SADAKAJA SADAKADHËNËSIT IA ZGJERON GJOKSIN

57

Sadakadhënia, të qenit i dobishëm për njerëzit dhe bamirësia, janë prej shkaqeve që e zgjerojnë gjoksin dhe me to arrihet lumturia. Ndjenjën që e ndien sadakadhënësi vjen si rezultat i adhurimeve dhe zbatimit të urdhrave të Allahut, nga të larguarit e të qenit rob i pasurisë dhe shenjtërimit të saj, pastaj duke i ndihmuar të tjerët, duke futur gëzim në zemrat e tyre, duke ecur rrugës së bujarëve dhe bamirësve dhe duke iu nënshtruar mëshirës dhe bamirësisë së Allahut.

Koprraci është krejtësisht në gjendje të kundërt, kur do të japë sadaka i ngushtohet gjoksi, i shtrëngohet dora nga frika e pakësimit të pasurisë, sepse synimi i tij është ta tubojë atë.

Ibën El-Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Bujari dhe bamirësi janë më zemërgjerët, më zemërmirët dhe më zemërbutët, kurse koprraci i cili në të nuk ka bamirësi është më zemëmgushti, me jetë më të rëndë dhe më me brenga dhe pikëllim.”

Muhamed ibën El-Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Njeriu nëse jep diçka, e në veçanti pasuri, në vete ndien zemërgjerësi dhe kjo gjë është e provuar, mirëpo nuk përfiton nga ajo pasuri përveç atij që e jep me bujari dhe me vetdëshirë dhe atë e nxjerr paraprakisht nga zemra para se ta nxjerrë nga dora, kurse ai që e nxjerr pasunnë nga dora dhe zemra i ngushtohet nuk përfiton gjë nga kjo pasuri.”

Kjo sepse sadakanë e jep vetëm të mos turpërohet para tjerëve apo karshi tyre që ta shohin dhe pa nijet.

I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, e solli një shembull për zemërgjerësinë dhe zgjerimin në gjoks të sadakadhënësit, dhe për ngushtimin në gjoks dhe në zemër të koprracit, dhe tha:

“Shembulli i një bamirësi dhe i një koprraci është si shembulli i dy vetave që kanë dy xhybe prej hekuri nga gjoksi deri në fyt. Kështu, kur bamirësi jep lëmoshë, xhybja zmadhohet dhe ia mbulon krejt trupin derisa nuk i duken as majat e gishtave dhe ia fsheh gjurmët e këmbëve (duke ia fshirë ato) (d.m.th. se atij do t’i fshihen dhe do t’i falen gjynahet). Por, kur koprraci dëshiron të shpenzojë, ajo ngjitet fort dhe çdo unazë ngec në vend, e, ndërsa ai përpiqet ta zgjerojë atë, ajo nuk zgjerohet. “

Imam El-Hatabi, Allahu e mëshiroftë, në komentin e këtij hadithi thotë:

“Shembullin që i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, e solli është për bujarin që shpenzon dhe për koprracin që dorën e shtrëngon, të dytë i ngjasoi me dy burra që secili prej tyre dëshironte të veshte mburojë apo xhybe që e ruan nga arma e armikut. E vuri në kokë që ta veshë, e mburoja kur bie në trup së pari bie mbi gjoks derisa njeriu t’i fusë duart e veta në mëngë dhe bishtin e saj e lëshoi tatëpjetë trupit të bie poshtë. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, e ngjasoi atë që shpenzon me atë që e veshi mburojën e gjatë dhe ia mbuloi të gjithë trupin, kurse koprracin e ngjasoi me atë burrë që duart i janë prangosur në fyt, saherë që dëshiron ta veshë atë i mblidhet në fyt, e bëhet copë-copë dhe gjendja i vështirësohet pa mburojë për trupin e tij. Me një ijalë kuptimi i hadithit është se çdoherë kur sadakadhënësi e jep sadakanë e tij, gjoksi i zgjerohet dhe duart i shtrihen për shpenzim dhe dhënie, kurse koprracit gjoksi i ngushtohet dhe duart i shtrëngohen për shpenzim dhe bamirësi.”

Pra, çështja ndërlidhet me kalitje, ashtu siç edhe u qartësua, andaj ai që do ta zgjerojë gjoksin dhe të fitojë rehati dhe të arrijë lumturi le ta provojë dhënien e sadakasë, sepse të gjitha ato do t’i gjejë dhe do t’i shijojë në jetën e tij.