Ç’është shitblerja

136

Ç’është shitblerja:

Shitja është kalimi i diçkaje që ke në pronësi tek dikush tjetër kudrejt një vlere.
Ndërsa blerja është pranimi i asaj pronësie.
Gjykimi për shitblerjen:

Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e ka bërë të lejuar tregtinë (shitblerjen) dhe e ka bërë të ndaluar kamatën.” [El-Bekare, 275]
“O ju që keni besuar! Mos e hani pasurinë tuaj me pa të drejtë ndërmjet jush vetëm nëse bëni tregti me pëlqimin e njëri-tjetrit.” [En-Nisa, 29]
Transmeton Hakim bin Hizam (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Shitësi dhe blerësi janë të lirë në zgjedhje deri sa të ndahen nga njëri-tjetri.” [Muttefekun alejhi].

Të gjithë muslimanët janë bashkuar (ixhma’) në mendimin se shitblerja është
e lejuar. Edhe urtësia e përmban këtë sepse nevojat e njerëzve shpesh lidhen
me diçka që është në duart e dikujt tjetër që ndoshta nuk ia përkushton atë
atij, kështu që me lejimin e shitblerjes arrihet nevoja pa ndonjë problem.
Nxitja për të arritur jetesën me djersë:
Transmeton Mikdami (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë se ai
i duarve të tij dhe Pejgamberi i Allahut, Daudi alejhi selam hante prej
punës së duarve të tij.” [Buhariu]
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Që ndonjë prej jush të mbartë dru mbi shpinën
e tij (për t’i shitur) është më mirë për të se t’i kërkojë njerëzve që mund
t’i japin apo mos t’i japin.” [Buhariu, Tirmidhiu, Nesaiu]
Nuk ka ndalim të pasurohesh nëse i frikësohesh Allahut në të:
Muadh bin Abdullah bin Hubejb transmeton nga babai i tij dhe ky nga xhaxhai
i tij se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk ka
ndalim të kesh pasuri nëse i frikësohesh Allahut në të dhe shëndeti për të
devotshmin është më i mirë se pasuria…” [Ibnu Maxheh Sahih]
Nxitja për të qënë ekonomik në kërkimin e rrizkut:
Xhabir bin Abdullah (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “O ju njerëz! Kini frikë Allahun dhe
kërkojeni rrizkun në hallall sepse nuk do të vdesë ndonjë trup pa
plotësuar rrizkun e tij edhe nëse i vonohet ai! Kini frikë Allahun dhe
kërkojeni rrizkun mirë! Merrni atë që është hallall dhe lini atë që është
haram!” [Ibnu Maxheh Sahih]
Nxitja për të qënë i sinqertë dhe ndalimi nga gënjeshtra:
Hakim bin Hizam transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem) ka thënë: “Shitësi dhe blerësi janë të lirë në zgjedhje deri sa të
ndahen. Nëse ata janë të sinqertë dhe të qartë (në tregtinë e tyre), atëherë
tregtia e tyre ka bereqet dhe nëse i fshehin dhe mashtrojnë njëri-tjetrin,
atëherë tregtia e tyre zhvishet nga bereqeti.” [Muttefekun alejhi]
Ukbetu bin Amir (radijAllahu ‘anhu) thotë se e kam dëgjuar të Dërguarin e
Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Muslimani është vëlla i
muslimanit dhe nuk i lejohet muslimanit që t’i shesi vëllait të tij diçka që
ka ndonjë të metë vetëm nëse ia bën atë të qartë atij.” [Ibnu Maxheh
Sahih]
Nxitja për lehtësim dhe falje në shitblerje:
Xhabir bin Abdullah (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu e mëshiroftë atë burr që është
falës kur shet, falës kur blen dhe falës në gjykatë!” [Buhariu]
Dobia në konsiderimin e atij që është ngusht:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Një tregtar u jepte borxh njerëzve dhe nëse
shihte ndonjë që nuk kishte të paguante i thoshte punëtorëve të tij:
Faljani atij se ndoshta Allahu na fal neve! Atëherë Allahu e fail atë.”
[Buhariu]
Ndalimi i mashtrimit:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) kaloi pranë një burri që shiste një lloj ushqimi. Futi dorën e
tij në të dhe pa që ai ishte i përzierë (lartë i mirë dhe brenda i keq), atëherë tha:
“Nuk është prej nesh ai që mashtron.” [Ibnu Maxheh Ebu Daud, Tirmidhi,
Muslim Sahih]
Nxitja për t’u ngritur herët në kërkimin e rrizkut:
Sahr El-Gamidi (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thënë: “O Zoti im! Jepi bereqet popullit tim në
mëngjesin e herët të tij (në punën që fillojnë që herët në mëngjes).” [Ibnu
Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud Sahih]

Çfarë thuhet kur hyn në treg:
Salim bin Abdullah bin Umer (radijAllahu ‘anhum) transmeton nga babai i tij,
nga gjyshi i tij, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Kush thotë kur hynë në treg: La ilahe il-lallah vahdehu la sherike lehu,
lehul-mulku ue lehul-hamdu, juhji ue jumijtu, ue huve hajun la jemutu,
bijedihi el-hajru kul-luhu, ue huve ala kul-li shej’in kadijr (Nuk ka të
adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të Pashoq, i Tij është sundimi
dhe Atij i takon falenderimi, Ai jep jetë dhe vdekje, Ai është i Gjallë dhe
nuk vdes, në Dorën e Tij është e gjithë e mira dhe Ai është i mundshëm
për çdo gjë), atij Allahu i shkruan një miljon të mira, if shin një miljon të
këqia dhe i ndërton një shtëpi në xhennet.” [Ibnu Maxheh Hasen]
Allahu e ka bërë të lejuar shitblerjen:
Shitblerja në origjinë, e çdo lloji qoftë ajo është e lejuar nëse dy palët janë
dakord dhe të kënaqur me të dhe nëse nuk ka gjë të ndaluar nga sheriati.
Llojet e shitblerjes të cilat i ka ndaluar sheriati:
01 – Bej’ul-garar:
E cila është çdo shitblerje që përmban mosnjohuri (të fshehta që nuk i di njëra
palë apo të dyja) ose që përmban rrezikshmëri apo kumar.
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka ndaluar
nga shitja me guraleca dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes së plotë të
mallit).” [Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai Sahih] (Shitja me
guraleca është një lloj tregtie e cila praktikohej në kohën e injorancës dhe
kryhej duke hedhur disa guraleca mbi mall dhe malli ku binin guralecat
bëhej i detyrueshëm të blihej.)
Thotë imam Neveviu (RahimehUllah) në komentimin e tij të Sahihi të Muslimit:
Shitja e gararit është një bazë e madhe prej bazave të kapitullit të shitblerjeve
dhe për këtë shkak Muslimi e filloi këtë kapitull me të. Në këtë lloj shitblerje
hynë shumë çështje të pakufizuara, siç është shitja e të arratisurit, shitja e
asaj që nuk ekziston, shitja e asaj që nuk e njeh, asaj që nuk ke mundësi ta
dorëzosh te blerësi, asaj që nuk e ke akoma në pronësi, shitja e peshkut që
është në ujin e detit apo lumit, e qumeshtit në gji, e asaj që ndodhet në barkun
e kafshës barsë, e një rrobeje prej rrobeve (e papërcaktuar), një dashi prej
deshëve e të tjera si këto shitblerja e të cilave është batil-e kotë, e
papranueshme, e palejuar, sepse është gabim (verbëri) i panevojshëm. Por
nëse nevoja kërkon ndonjëherë që të kryhet ndonjë lloj garari (gabimi
verbërisht) dhe nuk është e mundur të ruhesh prej tij vetëm se me
stërmundime, dhe nëse gabimi është i arsyetueshëm, atëherë lejohet shitblerja.
Duke u nisur prej këtu, muslimanët janë bashkuar në mendimin se shitblerja
e xhybes së mbushur (me pambuk a diçka tjetër) është e lejuar edhe nëse ata
nuk e hapin për ta parë çka Brenda. Por nëse shitet vetëm mbushja e saj,
atëherë kjo shitblerje nuk lejohet.
Dije se shitja e të prekurit (nëse prek mallin atëherë duhet t’a blesh atë që
preke), shitja e litarit (ato që kap litari që zgjat je i detyruar t’i blesh), shitja e
guralecave, e të tjera si këto, janë prej shitblerjeve për të cilat kanë ardhur
tekste të veçanta (në ndalimin e tyre) dhe të gjitha ato hyjnë në ndalimin e
shitjes së gararit (verbërisë), por ato janë përmendur të veçuara për shkak se
kanë qenë prej shitblerjeve të njohura në kohën e injorancës, para Islamit dhe
Allahu e di më së miri. Mbaroi fjala e Imam Neveviut (RahimehUllah).
Shitja me të prekur dhe me të hedhur:
Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Jemi ndaluar
prej dy shitblerjeve: shitja me të prekur (el-mulamese) dhe shitja me të
hedhur (el-munabedhe): El-mulamese është prekja e çdonjërit prej të dyve
rroben (plaçkën) e tjetrit pa dashje, kurse el-munabedhe është hedhja e
çdonjërit prej atyre dyve rroben e tij tek tjetri pa parë njëri prej tyre
rroben e tjetrit.” [Muslim Sahih]
Ebu Seid El-Hudri (radijAllahu ‘anhu) thotë: “Na ka ndaluar i Dërguari i
Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nga dy shitblerje dhe dy
veshmbathje: Na ka ndaluar nga shitblerja me të prekur dhe me të hedhur:
të prekurit (el-mulamese) është të prekë një burr rroben e një tjetri me
dorën e tij, natën apo ditën dhe është i detyruar ta blejë atë, kurse të
hedhurit (el-munabedhe) është të hedhë një burr rroben e tij tek një tjetër
dhe ai tjetri të hedhë rroben e tij tek ky i pari duke qenë kjo shitblerja e
tyre pa marrë parasysh pranimin apo pëlqimin.” [Muttefekun alejhi]
Shitja e të voglit të të voglit të barsës:
Ibnu Umeri (radijAllahu ‘anhuma) ka thënë: “Njerëzit në kohën e injorancës
kryenin shitblerjen e mishit të këlyshëve deri në këlyshin e këlyshit të
barsës, dhe këlyshi i barsës është që të pjellë deveja dhe pastaj të mbarset
këlyshi i saj që ajo polli. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)
i ndaloi ata nga kjo shitblerje.” [Muttefekun alejhi]
Shitja me guraleca:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka ndaluar
nga shitja me guraleca dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes plotësisht të
mallit).” [Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai Sahih]
Thotë imam Neveviu (RahimehUllah) në komentimin e Sahihut të Muslimit:
“Përsa i përket shitjes me guraleca, në domethënien e saj ka tre mendime:
I pari: Që të thotë shitësi: të kam shitur ato rroba mbi të cilat do të bjenë këto
gurë që do të hedh, ose të kam shitur pjesën e tokës prej këtu e deri atje ku do
të shkojë ky guri.
I dyti: Që të thotë shitësi: Të kam shitur atë që do zgjedhësh deri sa të hedh
gurin.
I treti: Që ta quajnë hedhjen e gurit shitje dhe të thotë: Nëse e godet këtë rrobë
me gurë, atëherë e ke blerë me kaq lek.”

 

Abduladhim ibën Bedevi el-Halefi
Përktheu: Bledar Karaj el-Albani