Çka është Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë dhe çfarë duhet të dinë depozituesit

160

Edukimi Financiar: Çka është Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë dhe çfarë duhet të dinë depozituesit

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) është një institucion i pavarur i themeluar me qëllim të mbrojtjes së depozitorëve të vegjël nga humbja në rast të revokimit të licencës dhe mbylljes së bankës, si dhe të mbështesë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në arritjen e qëllimit të saj për rritjen e sigurisë, solvencës dhe funksionimit efikas të një sistemi stabil, të bazuar në ekonominë e tregut.

Në përgjithësi, një depozitë do të thotë një shumë e parave të paguara nga një depozitues në bankë, me kusht që ajo do të paguhet në mënyrë të plotë nga banka, me ose pa interes, qoftë me kërkesë ose në një kohë të dakorduar, sipas kushteve ligjore dhe kontraktuale të zbatueshme.

Produktet tipike të depozitave bankare të ofruara nga bankat që janë siguruara nga FSDK janë depozita pa afatizim (llogari rrjedhëse), llogaritë e kursimeve dhe depozitat me afat.

Aktualisht, depozituesit janë të siguruar, për secilën bankë anëtare, deri në shumën e siguruar prej: EUR 5,000

Një depozitues do të ketë llogaritë e depozitave të tij të siguruar në të gjitha bankat që janë anëtarë të FSDK-së deri në shumën maksimale të kompensimit prej 5,000 euro. Për shembull: Një depozituesi i siguruar ka llogaritë në dy banka (banka A dhe banka B) i ka depozita të veta të siguruara në këto dy banka, përkatësisht në bankën A: deri në 5,000 euro dhe në Bankën B: deri në 5,000 euro.

 

Sistemi i Sigurimit të Depozitave menaxhohet nga Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK), institucion i pavarur publik, i themeluar me Ligjin për Sigurimin e Depozitave, me detyrë të menaxhimit të Fondit për Sigurimit e Depozitave (FSD) dhe kompensimin e depozitorëve të siguruar brenda tridhjetë ditëve në rast të revokimit të licencës dhe mbylljes së ndonjë banke anëtare.

Për të ju ndihmuar të kuptoni se si funksionon sistemi i sigurimit të depozitave, kjo fletëpalosje jep definicionet specifike dhe përgjigje ndaj pyetjeve kryesore.

Çka është sigurimi i depozitave?
Sigurimi i depozitave nënkupton sigurim të depozitave dhe kompensimin e tyre deri në limitin ligjor, në rast të revokimit të licencës dhe mbylljes së ndonjë banke anëtare.
Depozitorët e siguruar që mbajnë depozita në bankë, mund të jenë:
• Personat fizikë (individë privatë) dhe
• Personat juridikë (kompanitë e regjistruara etj.)
Depozitorët kosovarë dhe ata të huaj që deponojnë paratë e tyre në sistemin bankar të Kosovës, janë të siguruar.

Sa është limiti i sigurimit të depozitave?
Depozitorët janë të siguruar, për çdo bankë anëtare, deri në shumën e siguruar prej:
€5,000 (euro)

A janë të siguruara të gjitha llogaritë e depozitave në të gjitha bankat apo vetëm në një bankë?
Depozituesi i ka të siguruara llogaritë e veta të depozitave në të gjitha bankat që janë anëtare të FSDK-së deri në shumën maksimale të sigurimit prej €5,000 (euro). Për shembull:
Një depozitues i siguruar që ka llogari në dy banka anëtare (p.sh. banka A dhe banka B) ka të siguruara depozitat e veta në ato dy banka, respektivisht në bankën A: deri në €5,000 (euro); dhe në bankën B: deri në €5,000 (euro).

Cilat banka i kanë depozitat e siguruara?
Bankat e mëposhtme (të renditura sipas alfabetit) janë anëtare të FSDK-së me depozita të siguruara:
1. Banka Ekonomike Sh.A.
2. Banka Kombëtare Tregtare, Dega në Kosovë
3. Banka për Biznes Sh.A.
4. NLB Banka Sh.A.
5. ProCredit Bank Sh.A.
6. Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.
7. TEB Sh.A.
8. Turkiye IS Bankasi A.Ş., Dega në Kosovë.
9. T.C. Ziraat Bankasi A.Ş., Dega në Kosovë.

Depozitat në Komercijalna Banka a.d. Beograd nuk janë të siguruara nga Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë.

Si të identifikohen bankat me depozita të siguruara?
Çdo bankë anëtare e FSDK-së duhet të paraqesë dukshëm certifikatën e anëtarësisë në çdo hapësirë të hapur për klientë dhe afishen me llogo të FSDK-së të ngjitur në derë të hyrjes së zyrës qendrore, të gjitha degëve dhe nëndegëve.

Definicioni i depozitës dhe llojet e depozitave të SIGURUARA?

Në përgjithësi, depozitë do të thotë një shumë parash e deponuar nga depozituesi në një bankë me kusht që do të kthehet plotësisht nga banka, me ose pa interes, qoftë me kërkesë të depozituesit ose në një kohë të caktuar me marrëveshje, sipas kushteve ligjore dhe kontraktuale që janë në fuqi.

Produktet e zakonshme të depozitave në banka të cilat janë të siguruara nga FSDK-ja janë depozitat rrjedhëse (llogaritë rrjedhëse), depozitat e kursimeve dhe depozitat e afatizuara.

Cilat depozita NUK JANË TË SIGURUARA?
Depozitat e mëposhtme nuk janë të siguruara, d.m.th nuk kanë të drejtë kompensimi në rast të revokimit të licencës dhe mbylljes së bankës anëtare:
• Depozitat e llogarive të paidentifikuara
• Depozitat e personave fizikë me pjesëmarrje direkte në kapitalin e bankës ose me të drejtë vote që rrjedhin nga së paku pesë përqind (5%) të aksioneve në kapitalin e bankës,
familjarët e tyre dhe palët e ndërlidhura
• Depozitat e personave juridikë dhe aksionarëve të këtyre personave juridikë me shumicë vote prej pesëdhjetë përqind (50%) ose më shumë në kapitalin e bankës ose të drejta vote që rrjedhin nga së paku pesë përqind (5%) e aksionevenë kapitalin e bankës, familjarët e tyre dhe palët e ndërlidhura, siç zbatohet.
• Personat përgjegjës për kryerjen e auditimit të jashtëm të pasqyrave financiare të institucionit gjatë tri viteve të fundit para fillimit të procedurës së falimentimit.
• Depozitat e bankave dhe institucioneve financiare
• Depozitat e kompanive të sigurimeve dhe ndërmarrjeve kolektive të investimeve
• Depozitat e pensioneve dhe fondeve pensionale
• Depozitat e autoriteteve qeveritare qendrore dhe lokale dhe autoritetet administrative
• Depozitat e mbajtura në degët e bankave kosovare që operojnë jashtë shtetit

Si llogaritet shuma e kompensimit?
Shuma maksimale e kompensimit që një depozitues mund ta pranojë nga FSDK-ja, për çdo bankë, është €5,000 (euro).
Shuma e kompensimit për depozitor llogaritet si në vijim:
Të gjitha depozitat e depozituesit do të mblidhen
+ interesi i mbledhur do të shtohet (deri në datën e revokimit të licencës dhe mbylljes së bankës)
– të gjitha detyrimet me vonesë, (nëse ka) të depozituesit (kredi, mbitërheqje, etj.) ndaj bankës do të zbriten
= kërkesën neto të depozituesit ndaj bankës;
FSDK do të kompensojë në maksimum €5,000 (euro)

Depozitat e mbajtura në llogari të përbashkëta do të ndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet mbajtësve të llogarisë, përveç nëse mbajtësit e llogarisë dorëzojnë dëshmi që pjesët e tyre në llogarinë e përbashkët nuk janë të barabarta.

Shembuj për llogaritjen e shumës së kompensimit:

Në rastin kur në të njëjtën bankë, një person fizik që mban një llogari depozituese si “person fizik”, dhe një llogari tjetër si pronar i një subjekti juridik – atëherë depozitat e personit fizik dhe ato të personit juridik sigurohen veçmas si më poshtë:
Bilanci i llogarisë rrjedhëse, duke përfshirë
interesin e personit fizik: € 4,000
Bilanci i llogarisë rrjedhëse përfshirë interesin e personit juridik: € 5,000
Duke supozuar se nuk ka detyrime të vonuara, kërkesa e personit fizik dhe juridik trajtohen ndaras, pra, shuma e kompensimit për personin fizik do të jetë € 4,000 kurse për personin juridik do të jetë € 5,000.

Në cilën valutë do të bëhet pagesa e kompensimit?
Depozitat në Euro dhe depozitat në valuta të huaja janë të siguruara. Pagesat e kompensimit do të bëhen vetëm në valutën Euro. Shuma ekuivalente në Euro e depozitave në valuta të huaja do të përcaktohet duke aplikuar kursin zyrtar të këmbimit valutor të BankësQendrore Evropiane në datën e revokimit të licencës dhe mbylljes së bankës.

Çka ndodh nëse kërkesa neto e depozituesit ndaj bankës tejkalon shumën maksimale te kompensimit prej €5,000 (euro)?
Nëse kërkesa neto e depozituesit tejkalon shumën prej €5,000 (euro), si ne shembullin mposhtem, dallimi ndërmjet kërkeses neto te depozituesit dhe shumës maksimale te kompensimit do te paguhet nga likuidatori ne procesin e likuidimit te bankës.

Shembulli: Shuma
Bilanci i llogarisë rrjedhëse: € 8,200
Detyrimet e vonuara (të pa paguara): € 500
Gjithsej neto kërkesa: € 7,700
Shuma e kompensimit për pagesë nga FSDK € 5,000
Shuma e pasiguruar (kërkesë ndaj likuidatorit) € 2,700

Si do të informohen depozituesit për kompensimin e depozitave të siguruara?
Menjëherë, pas revokimit të licencës nga Banka Qendrore e Kosovës, depozituesit do të njoftohen përmes shpalljeve nga Fondi i Sigurimit të Depozitave në media, në faqen e internetit të FSDK-së dhe shpalljet me shkrim në zyrat e degëve të bankës së mbyllur.

Shpalljet do të informojnë depozituesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, për emrin dhe lokacionin e bankës së zgjedhur për pagesë të kompensimit dhe datën e mundshme të fillimit të pagesës së kompensimit si dhe procesin e kompensimit.

Kur do të fillojë pagesa e depozitave të siguruara dhe sa do të zgjasë?
Pagesa e depozitave të siguruara përmes bankës së zgjedhur për pagesë do të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur pas revokimit të licencës dhe mbylljes së bankës. FSDK do ta përfundojë procesin e kompensimit të depozitave të siguruara brenda 30 ditësh pas revokimit të licencës së bankës anëtare. FSDK mund të paguajë depozitat e siguruara me një pagesë të vetme apo seri pagesash brenda afatit kohor prej 30 ditësh.

Për informata tjera referojuni FSDK.