BIZNESMENI IDEAL

161
  1. Kur vlerat materiale mbizotërojnë ato morale dhe shpirtërore, problemet rriten dhe begatitë zvogëlohen. Megjithatë, një zgjim i fortë islam është duke ndodhur, e veçanërisht në Perëndim, duke jehuar për kthim të sjelljeve morale dhe etike në transaksione. Ata e promovojnë moton: “Etikë e mirë, biznes i mirë” dhe “Etikë e mirë, fitim i mirë.”
  2. Ekziston një domosdoshmëri legale dhe një nevojë praktikore në të gjitha kombet muslimane për një kod biznesor që rrjedh nga Kur’ani, Suneti dhe ixhmaja (konsensusi). Duhet fokusuar në qëndrimet moderne dhe të avancuara në këtë fushë, për aq sa ato nuk bien ndesh me Sheriatin Islam. Zbatimi i tyre tek të gjithë njerëzit pa përjashtim është esencial, pasi që të gjitha mesazhet e Allahut të Lartësuar ndajnë të njëjtat pikëpamje dhe janë në harmoni me natyrën e shëndoshë të njeriut.
  1. Korrigjimi dhe përmirësimi i biznesit dhe sjelljes, si dhe përmbushja e obligimeve ndaj Allahut Fuqiplotë, vendit dhe profesionit janë disa nga qëllimet e mëdha të këtij kodi, të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në komunitetin biznesor. Islami prezanton për tërë botën një model të civilizimit të lartë, që mund të imitohet në vendosjen e kodeve të ngjashme. Gjithashtu, pohon se është feja e të gjithë njerëzve, për çdo kohë dhe çdo vend. Allahu i Madhërishëm e urdhëron të Dërguarin e Tij të thotë:

“Thuaj (Muhamed): “O ju njerëz! Unë jam i Dërguari iAllahut te tëgjithëju.” (ELA’raf: 158)

  1. Kodi islam i etikës biznesore mbështetet në aplikim edhe në disa stimuj. Ndër më të rëndësishmet janë:
  • Stimuli i fshehur fetar në shpirtrat tanë;
  • Nxitja morale në sjelljet e larta morale;
  • Stimuli shoqëror, që rrjedh nga ndjenja e përgjegjësisë shoqërore;
  • Stimuli profesional, që lind nga profesioni i tij;
  • Stimuli kombëtar, që rezulton nga dashuria ndaj vendit, dhe
  • Stimuli qeverisës, i cili lidh sjelljen e tij me legjislacioni qeveritar.
  1. Zbatimi i këtij kodi kërkon fundamente të caktuara:
  • Biznesmenë të cilët besojnë në rëndësinë e etikës dhe vlerave;
  • Një njësi ekonomike legale të bazuar në rregulloret dhe rregullat ndërkombëtare, e cila merr detyrën e implementimit të pikave të këtij kodi;
  • Një organ ekzekutiv i cili është i bashkëngjitur me njësinë ekonomike legale dhe mban përgjegjësinë e studimit dhe zbatueshmërisë së këtij kodi, dhe
  • Një strukturë të stimulit dhe kontrollit
  1. Kodi është ndarë në grupe të caktuara, ku secili prej tyre përmban një numër të pikave të qëndrueshme, të cilat jepen në rendin vijues:
  • Formimi personal i biznesmenëve;
  • Përcaktues të fushave të biznesit ligjor;
  • Marrëdhënie me të tjerët;
  • Përsosmëri të punës dhe cilësi të përmirësuar;
  • Certifikim të kontratave;
  • Përshpejtim të përmbushjes së të drejtave;
  • Mejdane të ndaluara të biznesit, dhe
  • Kufizime dhe sanksione.
  1. Implementimi i këtij kodi varet nga disa fundamente, thënë ndryshe, nga biznesmenë- ve tëpërgjegjës dhe përputhshmëri të përgjithshme të etikës së kodit, së bashku me ekzistimin e njësisë ekonomike legale që ka të bëjë me biznesin. Në mesin e qëllimeve të kësaj strukture është ekzekutimi i parimeve të kodit, mbrojtja e të drejtave të njerëzve të biznesit dhe përfaqësimi i tyre para organeve qeveritare dhe joqeveritare që kanë të bëjnë me interesat publike. Kjo njësi ekonomike legale duhet të jetë në akordim me shoqëritë, asociacionet, organizatat dhe konsorciumet e tjera, të cilat adoptojnë objektivat e njëjta.
  2. Njësia ekonomike legale, e dizajnuar për t’i ekzekutuar pikat e kodit, duhet t’i gëzojë këto gjëra:
  • Rregullimin – i cili nënkupton bindjen ndaj rregullave dhe nënligjeve të shtetit në të cilat kodi është valid si rrugë e konfirmimit dhe implementimit;
  • Lirinë e anëtarësisë – secili biznesmen ka të drejtë t’i bashkëngjitet kodit, pavarësisht besimit ose kombësisë së tij, pasi ai punon në shtet i cili e adopton kodin;
  • Efikasitetin teknik – ata të cilët janë për- gjegjës për zbatimin e këtij kodi duhet të jenë të ushtruar dhe mjaft të aftë për t’i menaxhuar çështjet e tij;
  • Zgjerimin – kodi i tillë duhet të zbatohet tek të gjithë biznesmenët brenda shtetit, pa ndonjë përjashtim. Për më tepër, ai duhet t’i arrijë të gjitha provincat dhe qeveritë;
  • Ligjshmërinë – kjo strukturë ligjore duhet të veprojë në përputhshmëri me ligjet e Allahut të Lartësuar, të cilat rrisin zotimin për ngritjen e tnoralit dhe sjelljen e shëndoshë, dhe
  • Modernitetin – menaxhmenti i këtij kodi iuhet të jetojë me standardin e progresit dhe teknologjisë moderne. Dituria është ndjekja më e gjatë. Sa herë që besimtari e gjen atë, duhet ta marrë.
  1. Diskriminimi i biznesmenëve për shkak të besimit, racës ose etnicitetit, nuk është nga objektivat e kodit. Në anën tjetër, mbledhja e të gjithë biznesmenëve nën krahët e kodit të tillë, i cili bazohet në fe, etikë dhe sjellje të mirë, është qëllimi i vërtetë. Kjo do të garantojë zbatueshmëri të suksesshme të kodit.
  2. Kodi pohon se Islami është mesazhi i Allahut të Lartësuar tek të gjithë njerëzit. Islami është mënyrë e jetës gjithëpërfshirëse, që trajton të gjitha aspektet e jetës. Sheriati islam ka trajtuar gjeneralitetet brenda sferës së marrëveshjeve, marrëdhënieve, përderisa arsyetimi i pavarur nxjerr në përfundim atë që nuk është përmendur në Kur’an ose Sunet. Islami është timon i vendosur, i cili e kalon jetën duke mos u kërcënuar nga pengesat e kohës, vendit dhe rrethanave.

Tani, mund të themi se ky kod mund t’i pasurojë kodet tjera të zbatuara anë e kënd botës dhe t’i zhvillojë ato, ashtu që t’i bëjë të jenë në harmoni me Mesazhet e Allahut të Lartësuar, dhe të jenë në akordim me thelbin e Islamit, i cili, nga ana tjetër, është në harmoni me natyrën e shëndoshë të njerëzimit.