SADAKAJA E NDIHMON NJERIUN TË DEL FITIMTAR KARSHI SHEJTANIT

65

Allahu e paralajmëroi njeriun prej shejtanit, ia qartësoi aimiqësinë që e ka shejtani me të, ia bëri me dije premtimet e tij për ta devijuar njeriun dhe për t’ia zbukuruar të kotën, ia mësoi mashtrimet e tij për ta futur njeriun në kurthet e epshit dhe dyshimeve me qëllim që t’u bindet urdhrave të tij dhe ta pasojë rrugën e tij dhe ta largojë prej mirësisë dhe kënaqësisë së Allahut.

Allahu thotë:

“Mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është njëmend armiku juaj i hapur.” (El-Bekare: 168)

Allahu kur rrëfeu për Iblisin thotë:

“Ai tha: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë, e do t’u qasem atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, e kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk tëjanë mirënjohës! ” (El-Earaf: 16-17)

Po ashtu për të thotë:

“Të cilin e ka mallkuar Allahu, sepse (djalli) ka thënë: “Unë, doemos do të marr një pjesë të caktuar të robërve të Tu. Doemos do t’i shpie ata në rrugë të shtrembër, do t’ijosh me shpresa të kota. ” (En-Nisa: 118-119)

Dhe thotë:

“Iblisi tha: “Zoti im, për shkak se më çove në humbje, unë do t’ju zbukuroj atyre (njerëzve) rrugën e gabuar n Tokë dhe të gjithë do t’i shpie në mashtrim, përveç robërve të Tu të sinqertë. ” (El-Hixhr: 39-40)

Për sa i përket sadakasë, shejtani e tërbon njeriun dhe e nxit për koprraci dhe e pengon për në bujari dhe shpenzim, ashtu siç Allahu thotë:

“Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm. ” (El-Bekare: 268)

E kur njeriu jep sadaka atëherë e mundën atë dhe del fitimtar mbi të dhe argument për këtë është hadithi i të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili tha:

“Njeriu çdoherë që nxjerr diçka nga sadakaja e tij vetëm se shtatëdhjetë shejtan ia lirojnë nofullat e tij. ”

Imam El-Munavij, Allahu e mëshiroftë, në komentin e këtij hadithi thotë:

“Kjo vjen si njedhojë e asaj se sadakaja për synim e ka të kërkuarit e kënaqësisë së Allahut, kurse shejtanët tentojnë të bëhen pengesë të mos e arrijë këtë gradë të lartë. Ata këmbëngulin ta pengojnë në realizimin e synimit, kurse shpirti është bashkëpunëtor i tyre kundër njeriut, kjo sepse pasuria është vëllai i shpirtit dhe kur njeriu sadakanë e shpenzon në rrugë të Allahut, atëherë kjo bëhet pa dëshirën e të gjithë atyre armiqve. Për këtë kjo është argument i fortë i cili flet dhe aludon në qëndrueshmërinë e tij, nijetin e sinqertë dhe pendimin e çiltër të tij.

E a ka pas kësaj grade gradë tjetër dhe pas kësaj mirësie mirësi tjetër më të mirë? Andaj ai që do ta kënaqë Allahun, ta mundë armikun e tij dhe ta bëjë shejtanin e tij të jetojë i pikëlluar dhe i penduar le të kapet për sadakanë dhe le të shpenzojë në rrugë të Allahut.