Njerëzit, ata janë baza: ylli i katërt që duhet kuptuar nga nëntë yjet e suksesit

93

YLLI NUMËR KATËR:
NJERËZIT, ATA JANË BAZA

Transmetohet se Enes ibn Maliku
(radijAllahu anhu) ka thënë:
“Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Askush nga ju nuk beson (plorësisht) përderisa nuk dëshiron
për vëllanë e vet atë që e dëshiron për vetveten.’” (Buhariu, 13 dhe Muslimi, 45)

Po qe se humbet shenja e cila të udhëzon drejt progresit dhe përparimit, si dhe kur të humbet ilaçi për të gjitha problemet dhe vështirësitë në raportet ndërmjet njerëzve, atëherë automatikisht rritet lufta për mbijetesë, dhembja, fatkeqësia dhe prapambetja.
Si pasojë edhe raportet ndërmjet njerëzve bëhen vetëm formale. Ata si parime dhe principe të tyre kanë fjalët e zbukuruara, artificiale dhe jo të sinqerta; demagogjia del në skenë.
Ne jemi njerëz dhe, duam apo s’duam, jemi egoistë! Shembulli që flet për ne janë fjalët: “Çdo njeri, kur lind, shkruan në ballin e tij fjalët që thonë: “Ju lutem me mirësi! Bëni që unë të ndihem i rëndësishëm. Ju lutem pranojeni ekzistencën time dhe vlerësojeni shumë atë”.

JEMI NJERËZ, JEMI EGOISTË

Esenca e këtij kapitulli të shënuar me titullin “Ylli numër katër” në të vërtetë është se njerëzit janë egoistë. Po qe se ne i dashurojmë sinqerisht njerëzit e tjerë, atëherë një gjë e atillë do të na mundësonte që në të ardhmen të arrijmë sukses dhe ashtu ne do të mund të ëndërrojmë, të zbulojmë gjëra të reja, të hartojmë, të planifikojmë dhe të ndërtojmë me njerëzit e tjerë. Megjithatë, ti nuk do të mund t’i realizosh ëndrrat e tua pa njerëz. Po, këtë thuaju atyre që udhëheqin njerëzit, thuaju atyre të cilët i sundojnë njerëzit.. Thuaje këtë lirisht.
Mos u frikëso, thuaju lirshëm.
Disa nga njerëzit konsiderojnë se planet e tyre, qëndrimet dhe punët e tyre janë gjëra të shenjta. Ata dëshirojnë që, me çdo çmim, edhe njerëzit e tjerë të mendojnë të njëjtën gjë, me vullnet apo pa vullnet, qoftë nëse ata pajtohen me të apo jo! Për ta është me rëndësi që vlerësimi të bëhet sipas mënyrës së tyre. Si rezultat, njerëzit e rëndomtë janë në duart e këtyre vetëm mjete dhe vegla të thjeshta të cilët iu shërbejnë për të arritur deri te qëllimi i tyre.

Ndërsa parimi: njerëzit janë baza, mbështetet në dy principe.
Principi i parë: harmonia dhe maturia ndërmjet dëshirës për realizimin e planeve dhe dëshirës për raporte të mira dhe korrekte me njerëzit.
Principi i dytë: po ashtu iu dedikohet atyre të cilët janë të ngarkuar me detyrën për ngritjen dhe ndërtimin e njerëzve dhe personaliteteve, siç është edukimi, mësimi, karakteristikat morale..

KATEGORITË E NJERËZVE

Ekzistojnë pesë kategori njerëzish. Ato janë:

Kategoria e parë: janë ata që pohojnë: “Unë jam ai i cili fiton, e ti je ai i cili humbet”. Kjo është rruga e perandorit diktator i cili thotë: “Unë jam më kryesori'”. Kjo është rruga përmes së cilës shkon shpirti i egoistit. Unë do t’i realizoj qëllimet e mia, në kurrizin tënd, unë do të fitoj, e ti do të humbasësh… Kjo rrugë e shkatërron ndihmën dhe bashkëpunimin, e mbyt dashurinë dhe ji i sigurt se kjo rrugë është afatshkurtre. Një sjellje e këtillë i shkatërron lidhjet ndërmjet njerëzve për shkak se bart me vete fuqinë dhe mendjemadhësinë. Ai i cili ka një sjellje të këtillë do të lërë pamjen e një mendjemadhësie mjaft të ashpër në llogari të të tjerëve. Ndërsa pasoja e fundit është lufta, konfikti, zilia dhe xhelozia.

Kategoria e dytë: janë ata të cilët pohojnë: “Unë jam ai që humbas, e ti je ai i cili fiton”. Ky është individi i cili nuk posedon kurrfarë kriteresh, individi të cilin mund ta kënaqësh shumë lehtë për shkak se ai çdoherë është sakrificë. Ky është një personi cili i realizon sukseset e njerëzve të tjerë, në dëm të vetvetes. Shkaku qëndron në atë se ky njeri, thjesht, nuk posedon kurrfarë caku në jetën e tij. Njerëzit e kësaj kategorie, thjesht, nuk kanë ndjenja, por edhe nëse paraqitet ndonjë dozë ndjenje, ajo do të bëhej sikurse një lloj eksplodimi. Dije se një nga shprehitë më të shëmtuara është ajo që ta ndihmosh tjetrin për të arritur sukses, e veten ta braktisësh anash. Pasoja është se ti e humbet karakterin tënd, personalitetin tënd dhe ambiciet e tua.

Kategoria e tretë: janë ata njerëz të cilët pohojnë: “Unë jam ai i cili humbas, por edhe ti je ai i cili humbet”. Kjo është kategoria më e vështirë. Individët e këtillë nuk i realizojnë qëllimet e tyre, por nuk i realizojnë edhe qëllimet e të tjerëve. Kjo është karakteristikë e filozofëve të cilët është shumë vështirë për t’i kuptuar. Kjo është karakteristikë e atyre të cilët nuk posedojnë kurrfarë synimi shpirtëror. Njerëzit të cilët bëjnë pjesë në këtë kategori janë fatzinj dhe konsiderojnë se të gjithë njerëzit dëshirojnë të jenë fatzinj siç janë ata. Individët e këtillë anojnë nga hakmarrja.

Kategoria e katërt: është ajo kategori e njerëzve të cilët pohojnë: “Unë jam ai i cili fiton…”. Për ta nuk është e rëndësishme se a do të korrësh ti sukses apo se do të jesh humbës. Me rëndësi është vetëm fakti se ‘unë jam ai i cili fitoj’.

Kategoria e pestë: janë ata që pohojnë: “Unë jam ai i cili fitoj, por edhe ti je ai i cili fiton”. Kjo është rruga që iu sjell dobi të gjithëve në çdo punë, në të gjitha llojet e raporteve ndërmjet njerëzve, është rruga e cila nuk i shkel assesi principet dhe parimet. Kjo rrugë është jetë e cila është e mbushur me kënaqësi dhe me marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera me njerëzit, jetë e mbushur me ndihmë reciproke.

Raporte të këtilla ndërmjet njerëzve mbështeten në frymën e vërtetë të vllazërisë dhe në besimin reciprok. Këto raporte zgjasin çdo herë dhe nuk ndërpriten. Këto raporte kërkojnë pjekuri, përsiatje të thellë, durim dhe risi, me qellim që të arrihet deri te zgjidhja që do t’i kënaqë të gjitha palët. Ky lloj fitimtar i raporteve mbështetet dhe ndërtohet mbi gjashtë karakteristika të mira, të cilat sjellin raporte të mira dhe të suksesshme ndër-njerëzore.

Karakteristika e mirë numër një: Bëhu njeri!

Kjo karakteristikë e mirë rrjedh nga njerëzorja dhe humanizmi që ekziston tek njeriu. Gjithashtu rrjedh edhe nga ndjenjat e vërteta dhe të thella për t’i kuptuar të tjerët se edhe ata posedojnë ndjenjat e tyre, synimet e tyre dhe qëllimet e tyre. Kjo karakteristikë e mirë mbështetet në atë se edhe ata janë njerëz e nuk janë mjete dhe vegla me të cilat ti mund të manipulosh ashtu siç bën me paratë apo me pronën tënde.
Njerëzit janë bazë. Ndonjëri do të pyesë: “Si mund të sillemi në mënyrë njerëzore ndaj shërbëtorëve”? Ata janë vëllezërit tuaj përreth jush. Allahu ua dha që të kujdeseni për ta, prandaj ushqejini me atë që ushqeheni edhe ju, vishini ata me atë që visheni edhe ju, mos i ngarkoni me detyra të cilat nuk mund t’i mbajnë, e pasi që t’iu urdhëroni diçka, atëherë ndihmojuni edhe ju në atë”. (Buhariu, 30 dhe Muslimi, 661)
Ne, me të vërtetë, kemi nevojë për njerëzi dhe humanitet. Medoemos duhet ta gjejmë dhe ta përhapim atë tek njerëzit, ashtu që t’ua kthejmë buzëqeshjen dhe mëshirën në fytyrat e tyre.

Karakteristika e mirë numër dy: ndershmëria

Raportet e suksesshme ndërmjet njerëzve kërkojnë karakteristikat e ndershmërisë dhe sinqeritetit të vërtetë, zemër të shëndoshë dhe të
pastër, në të cilën nuk ekziston mashtrimi. Raporteve të suksesshme iu duhet një vetëdije që do ta ngrejë zërin kundër tregtisë me njerëz,
tregtisë me të drejtat e tyre, që atyre t’iu mundësohet e drejta për qeshjen e sinqertë, e drejta që edhe ata ta ndiejnë vlerën e tyre në jetë.

Karakteristika e mirë numër tre: largimi nga principi ‘bardhë-zi’, si dhe harmonia dhe masa ndërmjet karakteristikave të guximit dhe urtësisë

Këto karakteristika kërkojnë harmoni të plotë dhe mençuri të sinqertë. Ne vërtet duhet të mos shtiremi kinse i dimë të gjitha.
Mos iu përgiigj çdo pyetjeje dhe mos bëj kinse i di të gjitha! Medoemos duhet të dish se je vetëm njeri dhe se mendja jote nuk mund t’i njohë, ti kuptojë dhe t’i përfshijë të gjitha. Ai i cili është para teje ndoshta di atë që ti nuk e di, madje sado që ai të jetë i ri ose i moshuar, burrë ose grua. Numrin më të madh të problemeve në raportet tona ndër-njerëzore e shkaktojnë principet e përsiatjes sipas principit ‘bardhë-zi’, sikur të ishte e pamundur për t’i kënaqur të dyja palët.

Karakteristika e mirë numër katër: zhvillimi i mentalitetit të kënaqësisë

Thënë më shkurt, kjo nënkupton se ekzistojnë të mira materiale dhe resurse në masë të mjaftueshme për të gjithë. Me të vërtetë, nuk ka nevojë që t’ia marrim njëri-tjetrit kafshatën nga goja. Mentaliteti i kënaqësisë mbështetet në të pranuarit se ekzistojnë resurse nga të cilat mund të prodhohet më shumë se sa lumturi dhe kënaqësi e brendshme.

Karakteristika e mirë numër pesë: humanitet dhe mëshirë

Kjo karakteristikë nënkupton këtë që vijon:
-të kuptuarit e qëndrimeve të palës tjetër dhe të kuptuarit se për çfarë arsye ai tjetri mban qëndrime të atilla;
-dialog;
-në çka pajtohemi dhe në çka ndahemi në mendime; ekzistojnë gjëra në të cilat pajtohemi;
-risi në gjetjen e zgjidhjeve alternative, si zgjidhje me të cilën do të ishin të kënaqur të gjithë.
Po qe se ndërmjet njerëzve ekziston bashkëpunim dhe mirëkuptim reciprok, si dhe njëra palë të ndiejë dashuri dhe sinqeritet, atëherë do të arrihet përparim dhe përmirësim i raporteve.
Qoftë i lavdëruar Allahu i Lartëmadhëruar!
Si është e mundur që të ekzistojnë njerëz të cilët janë ekskluzivë, dominantë dhe ende kërkojnë nga të tjerët që t’i dashurojnë dhe t’i respektojnë?
“Ai i cili nuk është i mëshirshëm, edhe ndaj tij nuk do të ketë mëshire”. (Buhariu, 5997 dhe Muslimi, 2318)

Karakteristika e mirë numër gjashtë: qartësia

Kjo i dedikohet qartësisë në paraqitjen e alternativave dhe në ofrimin e zgjidhjeve, si dhe qartësisë në karakter. Nëse ndonjëri nuk e di se ti je shakaxhi dhe nuk të njeh mirë, atëherë mund të shkohet deri te çrregullimi i raporteve ndërmjet jush. Pra, është e nevojshme që raporti yt ndaj të tjerëve të jetë i qartë dhe të mos ekzistojë fshehtësi.
Nuk duhet të paraqitesh me një pamje ndryshe. Nuk është mirë që njerëzit të aktrojnë se nuk e njohin njëri-tjetrin.
Ibn Dekik el-Aid ofron një koment të shkurtër duke thënë:
“Është krejtësisht e sigurt se dijetarëve dhe atyre që i ndjekin të tjerët nuk iu lejohet të bëjnë diçka që do të shkaktonte moskuptim, dykuptimësi, madje edhe nëse ajo është vepër e sinqertë dhe e mirë, sepse ajo më vonë mund të shkaktojë dis’harmoni dhe jo unitet”.
Megjithatë, ekziston edhe një kategori ideale që e realizon principin ‘njenëzit janë bazë’, e kjo kategori është ajo që iu shërben dhe iu ndihmon njerëzve, dhe ajo na thotë: “Të gjithë fitojnë, për shkak se unë jam ai i cili fiton, por edhe ti je ai i cili fiton”. Ndoshta ekziston edhe pala e tretë e cila humbet. Thënë shkurt, unë nuk do të vështroj
vetëm që t’i kënaq përkohësisht të dyja palët, por do të kërkoj zgjidhje që sjell kënaqësi afatgjate, madje edhe për ndonjë palë të tretë, e ky parim mbështetet në fjalët e Allahut të Lartëmadhëruar kur na tregon për trashëgiminë:
“Kur të prezantojnë në pjesëtimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri të aferm, bonjak dhe varfanjak (që nuk janë pjesëtarë në trashëgim), jepuani nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thojuni fjalë të mira”. (en-Nisa, 8).

Qoftë i lavdëruar Allahu Krijuesi Absolut!
Edhe palët që nuk janë në lidhje farefisnore duhet medoemos t’i kënaqim, ndërsa anët e jashtme mund të jenë: rrethi, ripërtëritja, fondi për zhvillim, familja më e gjerë…
Që të arrijmë të bëhemi njerëz të kësaj kategorie, është e domosdoshme që:
të mos ngutemi në të kërkuarit e zgjidhjes;
të jemi të gatshëm për t’i dëgjuar këshillat e urta nga ata që janë më të moshuar dhe më të ditur se ne, e të cilët kanë mësuar nga jeta praktike;
ta përforcojmë vazhdimisht anën shpirtërore, si dhe të posedojmë entuziazëm rinor;
të lexojmë dhe t’i kuptojmë mësimet e historisë, siç janë tregimet për pejgamberët dhe shokët e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, rrëfimet për njerëzit të cilët jetuan për njerëzimin, jetuan
për qytetërimin dhe përparimin, si dhe jetuan që t’ia ndryshojnë jetën vetes dhe të tjerëve në një jetë më të mirë;
të jemi të gatshëm për marrëveshje me tjetrin dhe t’i shfrytëzojmë dy mendje për zgjidhje, e jo marrëveshja të jetë vetëm formale dhe sipërfaqësore, por të burojë nga thellësitë e shpirtit, sepse ajo është esenca e marrëveshjes; ta lutim Allahun e Lartëmadhëruar që të na e dhurojë atë në të cilën qëndron e mira dhe begatia.

THEMEL MJAFT I RËNDËSISHËM

Themeli i parimit njerëzit janë bazë dhe esenca e tij është qëllim.
Cili është qëllimi yt? Nëse ti synon të mos jesh i sinqertë, atëherë mos shpreso se do t’i zgjidhësh problemet, e as se do t’i përforcosh raportet me njerëzit. Mos harxho kohë më kot. Mos e mashtro vetveten tënde. Qëllimi yt duhet të jetë i sinqertë, buzëqeshja jote duhet të jetë e sinqertë, e jo për t’i përfituar njerëzit për të punuar për të mirën
tënde, prandaj “Ti plotësoje qëllimin tënd dhe veprën tënde, ndërsa Allahu do të ta plotësojë shpërblimin tënd.”

TAKIMI I DYTË

Suksesi ka të dashuruarit dhe ithtarët e tij.. Suksesi e ka skalitur thellë gjurmën e tij në shpirtrat e atyre të cilët flasin për suksesin.
Duhet ditur se ekzistojnë suksese të mëdha, si edhe suksese të përkohshme. Megjithatë, suksesi në shekullin e njëzetenjëtë ngërthen
shijen, sharmin, aromën dhe bukurinë e tij të veçantë. Prandaj, për një kohë do të dalim në stacionin me titull “Ata flasin për suksesin”…
Në kapitujt e këtij lloji do të paraqesim alfabetin e suksesit përmes shembullit të njerëzve të cilët kanë pasur role kyçe dhe të individëve të cilët kanë arritur rezultate të konsiderueshme, dituri dhe përvojë, ashtu që të kenë dobi të gjithë ata të cilët dëshirojnë sukses në shekullin e njëzetenjëtë. Do të takohemi me profesor Ismail bin Bekir Kadiun, me qëllim që të udhëtojmë me të dhe me vëllezërit tanë lexues përmes rrugës së suksesit. Në atë rrugë bashkudhëtari ynë na tregon:
“Në fillim suksesi është shpresë, e në fund suksesi është rezultat, ndërsa ndërmjet fillimit dhe fundit ekziston synimi, frika dhe shpresa.
Shpresa duhet medoemos të dashurohet. Për shpresën duhet të sakrifikohet dhe asaj duhet t’i kushtohet vëmendje aq sa është e nevojshme për realizimin e saj. Ai i cili nuk sakrifikon dhe nuk i kushton vëmendje të duhur realizimit të shpresës, është sikurse ai i cili largohet nga ajo që ia urdhëroi Zoti i tij. Ai i cili jep gjithçka prej vetes për qëllimin e realizimit të shpresës së tij, mbështetet tek Zoti i botëve.
Suksesi kërkon edhe përcaktimin e qartë të qëllimit. Suksesi kërkon strategji të shkëlqyer, përdorimin e metodave dhe mënyrave më bashkëkohore të punës ashtu që të arrihet deri te caku i dëshiruar.

Për realizimin e qëllimit të synuar duhet të definohet ajo që është e domosdoshme që të dihet dhe të njihet. Është i domosdoshëm edhe besimi i fuqishëm në mundësitë e realizimit të asaj që dëshirojmë, sepse ajo që planifikohet në mënyrë korrekte dhe efikase mundet që edhe të realizohet. Pasi që besimi i fuqishëm takohet me përsiatjen, atëherë logjika vepron në mënyrë mjaft të dorëzuar me qëllim që njeriu ta manifestojë nga vetja atë që ia dhuroi Allahu i Lartëmadhëruar dhe qe ta zbatojë konkretisht inteligjencën e tij në praktikë.
Njeriut i ndihmon edhe nxitja e brendshme që ia liron energjinë e madhe që gjendet tek ai, që shpeshherë është e pashfrytëzuar. Pasi ajo energji të lirohet, atëherë ne do të dëshmojmë se ajo ka qenë aty në brendinë tonë. Gjithashtu, është e domosdoshme që ta kuptojmë në mënyrë të drejtë faktorin kohë dhe të jemi të durueshëm në realizimin e qëllimit tonë.
Një poet kishte shkruar:
“Janë të paktë ata të cilët i dorëzohen punës,
Durojnë dhe e presin punen”.
Gjatë suksesit duhet medoemos ta falënderojmë Zotin për begatitë që na dhuron. Që moti është thënë se falënderimi ndaj Zotit për begatitë është vetë begati. E ne e falënderojmë Zotin e Lartëmadhëruar dhe e lutim Allahun që të na dhurojë sukses në të dyja botët”.

Ismail bin Bekër el-Kadi

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil