhurmë gjatë perëndimit të tij? Ai perëndon në heshtje të plotë.

Për këtë arsye, lexuesi im i dashur, vendosa të të këshilloj edhe për të praktikuar heshtjen dhe optimizmin dhe, pasi t’i bësh këto dy gjëra pjesë të jetës tënde, qoftë edhe vetëm 10 minuta në ditë, do të kesh dobi të mëdha nga këto dy gjëra, dobi që as nuk mund t’i pramendosh.

Do te mesoj një mënyrë të thjeshtë për ta mësuar heshtjen dhe optimizëm:

  1. Shkruaj dhe shqipto këto dy fjalë:  falënderim, All-llahut . Shëno këto dy fjalë me shkronja të mëdha.
  2. Tani shiko në zbrazëtirën në mes këtyre dy fjaleve:

    Falënderim, All-llahut                             

Derisa ti po shikon zbrazëtirën në mes ketyre dy fjaleve do te shohesh se ti nuk e ke te zene mendjen me asgje, ti po shikon zbrazetiren ne mes dy fjaleve dhe je ne heshtje te plote.

  1. Vazhdo të shohësh zbrazëtirën në mes këtyre dy fjalëve dhe kësaj heshtjeje shtoja edhe një frymëmarrje te stilit (4-2-8), pra 4 sekonda të thithësh oksigjen, 2 sekonda të mbash frymën dhe në 8 sekonda të lëshosh dioksidin e karbonit, të lëshosh frymëmarrjen, pra. Vazhdo të shikosh në zbrazëtirën dhe të marrësh frymë në këtë mënyrë derisa të ndiesh qetësi të plotë.
  2. Lëvizi muskujt e syve të tu, pastaj muskujt e fytyrës derisa të ndiesh qetësinë e plotë në muskuj.
  3. Relaksoje trupin duke filluar nga këmbët e deri në kokë pastaj prej lart, prej kokës, por nga ana e kundërt (nga pas) deri në nyjet e këmbëve.
  4. Tani imagjino përpara vetes numrin 3, imagjinoje të madh, por duke u larguar nga ti, duke u bërë më i vogël, pastaj edhe më i vogël e kështu derisa të zhduket. Pastaj të njëjtën bëje edhe me numrin 2, imagjinoje të madh dhe sikur ai largohet nga ty duke u zvogëluar derisa të zhduket. Pastaj të njëjtën gjë bëje edhe me numrin 1. Do ta shohësh se ti je në një qetësi të plotë, je në gjendjen “alfa”.
  5. Qëndro në heshtje dhe në shlodhje për 10 minuta.
  6. Pastaj merr frymë me shpejtësi dhe numro prej 1 deri në 5 me sy të mbyllur, pastaj thuaj: “Tani vendosa t’i hap sytë e mi dhe unë po ndihem i qetë dhe jam në gjendje më të mirë se gjendja në të cilën isha më herët.”, pastaj hapi sytë.

 

Të kesh parasysh edhe pikat në vazhdim:

  • Lexoje me vëmendje këtë metodë derisa ta kuptosh mirë dhe mos e praktiko pa e kuptuar mirë.
  • Nëse mendon se do ta kuptosh më lehtë sikur të ta lexojë ndokush tjetër, atëherë le të ta lexojë ndokush tjetër.
  • Të sygjeroj që ta bësh heshtjen dhe optimizmin pjesë të jetës sate.
  • Heshtja t’i zhvillon aftësitë dhe të bën më syhapur dhe më mendjemprehtë.
  • Heshtja ta zvogëlon lodhjen dhe të ndihmon në largimin e çdo sëmundjeje.
  • Heshtja të mundëson të arrish paqe (qetësi) të plotë në brendësinë tënde, qetësi shpirtërore, qetësi mendore, qetësi fizike dhe qetësi të ndjenjave.
  • Heshtja të mundëson zgjidhjen më të lehtë të problemeve të tua.
  • Heshtja të bën ta kuptosh se ti je nën përkujdesin e Krijuesit tënd, All-llahut të Lartësuar.

Fillo që sot, qoftë edhe vetëm nga 5 minuta në ditë dhe pastaj shtoje kohën nëse me të vërtetë ndihesh mirë me praktikimin e heshtjes.

\Strategji të të menduarit\