Kombet e Bashkuara: Vlera e tregtisë globale tkurret 3% në tremujorin e parë

53

“Rënia pritet të përshpejtojë në tremujorin e dytë”, u theksua në Konferencën e OKB-ve për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD)

Koronavirusi i ri (COVID-19) në tremujorin e parë të këtij viti ka çuar në rënien prej 3 për qind të vlerës së tregtisë globale, bëri të ditur sot organi i tregtisë dhe i zhvillimit i të Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Rënia pritet të përshpejtojë në tremujorin e dytë”, u theksua në Konferencën e OKB-ve për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).

Tregtia globale parashikohet të regjistrojë rënie në prill-korrik.

Duke treguar uljen prej 20 për qind të çmimeve të mallrave në mars, UNCTAD tha:

” Rënia e çmimeve të karburantit ishte nxitësi kryesor i rënies së pjerrët, duke u zhytur në 33,2 për qind në mars, ndërsa çmimet e mineraleve, xeheroreve, metaleve, ushqimit dhe lëndëve të para bujqësore shënuan rënie nga më pak se 4 për qind”./AA/