Cilësitë e ligjëruesit me influencë

111

1. Gëzon sinqeritet dhe paanshmëri, bën kujdes nga syfaqësia, vetëpëlqimi dhe mburrja.

2. Është i zoti në gjuhën e tij letrare, po ashtu bën stërvitje të shumta për fjalime, ligjërata, deklarata dhe hytbe.

3. Posedon memorizime të shumta që e ngrejnë personalitetin e tij në ligjërime si p.sh. pasazhe kuranore, hadithe profetike, letërsi, urtësi, rrëfime, shembuj sublimë e të bukur.

4. Di të jetë mesatar dhe të mbajë ekuilibrin ndërmjet drojës nga Zoti dhe të shpresuarit në Të. Që njerëzit të mos bien në gjynahe për shkak të shpresës në mëshirën dhe faljen e Zotit,e nga ana tjetër edhe të mos bien në shkurajim për shkak të humbjes së shpresës në Të.

5. Shmanget nga thëniet, citatet dhe shembujt e çuditshëm, që nuk i miraton as teksti i shenjtë fetar e as logjika.

6. E ka parasysh gjendjen e njerëzve dhe mendjet e tyre, nuk i sfidon ata me gjëra të urryera që janë helmuese për ta.

7. Ka edukatë me njerëzit, ka butësi në ligjërimet e tij, shmanget nga shtrëngesa e dispozitave dhe retorikës.

8. Është i kujdesshëm në fjalime dhe i zhvillon ato në stilin më të bukur, ka theks të pastër kur flet, fjalimin me zgjuarsi e fillon dhe me art e mbaron.

9. Shmanget nga të lavdëruarit e vetes. Po ashtu edhe nga të nënçmuarit e saj!

Çelësi i Suksesit nga Aid El Karni | Përktheu Agron Islami