Ndrysho ose do të humbësh. Kur ndryshimi nuk është një opsion, por është i vetmi opsion

562

1. Kuptimi i ndryshimit

Ndryshimi, me pak fjalë, është lëvizja nga një gjendje në një tjetër dhe nga një status në një tjetër.
Në këtë mënyrë, termi ndryshim është një tregues neutral. Ai mund të jetë një lëvizje drejt më të mirës ose ndoshta mund të jetë një lëvizje drejt më të keqes. Sot, këtë term e përdorim për të treguar ndryshimin e dëshiruar pozitiv. E njëjta vlen për fjalën ‘progres’. Kur flasim për progresin absolut, ne sigurisht synojmë kuptimin pozitiv të fjalës. Kjo do të thotë të bëhet progres drejt përsosurisë, një formë e njohur e shprehjes në gjuhën arabe.

2. Ndryshimi mendor është shumë më i vështirë

Ndryshimet fizike mbesin më të lehta sesa ato mendore, morale dhe të sjellijes.
Kio është për shkak të faktit se ndryshimet fizike nuk hasin në rezistencë të fortë. Për më tepër, realizimi i ngadalshëm i ndryshimit nuk rrezikon ndryshimin. Për shembull, nëse një zonjë dëshiron të rregullojë mobilet e shtëpisë, këtë mund ta bëjë brenda një periudhe dhjetë ditore, nëse dëshiron. Ajo pastaj i hedh edhe një herë shikimin për të parë nëse çdo gië është në vendin e saj. Mirëpo, nëse një zonjë vendos të ftojë në shtëpi motren nje herë në javë a fllimisht do ta përmbush këtë zotim, mirepo pas dy ose tre muajsh kur të ndodhet nën presionin e ndonjë provimi të vështirë ose kur të ballafaqohet me sëmundjen e fëmijëve etj., do të hasë në vështirësi për të vazhduar me këtë praktikë. Mënyra e zhvillimit të punëve te njerëzit është e sofistikuar dhe ka shumë rreziqe dhe aventura. Atë e karakterizon vullneti i lirë dhe shpirti njerëzor dhe kjo i kontribuon në masë të madhe këtij realiteti. Na ka rënë të dëgjojmë për ndonjë ushtarak të guximshëm dhe të talentuar, të cilit nuk i trembet syri përpara një ushtrie të fortë, mirëpo në jetën private ai është mposhtur nga shprehi të këqija, si: pija e duhanit, vonimi i gjërave ose moslarja e dhëmbëve para gjumit nga pertacia. Kjo nënkupton se ndryshimi i shprehive, sjelljes, koncepteve dhe ideve ka nevojë për shumë durim dhe këmbëngulje. Pa durim dhe këmbëngulje personi mund të humbë shumë të aritura.

3. Te mos i lëshojmë mundësitë

Për një nisje të qetë dhe të sigurt në rrugën e ndryshimit, nevojitet besimi se pa marrë parasysh rrethanat e këqija ose madje të vështira si dhe rrugët e ashpra ende ekziston mundësia e progresit në nivele mendore, shpirtërore, fizike dhe shoqërore.
Ne nuk jemi të përsosur. Ne nuk bëjmë gjithçka në menyre perfekte, siç duhet të bëhet. Ne nuk mund të zbulojmë horizontin e tërë të gjërave të mira që na presin. Për shembull, një person, i cili ka ndarë një orë në ditë për të lexuar ndonjë libër të rëndësishëm, ende ka mundësi të shtojë edhe një orë tjetër për të lexuar librin e njejtë.
Një person, i cili e ka bërë shprehi të japë donacion një dollar në ditë, ende ka mundësi të dyfishojë donacionin e tij. Ngjashëm, një person, i cili ec dhjetë minuta në ditë, ende ka mundësi ta shtojë ecjen deri në 15 minuta në ditë. Me rëndësi është që të shmangen arsyetimet dhe të refuzohen vlerat më të vogla. Duhet t’ia kujtoj
vetes fjalën e Allahut të Madhërishëm në Kur’anin e Lavdishëm:
“Atyre u jepet të pinë pije në enë të mbyllura. Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.”
(EMutaffifinë, 25-26)

Tërë arena e punëve të mira, suksesit dhe progresit është fushe për garë dhe të gjithë njerëzit mund të garojnë në atë fushë. Është vërtetuar se i Dërguari a.s. nxori në pah mundësitë që ekzistojnë për ndryshim dhe progres, të cilat u lejojnë njerëzve ta veçojnë veten dhe t’i kapërcejnë të tjerët. Ai ka thënë: “Nuk ka asgjë më të mirë sesa një mijë gjëra të ngjashme me te, përveç njeriut.” Ky hadith është transmetuar nga Taberaniu dhe kuptimi i tij është: “Një person mund të jetë më i mirë sesa një mijë persona të mbledhur së bashku, që është një indikacion i përmasave të gjera që njerëzit kanë nga përsosuria dhe suksesi, deri në kufi të paimagjinueshëm.

4. Ndryshimi nuk është opsion

Ndryshimi nuk është një opsion. Ai është i vetmi opsion.
Njerëzit nuk i zgjedhin shumë prej gjërave që i kanë. Për shembull, kur pankreasi nuk funksionon mirë dhe përqindja e sheqerit në gjak rritet deri në një kufi të trezikshëm, zgjidhja përpara nesh është: njeriu ose duhet të ndryshojë mënyrën e të ushqyerit ose të përgatitet për ta lënë këtë jetë. Përsëri, kur të mblidhen shumë borxhe te një person për shkak të shpenzimeve të tepërta, zgjidhja më e mirë është të kontrollohen shpenzimet. Përndryshe, një person i tillë, të cilit i grumbullohen borxhet le ta përgatis veten për burg. Siç e shohim konfrontimi i shumë problemeve tona nuk mund të bëhet pa ndryshuar disa nga shprehitë dhe sjelljet tona. Në fakt, ndryshimi ka edhe dobi të tjera. Ndryshimi do të na mundësojë të lirohemi nga monotonia e pakuptimtë. Ne të gjithë e dimë se monotonia (mërzia) është armiku i lumturisë. Përveç kësaj njerëzit vuajnë për sukses dhe
lumturi, e që nuk mund të arrihet përveç se nëpërmjet të kuptuarit me të mirë dhe seriozitetit. Për më tepër, duhet të heqim qafe edhe shprehitë e këqija dhe të ndryshojmë mënyrën e sjelljes.

Unë besoj se njerëzit, të cilët nuk brengosen e as nuk i interesohen për temën e ndryshimit në veçanti, janë ata të cilët janë të dëshpëruar dhe tërësisht të paditur. Këta jetojnë në margjina të jetës dhe pranojnë thërrimet e çdo gjëje. Duhet po ashtu të kuptojmë se ndryshimi në nivelin individual formulon themelin e thellë të ndryshimit shoqëror ose ndryshimit të situatës së kombit në tërësi.
Ne duhet të dimë se një komb nuk mund të ndërtojë një shoqëri që është më e fuqishme sesa individët e saj. Gjithashtu ne nuk mund të formojmë një familje të dinjitetshme dhe të mirë nga dy prindër të prishur dhe të këqij. Ne nuk mund të bëjmë një mjedis të ndershëm me individë sipërfaqësor. Ne gjithashtu e dimë se metoda më e mirë për të përmirësuar ndonjë shoqëri është të gjenden një numër i madh i individëve, të cilët jetojnë vlerat, të cilat ata do të dëshironin t’i shohin te anëtarët e tjerë të shoqërisë së tyre të dëshiruar. Në këtë mënyrë, ndryshimi i personalitetit të brendshëm për më të mirë, bëhet model për ndryshimin e botës dhe ky është realitet.

5. Dituria është një faktor mbështetës për ndryshim

Ekzistojnë indikacione se ekziston një lidhje midis gatishmërisë për ndryshim, mirëpritjes së tij dhe nivelit edukativo-arsimor të njerëzve, të cilët dëshirojnë të implementojnë ndryshimin.
Gjithashtu ka indikacione se sa më i lartë të jetë niveli kulturor i shoqërisë, aq më të larta do të jenë aspiratat e individëve të saj për t’u përmirësuar, për të bërë progres dhe për të arritur sukses. Këto aspirata gjithashtu shtojnë dëshirën për ndryshim. Kjo i bën njerëzit më të gatshëm për të paguar koston dhe shpenzimet e ndryshimit.
Me fjalë të tjera, kjo nënkupton se sa më i lartë të jetë niveli i analfabetizmit në mesin e njerëzve të një kombi, aq më shumë njerëz do të jenë të kënaqur me gjendjen momentale, pa marre parasysh sa keq janë, për shkak të gjendjes së dëshpërimit që e vuajnë individët e asaj shoqërie. Injoranca gjithashtu i shpie njerëzit të mendojnë se nuk ka gjëra më të mira për t’u kryer në jetë. Unë gjithmonë e theksoj se dituria super-personale i mundëson individit të bëjë ndryshime në personalitetin e tij. Ajo i zgjeron horizontet e personit, e bën më të pjekur dhe i ndihmon ta kuptojë më mirë veten dhe botën që e rrethon. Të mësuarit në një institucion të dalluar dhe me reputacion, qoftë universitet ose shkollë është rruga më e shkurtër për të poseduar një diapazon të gjerë të diturisë.

6. Gëzimin që e sjell ndryshimi

Është e dobishme të rivlerësohet pikëpamja jonë ndaj ndryshimit.
Shumica e njerëzve e shohin ndryshimin si barrë dhe angazhim shtesë, sepse ai vjen me heqjen dorë nga disa gjëra me të cilat ata kënaqen.
Ndryshimi mund të kërkojë nga një person të bëjë një veprim dhe praktikë të padëshirueshme. Në realitet kjo është vetëm gjysma e së vërtetës. Gjysma tjetër e së vërtetës janë virtytet dhe përfitimet që ne duhet t’i posedojmë pasi të ndodh ndryshimi. Është e qartë se për të ndryshuar disa nga praktikat dhe shprehitë tona negative na nevojitet një vullnet i fortë, durim, këmbëngulje dhe vendosmëri. Për më tepër, ne mund të ndiejmë gëzim dhe kënaqësi si shkak i ndryshimit.
Një person, i cili ndryshon nga një lexues jo i rregullt në një lexues të rregullt, sigurisht se do të ndiejë kënaqësinë e zbulimit, përfitimit dhe të kuptuarit e fushave të reja të diturisë. Ngjashëm, një person i cili humb njëzet kilogram të peshës së tepërt do të ndihet më mirë dhe do të ketë mundësi të lëvizë më lehtë. Për më tepër, gjendja
mendore dhe psikologjike e një personi të tillë sigurisht se do të ndryshojë për të mirë. Për rrjedhim, ia vlen të studiohet kostoja e ndryshimit, meqë ai ka shumë rezultate të mira, të dobishme dhe të çmueshme në thellësinë e tij.

Libri:Ndrysho ose do të humbësh
Një vizion Islam i parimeve dhe metodave të ndryshimit personal
Autor: Dr.Abdul Kerim Bekkar