A mund të ndodhë që epidemia të shkaktojë një “depresion të shkurtër” por jo një “depresion të madh”

122

Ndryshe nga parashikimet optimiste në fund të janarit, qysh nga fundi i marsit, institucionet studimore globale i kanë ulur parashikimet e tyre për rritjen ekonomike në vitin 2020 dhe shumë studiues kanë filluar ta krahasojnë gjendjen e tanishme ekonomike me Depresionin e Madh të vitit 1929.

Ka ekspertë që mendojnë se në fillim të epidemisë, nuk duhet të jemi aq optimistë, por në pikun e epidemisë, nuk duhet të jemi shumë pesimistë. Epidemia e COVID-19 vërtet ka shkaktuar goditje të rëndë dhe ndikimet e shkaktuara në ekonomi do të vazhdojnë bashkë me epideminë. Megjithatë, tkurrja e kërkesës do të zbutet dhe kërkesa do të mëkëmbet pas kontrollit të gjendjes epidemike. Po të kontrollohet epidemia, ndikimet ndaj ekonomisë globale do të përfundojnë brenda vitit.

Përveç kësaj, duke marrë parasysh faktorët, si masat përballuese të vendeve të ndryshme, mekanizmi global i bashkëpunimit ekonomik, teknologjitë e reja, si 5G, inteligjenca artificiale dhe interneti i sendeve, patjetër ndikimet e epidemisë së COVID-19 do të jenë më të vogla se në vitin 1929, por goditja afatshkurtër do të jetë më e fortë se e krizës financiare të vitit 2008 dhe e krizës së bursave të 1987-s.

Prandaj, ndikimet ekonomike nuk do të krijojnë një “depresion të madh”, por vetëm një “depresion të shkurtër”. Nëse ndërmarrjet mund të mbijetojnë në vitin 2020, atëherë në 2021 do të kenë një periudhë të re zhvillimi.

Atëherë, si duhet të përballohet ky “depresion të shkurtër”?

Së pari, duhet të merren masa të shpejta mëkëmbëse. Megjithëse epidemia ka goditur ekonominë kineze dy muaj më herët se Europën dhe Amerikën, Kina ka ndërmarrë veprime të shpejta në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, ndërsa ka marrë masa disi të kujdesshme për stimulimin ekonomik. Nga njëra anë, kjo ndoshta është për arsye që Kina po bën vlerësime strukturore afatgjata.

Ndikimi i epidemisë në të dhënat ekonomike, si gjendja e funksionimit të ndërmarrjeve private dhe e ndërmarrjeve të mesme e të vogla, si edhe papunësia e shkaktuar nga karantina, do të duken gradualisht në tremujorin e dytë. Kështu që është më mirë të merren në mënyrë të shpejtë masat, qoftë ato monetare apo fiskale, për kompanitë apo konsumatorët. Po të humbet rasti i mirë, shumë ndërmarrje të vogla e mikrondërmarrje dhe firma private do të mbyllen, gjë që do të bëjë që këto masa stimuluese të kenë efekt më të vogël.

Së dyti, duhet të nxitet bashkëpunimi ndërkombëtar dhe të shfrytëzohet roli stabilizues i vendeve të mëdha. Si në krizën financiare aziatike të vitit 1998, ashtu dhe në krizën financiare globale të vitit 2008.

Në këtë gjendje, politikat që këmbëngulin në bashkëpunimin ndërkombëtar janë në të mirë të ekonomisë botërore dhe vendore.

Së treti, duhet të hartohen politika monetare, fiskale dhe reformuese më të hapura.

Lidhur me politikat monetare, duhet të vazhdojë ulja e nivelit të rezervës së kërkuar dhe të pakësohet sa më parë norma e interesit, me synim që të ulet kostoja e ndërmarrjeve.

Fokusi i investimit të parave duhet të shkojë në ekonominë reale.

Për këtë arsye, ndryshe nga vendet e tjera, Kina nuk ka ulur nivelin e interesit dhe ka lehtësuar më pak likuiditetin financiar. Në fakt, në një periudhë “depresioni të shkurtër”, duhet të merren politikat e duhura monetare për rregullimin e gjendjes ekonomike dhe të pakësohen në mënyrë të vendosur dhe të shpejtë niveli i rezervës dhe norma e interesit.

Masat reformuese duhet të fokusohen te lehtësimi i kufizimit në fushën e ofertës dhe kështu, të gjitha burimet që krijojnë pasuri, do të bëhen të dukshme. Këtë herë, për të parandaluar epideminë, shumë masa kufizuese janë të përkohshme dhe të detyruara nga epidemia. Kështu që, pasi të kontrollohet gjendja epidemike, duhet të pakësohet në mënyrë të gjithanshme ndërhyrja administrative në treg dhe të krijohet një mjedis i lirë, ku burimet e pasurive të rrjedhin plotësisht në treg.