Ora me busull: ylli i tretë nga nëntë yjet e suksesit

274

YLLI NUMËR TRE:
ORA DHE BUSULLA

“Dije se ekzistojnë vepra të cilat Allahu i pranon natën, e jo ditën. Po ashtu, dije se ekzistojnë vepra të cilat Allahu i pranon ditën, e jo natën”.
(Këshilla e Ebu Bekrit r.a. drejtuar Omerit r.a.)

Çdo ditë jeta ime është rutinë, është mjaft e mërzitshme dhe mbytëse.

Vazhdimisht bëj të njëjtat punë dhe nuk kam rezultat.

Vërtet, unë punoj mjaft, megithatë tek unë ekziston një zë që më thotë: “E çka më pas”? “Deri kur kështu”? “A është e domosdoshme që ta bësh atë”? Ndiej se jam duke u shkatërruar nga brenda, e unë vërtet dëshiroj të bëhem i suksesshëm. Po ashtu, ndiej se ndaj familjes sime jam duke bërë mëkat, sepse asaj nuk ia kushtoj kohën e duhur dhe e pyes veten time:

“Çka është më e rëndësishme”? A janë paratë; …apo familja fatlume…apo diçka tjetër?
Unë nuk kënaqem më në jetën time. Ndiej një trysni të vazhdueshme që ma rrit brengën.

PARULLA E DASHUR

Njëra nga parullat më të dashura të Stiven R. Kovejit, që flet për karakteristikat e përbashkëta të njerëzve të suksesshëm, është ajo të cilën e ka definuar J. M. Xherej, personi i cili e kishte kaluar jetën e tij duke hulumtuar karakteristikat e përbashkëta të cilat i posedonin të gjithë njerëzit e suksesshëm. Ai erdhi në përfundimin se posedimi i suksesit nuk ishte një punë mundimplote, e as që ishte ndihmë nga fati, e as që ishte për shkak të marrëdhënieve të mira me njerëzit, edhe pse të gjitha këto karakteristika janë mjaft të rëndësishme që të arrihet suksesi. Karakteristika e përbashkët e të gjithë njerëzve të suksesshëm, ishte: vënia në vendin e parë e asaj që ka më shumë prioritet.

ORA DHE BUSULLA

Ora paraqet obligim për ne, përgjegjësi të pranuara, plane dhe orare, caqet dhe aktivitetet tona, ose mënyrën se si ne e kalojmë kohën. Sa i përket busullës, ajo paraqet atë që ne bartim në brendësinë tonë, Ajo paraqet ëndrrat tona, vlerat tona, parimet dhe synimet tona. Thënë shkurt, busulla paraqet prioritet në jetën tonë, apo menaxhimin e thuktë të jetës sonë.
Ndërmjet orës dhe busullës mund të ketë ndonjë mosmarrëveshje eventuale vetëm atëherë po qe se bëjmë ndonjë vepër që nuk i kontribuon asaj që ne e konsiderojmë se është më e vlefshme në jetën tonë.
Në rast se në jetën e njeriut do të ketë përparësi ora, atëherë ai do të ketë ndjenjën se është bërë rob i njerëzve të tjerë, ndërsa veprat e tij në momente të tilla janë reaksion i rastësisë.

SHKALLËT E THYERA

Do të vëresh shumë njerëz që janë të zënë me punë, që punojnë shumë dhe që nuk kanë kohë të mjaftueshme për pushim. Këta njerëz më tepër dëshirojnë të punojnë duke u munduare të paraqiten para njerëzve se janë shembull për punë organizative dhe punë të planifikuar, e në fund rezultati i tyre del se ata janë dhënë pas një pune që nuk ka kurrfarë kuptimi. Duket se ata janë duke hipur nëpër shkallë dhe mundohen tepër, por me të arritur në fund, iu bëhet e qartë se ato shkallë janë mbështetur në një mur që është i rrënuar, ose se janë duke prerë dru në një pyll, e më pas vërejnë se ai nuk është pylli i cili duhet prerë. Këtë mund ta krahasojmë me ata që shkojnë nëpër një rrugë, e me pas zbulojnë se ajo rrugë është e gabuar dhe se nuk e shpie njeriun atje ku ai dëshiron.

FTESA PËR ZGJIM

Ndoshta do të vëresh se ndërmjet orës dhe busullës ekziston një konflikt në një mënyrë dramatike, porsi vdekja e afërt ose si fëmija që
është bërë i varur nga narkotikët.. Eh, këtu qëndron kulminacioni i konfliktit… Çka kam bërë unë? Puna ime është shkatërruar, biri im është bërë i varur nga narkotikët, jeta ime është harxhuar më kot.
Paraqitet ndjenja e pendimit dhe ti e kupton se koha nuk është harxhuar për çështjet prioritare. Ndoshta ti orvatesh që ta tregosh veten para njerëzve me një shkëlqim të bukur, megjithatë, pyete vetveten tënde: “A është çështja më e rëndësishme në jetën tënde ajo që je duke bërë tani”?

TË LOGJIKOJMË SË BASHKU!

Llogariti dhe regjistroji në mënyrë të hollësishme aktivitetet e tua në katrorët e lartshënuar, me qëllim që të shohësh se në cilin katror gjendesh ti.
Nëse nuk e kupton dallimin ndërmjet katrorit numër një dhe katrorit numër tre, pyete veten tënde kështu: “Cilat janë ato aktivitete urgjente të cilat unë i kam bërë, e të cilat kanë ndihmuar dhe kontribuar në realizimin e planit vjetor”?
Po qe se situata nuk është e atillë, atëherë numri më i madh i atyre aktiviteteve do t’iu takojnë përmbajtjeve të katrorit numër tre.
Njerëzit e suksesshëm në shekullin e njëzetenjëtë jetojnë në harmoni me përmbajtjen e katrorit numër dy, katrorin e strategjisë dhe përgatitjes që nuk bën presion ndaj teje. Prandaj edhe ti fillo me detyrimet e tua me maturi dhe harmoni. Nuk është mangësi po qe se aktualisht gjendesh në përmbajtjen e katrorit numër një, megjithatë
përcille me shumë vëmendje pyetjen e rëndësishme që thotë: “Pse ti vazhdimisht gjendesh në përmbajtjen e katrorit numër një”?

Në rast se ti je nën sundimin e detyrimeve urgjente, pasoja do të jetë se ti i braktis detyrimet e rëndësishme. Nëse është ashtu, atëherë do ta gjesh veten në përmbajtjen e katrorit numër tre, e ajo do të thotë se varesh nga punët urgjente. Mirëpo, nëse sjelljet e tua i përgjigjen përmbajtjes së katrorit numër një në aspektin e rëndësisë, atëherë do ta gjesh veten në përmbajtjen e katrorit numër dy, pasi të hiqen shkaqet e urgjencës.
Pra, përmbajtjet në katrorin numër një dhe në katrorin numër dy shpjegojnë se çka është e rëndësishme, megjithatë faktori kohë është i
vetmi faktor që bën dallim ndërmjet përmbajtjes së këtyre dy katrorëve.
Çka duhet të bësh që të gjendesh në përmbajtjen e katrorit numër dy?
Ekzistojnë gjashtë shkathtësi të liderëve që do të bëjnë që sjelljet e tua t’i përgjigjen përmbajtjes së katrorit numër dy…

Shkathtësia numër një: Njohja e dallimeve: dallimet ndërmjet menaxhimit dhe udhëheqjes.
Menaxhim do të thotë realizimi i gjërave në mënyrë korrekte
Udhëheqja nënkupton realizimin e gjërave të vërteta

Shkathtësia numër dy: Ndërlidhu me misionin tënd. Kjo do të thotë se duhet të fillosh të punosh dhe të kuptosh në mënyrë të qartë se ku është fundi, e ku është qëllimi yt, si dhe të dish saktë se cilat janë detyrimet e tua dhe të jesh i bindur se hapat e tua të mëparshme kanë qenë në rrugë të drejtë dhe se ke qenë i zënë me aktivitetete duhura.
Me të vërtetë, njohja se ekziston një problem i cili duhet zgjidhur dhe se ekziston një mision i cili duhet kryer, vetvetiu janë motivacion dhe nxitje se pengesat dhe vështirësitë do të tejkalohen.

Shkathtësia numër tre: Harmoni dhe maturi ndërmjet detyrimeve dhe aktiviteteve. Suksesi në ndonjërin prej detyrimeve dhe aktiviteteve nuk e arsyeton mossuksesin në detyrimet dhe aktivitetet e tjera. Prandaj, përcaktoji detyrimet dhe aktivitetet e tua, përcaktoji prioritetet e tua dhe ndërmerri të gjitha masat e nevojshme me qëllim që ti realizosh punët e tua.
Kërkohet harmoni dhe maturi në dhënien e prioritetit ndërmjet punëve më të afërta dhe atyre që janë në të ardhmen më të largët.
Mendimet dhe planet e tua nuk duhet të jenë të orientuara vetëm drejt zgjidhjes së atyre çështjeve që janë në të ardhmen e largët, e t’i
braktisësh dhe t’i harrosh obligimet dhe detyrimet e tua jetësore të sotme, si dhe ato që janë në të ardhmen më të afërt.
Përfundimi është se, pa ndonjë qëllim të qartë dhe të planifikuar në mënyrë strategjike për një ardhmëri të largët, sukseset dhe të arriturat do të jenë të parëndësishme. Gjithashtu, pa zgjidhjen e
obligimeve që i takojnë të sotmes dhe të ardhmes së afërt, njeriu do ta kalojë jetën e tij pa ndonjë sukses, si dhe do tua marrë edhe të tjerëve atë që iu takon. Kërkohet harmoni dhe maturi.

Shkathtësia numër katër: Mbushe kavanozin.
Trajneri hyri në sallë. Ai e vendosi kupën në mes të sallës dhe iu tha të pranishmëve: ” Tani do të ushtrojmë se si duhet planifikuar një javë pune. Ky kavanoz që gjendet para jush, paraqet një javë, ndërsa ne do të orvatemi që ta mbushim atë përmes një mënyre logjike dhe praktike”.
Trajneri nxori një qese të madhe plot me gurë. Gurët ishin të formave dhe madhësive të ndryshme. Ai filloi t’i hedhë ato në kavanoz një nga një. E mbushi atë aq sa nuk mund të fuste më asnjë gur më shumë.
Më pas trajneri u orvat që ta shkundte kavanozin me qëllim që të lirohej vend për ndonjë gur, megjithatë, në kavanoz nuk mund të futej më asnjë gur tjetër. Pas kësaj, trajneri i pyeti të pranishmit: “A e kam mbushur kavanozin'”? Të gjithë njëzëri u përgjigjën dhe thanë: “Po”
Më pas trajneri duke e lekundur kokën tha se kavanozi nuk është i mbushur plot. Ai nxori një qese tjetër me madhësi mesatare në të cilën kishte guralecë të vegjël. Ai filloi ti hidhte ata ngadalë në kavanoz dhe i mbushi hapësirat që kishin mbetur ndërmjet gurëve të mëdhenj. Pasie mbushi tërë kavanozin, sërish iu drejtua të pranishmëve dhe iu tha: “A e kam mbushur kavanozin”? Të pranishmit sërish ishin njëzëri të mendimit se kavanozi është i mbushur, por trajneri iu tha: “Jo”. Duke buzëqeshur trajneri nxori përsëri nga xhepi një qese të vogël në të cilën kishte rërë shumë të imët. Ai filloi ta hidhte rërën në kavanoz, ashtu që rëra e imët e gjeti vendin ndërmjet gurëve në kavanoz dhe ai u mbush i tëri. Pas kësaj trajneri i pyeti sërish të pranishmit dhe iu tha: “A e kam mbushur kavanozin? Të pranishmit tani ishin të një zëri dhe thanë: “Po”.
Trajneri qeshi edhe njëherë dhe iu tha të pranishmëve: “Pjesët e gureve të mëdha janë prioritet në obligime, pjesët e gurëve të madhësisë së mesme janë detyrime të rëndësishme, ndërsa rëra e imët paraqet veprat e imta të cilat duhet t’iu përkasin njerëzve të tjerë”.
Radhitja korrekte e prioriteteve do të ishte shumë më me rëndësi se sa planifikimi i kohës dhe planifikimin e kohës nuk duhet ta shndërrojmë në pranga të cilat nuk do të na lejojnë që të ecim. Pranoje se planifikimi i kohës është vetëm një mjet për planifikim dhe realizimin e detyrimeve jetësore.

Shkathtësia numër pesë: Liria ime nuk është në shitje. Assesi mos u bëj skllav i ndonjërit, përveç Krijuesit tënd. (Sepse njeriu është rob vetëm i Krijuesit – Allahut). Liria qëndron në atë se sjelljen tënde ndaj të tjerëve duhet ta mbështesësh dhe ta ndërtosh mbi themelet e parimeve dhe vlerave të vërteta të cilat do të të japin aftësi për të zgjedhur. E ti thuaj “po” dhe “jo” me gojën plot, pa frikë dhe pa hamendje.
Kjo nuk është mangësi, e as reaksion.

Shkathtësia numër gjashtë: Mëso të thuash “jo… më vjen keq”. Me qëllim që të arrish sukses dhe të organizohesh, medoemos duhet të dish të thuash: “Jo… më vjen keq, unë kam qëllimin tim”. Ti në çdo rast thua “po”, por medoemos duhet të dish të thuash edhe “jo”, megjithatë “jo” në një mënyrë të butë. “Jo” e cila do ta respektojë pyetjen e tyre dhe “jo” përmes së cilës do t’ua bësh me dije se ti tanimë i ke obligimet e tua, “jo” përmes së cilës do të propozosh anulimin e takimit dhe përmes së cilës do të caktosh një orar të ri.

REZERVOJI VETES NJË VEND!

Sa e sa kohë ke humbur në përmbajtjen e katrorit numër një për shkak të asaj se i ke kuptuar në mënyrë të gabuar qëndrimet e njerëzve të tjerë, për shkak të raporteve të paharmonizuara dhe të paqarta ndërmjet jush dhe për shkak të mosekzistimit të një qëllimi?
Sa e sa kohë ke harxhuar më kot në përmbajtjen e katrorit numër tre, përderisa ti je orvatur për t’iu përgjigjur thirrjeve të të tjerëve dhe përderisa ti je orvatur për t’i plotësuar kërkesat e të tjerëve?
A ekziston në planin dhe në menaxhimin tënd moment për pëshpëritje, për ndjenjë, për këmbim të interesimeve?
Dije se katrori i suksesit përqendrohet në udhëheqje dhe në bashkëpunim, në deponimin në njerëz dhe atëherë kur ne të mendojmë se bëhet fjalë për njerëz si qenie të gjalla, atëherë ne ia rezervojmë vetes një vend të veçantë për sukses, atëherë ne do t’i përforcojmë dhe do t’i përjetojmë shumë më qartë lidhjet tona, do t’i tejkalojmë pengesat, si dhe së bashku do ta ndërtojmë gjuhën 0 motoja e së cilës është: “Njerëzit janë baza”.
Katrori i suksesit do të të ndihmojë që t’i njohësh shumë më mirë dhe më lehtë njerëzit, që t’i njohësh më mirë shkathtësitë dhe aftësite e tyre, si dhe t’iu ndihmosh në punën dhe synimet e tyre.
Katrori i suksesit do të të ndihmojë që t’i ndërtosh raportet e tua me njerëzit në bazë të principit të kuptueshmërisë dhe ndihmës reciproke, në bazë të principit ku marrin pjesë të dyja palët, e kjo është shumë më mirë se sa të jesh mendjemadh ndaj njerëzve gjatë sjelljes ndaj tyre, si dhe gjatë zgjidhjes së problemeve dhe keqkuptimeve.
Qëndro i sigurt se do të arrish sukses po qe se i ndihmon të tjerët, e atë do ta arrish vetëm atëherë nëse edhe motoja jote lëvizëse është:
“Njerëzit janë baza”.

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil