DHJETË KËSHILLA PËR TË MENDUARIT POZITIV

65

“Sa e ke mundësinë do t’i arrish vlerat
Dhe kush kërkon vlerat, pa gjumë i kalon netët.
Kush i kërkoi vlerat pa i pasur mundësitë
Do ta humbë jetën duke kërkuar vendin e vet. ”

Mutenekiu

 

Dëshira e flaktë

“Ajo që ësktë në mendjen time, që mbizotëron mbi mendimet e mia, që jeton në zemrën time, që qarkullon në djersën time dke në gjakun tim, patjetër do të dalë në jetën time (në praktikë).”

Luis Pril

“Dëshira e flaktë…” – Kështu ishte përgjigjja e të urtit nga Japonia, Koshido Konido, kur u pyet nga njëri prej nxënësve të tij: “Çka duhet të bëj unë që të jem i urtë dhe i mençur si ju?”

Ndërsa kur një djalosh në të njëzetat pyeti dijetarin, shkrimtarin dhe ndërtuesin e katedrales së kristaltë në Nju-Jork, dr. Rober Sholer: “Si mund të bëhem edhe unë një shkrimtar i mirë dhe i njohur ashtu siç jeni ju?” Iu përgjigj: “Kur të kesh dëshirën e flaktë për t’u bërë ashtu çfarë dëshiron të bëhesh.” E pyeti djaloshi: “E çka është dëshira e flaktë?” U përgjigj dr. Sholeri: “Kur ti mendon për shkrimin para se të flesh, kur mendon për shkrimin sa të zgjohesh nga gjumi, në momentet e para të mëngjesit, të mendosh për shkrimin dhe të flasësh në lidhje me të në çdo moment të përshtatshëm. Kur të bëhet shkrimi sundimtar në mendjen tënde dhe kur të të qarkullojë në gjakun tënd, ajo është dëshira e flaktë për të cilën po pyet!”

Dëshira e flaktë ishte ajo që e bëri Hileri Idmonin që të ngjitet në kodrën më të lartë nga ato që është ngjitur ndonjë nga alpinistët, është kodra e Everestit. Ishte ëndrra e tij që të jetë njeriu që është ngjitur në kodrën më të lartë nga të gjithë alpinistët në botë. Lartësia e kodrës ishte 29 mijë këmbë dhe askush nuk ishte ngjitur në të. Dhe në vitin 1952 provoi, por dështoi, dështoi dhe u rrëzua. Pësoi lëndime të rënda saqë u shtrua një muaj në spital.

Kur doli nga spitali e ftuan burrat dhe gratë e shoqatës së puntorëve në Britaninë e Madhe për të festuar përpjekjen e tij për t’u ngjitur në atë kodër. Shkoi në atë manifestim, shprehën keqardhje ata që ishin prezentët dhe i dhanë fjalën përshëndetëse. Pranoi dhe u ngjit në skenë (binë) e mori mikrofonin dhe kur ngriti shikimin pa se përballë binës, ku ai ishte dhe po bëhej gati të fliste për përvojën e tij, ishte fotografia e malit Everest. Ngriti dorën e djathtë dhe me një gisht bëri shenjë nga maja në fotografi dhe u drejtua me këto fjalë: “O maja e Everestit, më munde herën e parë, por unë do të të mund së shpejti, sepse ti ke arritur në shkallën më të ulët të ngritjes, ndërsa unë vazhdoj të ngrihem në çdo moment.

Në maj të vitit 1953 Hileri Idvin u ngjit në majën më të lartë në botë, në Everest, dhe e realizoi ëndrrën e tij. Në një intervistë për median tha: “Nuk e kam larguar nga mendja asnjëherë këtë ëndërr (dëshirë) çfarëdo të kenë qenë pengesat ose sfidat.” Pastaj shtoi, duke qeshur: “Gjëja e vetme që do të më ndalonte në realizimin e kësaj ëndrre ishte vdekja!”

Kjo është ajo dëshirë e flaktë për të cilën po ju flas… Fuqia që e bëri Valt Diznin t’i bëjë ballë talljes dhe nënçimimit të njerëzve vetëm e vetëm që ta realizojë ëndrrën e tij jetësore dhe ajo ëndërr ishte ndërtimi i qytetit Dizni… Dëshira e flaktë e bëri Run Skalijonin prej legjendave të karatesë në gjithë botën, edhe pse ishte me të meta… Dëshira e flaktë i bën ndjenjat të lëvizin, i aktivizon shqisat dhe i jep fuqi për veprim…

Dëshira e flaktë është rrënja e suksesit, përparimit dhe përdallimit në çdo sferë të jetës.

Tani më lejo të të pyes: Cila është gjëja që dëshiron më së shumti se çdo gjë tjetër të realizosh në | jetën tënde?

Nëse ke ndonjë gjë që dëshiron ta realizosh në jetën tënde, bëje atë të rrjedhë në djersët e tua, mendoje vazhdimisht, planifiko realizimin e saj, pastaj vëre në praktikë dhe mos u tërhiq sado pengesa të kesh dhe sado të vështira të jenë sfidat me të cilat do të ballafaqohesh dhe kujto: “Ne nuk ia humbim shpërblimin atij qe ben punë të mira.        ”(E1-Kehf: 30)

\Strategji të të menduarit\