Vëllazëria dhe miqësia e vërtetë – një thesar i humbur

174

Pas një besimi të sinqertë dhe këmbëngulës, nuk ka asgjë që e bën njeriun më të lumtur sesa një mik dhe vëlla i sinqertë. Vëlla i cili pyet për ju kur mungoni, të cilit i mungoni shumë nëse nuk ju ka takuar një kohë të gjatë, i cili ndjen dhimbjen tuaj para se ju ta ngrini zërin e dhimbjes, i cili i përmbush nevojat tuaja para se njerëzit të dëgjojnë për to, i cili mbulon të metat dhe mangësitë tuaja. Ai vëlla i cili është kurimi i duhur për ju kur sëmureni, dhe që ju ndihmon dhe u jep me bollëk në raste krizash. Kur, nëse nuk do të kishte miqësi të vërtetë, do të vdisnit nga uria.

Kjo është vëllazëria e vërtetë, për të cilën Musai alejhi selam, kërkoi një mision për vëllanë e tij Harunin, duke mos harruar pikat e forta të tij (dhe një prej tyre është elokuenca e Harunit), kështu që e luti Allahun në duatë e tij: “E vëllai im, Haruni, është më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua ndihmë që të vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar.
(All-llahu iu përgjegj) Tha: “Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me argumentet Tona do t’ju japim pushtet juve dyve ashtu që ata të mos mund t’u afrohen juve, andaj ju të dy dhe ata që u janë bindur juve, jeni ngadhënjimtarë”. (El-Kasas 34-35) Pastaj, “. Më cakto një ndihmëtar nga familja ime, Harunin, vëllain tim, Që me të të ma forcosh fuqinë time, Bëma shok atë në punën time, (Ta-ha, 29-32.)

Duke komentuar këto ajete, Ibn Kethiri thotë: “Disa dijetarë të gjeneratave të para kanë thënë: ‘Asnjëri nuk qëndron në cilësinë e të qenit dhurata më e madhe për vëllanë e tij se Musai, alejhi selam për vëllain e tij Harunin alejhi selam, sepse ai aq shumë e avokoi atë tek All-llahu xheleshanuhu, sa Allahu e bëri atë të dërguarin e Tij dhe ndihmësin e Musait para Faraonit dhe hububit të tij. Për këtë arsye, Allahu zbriti një ajet në suren El-Ahzab (69), i cili theksoi të drejtën e Musait, alejhi selam tek Allahu duke thënë: “Ai gëzon reputacion tek Allahu.” (Ibn Kethir, Tefsir, VI / 212.)

Në kohën tonë, për pjesën më të madhe, ne mbizotërohemi nga vëllazërimi i rremë, vëllazërim i cili nuk tregohet përveç në kohë ngushëllimi, nga të cilët nuk ndjehet dashuri përveç në momentet e bollëkut dhe pasurisë, dhe që nuk e njeh dorëdhënien përveç në kohën e ngopjes dhe luksit.

Kjo vëllazëri është një mburojë, por prej druri, është një shigjetë, por prej letre, është një kështjellë, por nuk siguron strehim dhe nuk mbron nga ngacmimet apo nuk të mbron kundër gënjeshtrave. Është një vëllazëri, për humbjen e së cilës nuk ndjen pendim sepse ajo ka humbur frymën e jetës.

Është një vëllazëri në të cilën “vëllezërit” garojnë për t’i dhënë kafshatën e parë në gojën e vëllait të tyre atëherë kur të jenë të sigurt se ushqimi i tyre nuk do tu pakësohet. Nuk është një vëllazëri e vërtetë, por një preteks dhe preferencë për gënjeshtra dhe mashtrime. Ky lloj vëllazërimi nuk e mbulon turpin, nuk e plotëson urinë. Një vëllazëri e tillë përshkruhet më së miri nga poeti, duke thënë:

Ata thonë se miqësia e tyre është një pako shigjetash precize,
Të vërtetën e thanë, por shigjeta në të cilat zemra ime është shënjestër

Ata thonë se zemrat e tyre janë plotësisht të pastra,
Të vërtetën e thanë, por nga dashuria kundrejt meje ato janë të pastërta.

Ata thonë se bëjnë maksimumin e përpjekjeve të tyre,
kanë thënë të vërtetën, por në shkëlqimin e të keqës që po kaloj.

Kjo botë nuk mund të jetë e këndshme pa një mik të sinqertë, i cili mbron dhe i cili i ndihmon të dobëtit, të varfërit dhe të shtypurit, i cili ndihmon edhe kur ai vet ka nevojë për ndihmë dhe u jep prioritet problemeve tuaja para problemeve të veta, i cili sëmundjen, trishtimin dhe shqetësimin tënd e ndjen si ta kishte goditur vet atë, i cili, duke ndihmuar vëllanë dhe mikun e tij, kërkon kënaqësinë e Allahut, i tillë siç e ka përshkruar poeti, duke thënë:

Një mik i vërtetë është ai që është gjithmonë pranë teje,
i cili do ta dëmtoj veten duke të ndihmuar ty.

Është dallim i madh mes një vëllai të tillë dhe një shoku dhe atij që tregon dashurinë për ju vetëm me fjalë por pa vepra. Megjithëse fjalimi i tij është i bukur dhe i ëmbël, ne kemi nevojë për vëllezër dhe miq, të cilët do të na mbulojnë turpin e jo të na zbulojnë atë, të cilët do të na forcojnë e jo të na dobësojnë, të cilët do të na afrojnë e jo të na largojnë me njeri tjetrin, të na bashkojnë në vend se të na ndajnë, të lehtësojnë në vend se të vështirësojnë, të mbledhin dhe jo të largojnë.

Vëllazëria dhe miqësia e vërtetë është ajo që kur merr falënderon, kur jep i fsheh veprat e tija, dhe ndihmon në lehtësi dhe në vështirësi.

Nëse e gjeni një vëlla të tillë besimtar dhe mik, atëherë faleni nëse gabon, tejkaloj disa prej veprave të tij të shëmtuara dhe mbajeni atë vëllazëri me të gjitha forcat tuaja, sepse është një xhevahir i rrallë në kohën tonë, dhe nëse e humb atë, dije se ke humbur një të mirësi të madhe.

Nga: Ekrem Kassab