Armiqtë ndërluftues

103

Të gjitha llojet e bizneseve të përbashkëta me armiqtë duhet shmangur. Të bësh biznes me armikun, nënkupton të shumosh dhe përhapësh shitjet e tyre, të rrisësh përfitimet dhe pasurinë e tyre, ta mbështetësh ekonominë tyre. Në anën tjetër, e humbisni rastin tepër të çmuar për të kryer transaksione me vëllezërit dhe miqtë tuaj, të cilët janë më të denjë për partneritetin tuaj. “Lëmosha fillon në shtëpi”, është një urtësi nga e cila duhet të përfitojmë. Pasuria e vëllait tuaj musliman është pasuria juaj gjithashtu, dhe frytet e saj jepen për të dy.

Kur’ani Famëlartë ofron dëshmi që ndalojnë lloje të tilla të transaksioneve. Allahu i Lartësuar thotë:

“Allahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetes.” (EL Mumtehine: 9)

Bërja biznes me armiqtë, është gjithashtu e ndaluar me Sunet. Në një nga hadithet e tij, i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Besimtari për besimtarin është sikurse ndërtesa, pjesët e ndryshme të së cilës e përforcojnë (shtrëngojnë) njëra-tjetrën.”

Ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në një hadith tjetër na këshillon me fjalët:

“Mos merrni për mik askënd përveç vëllait tuaj musliman, dhe mos i ofroni ushqim (tjetër kujt) pos besimtarëve.”

Ndërprerja e biznesit me armiqtë e fesë dhe vendit tuaj, dhe dhënia përparësi njerëzve besnikë, jep përfitime të mëdha dhe shtim të pasurisë. Ajo gjithashtu e përforcon dhe përmirëson ekonominë nacionale dhe i ruan burimet e shtetit që të mos dhunohen nga armiku.