Dispozita e murabahasë bankare

166

Kur kemi folur rreth ngjashmërisë, respektivisht dallimit ndërmjet murabahasë së hershme dhe asaj bankare kemi arritur në konkluzionin se edhe pse ka gjëra të përbashkëta mes tyre, ato prapë dallojnë në disa aspekte.
Duhet të kuptojmë se dispozita e murabahasë së hershme nuk e përfshın në formë gjenerale edhe dispozitën e murabahasë bankare bashkëkohore; me një fjalë, nëse themi se murabaha e hershme është e lejuar, kjo nuk nënkupton se edhe murabaha bankare është e lejuar gjithashtu.
Pas ketij sqarimi themi se dijetarët islamë në lidhje me ligjshmerinë e murabahasë  bashkëkohore, ashtu siç e aplikojnë atë bankat dhe institucionet financiare islame, kanë mospajtim dhe ndahen në dy mendime:

Mendimi i parë
Një grup dijetarësh bashkëkohorë mendojnë se kjo formë shitblerjeje është e ndaluar. Këtë mendim nga radhët e dijetarëve bashkëkohorë të njohur e kanë shejh Albani dhe shejh Muhamed Salih Uthejmin, Allahu i mëshiroftë që të dy.
(Shejh Uthejmini, për dallim nga shejh Albani, në parim e lejon shitblerjen me këste qoftë edhe nëse i ndryshohet çmimi, por nuk lejon shitblerjen murabaha ashtu siç e aplikojnë bankat dhe institucionet financiare islame bashkëkohore. Këtë mendim të tij e përcjell dr. Jusuf Shubejli në librin “El Hadematul Istithmarije Fil Mesarif”, vell. II. fq. 394; shejh dr. Sad el Hathlan në
librin “Fikhul Muamelatil Malije Elmuasire”, fq. 110 dhe shejh dr. Halid Mushejkih, i cili është një nga nxënesit e tij )
Në anën tjetër, edhe pse kjo tregti është njohur dhe e përhapur në kohën bashkëkohore dhe trajtimet rreth saj kryesisht i bëjnë dijetarët bashkëkohorë, mendimi se kjo formë shitblerjeje nuk lejohet mund të kuptohet edhe si mendim i medhhebit maliki, pasi në librat e tyre të hershëm, kur kanë folur rreth disa shitblerjeve të ndaluara, kanë përmendur si shembull edhe mënyrën se si realizohet tani shitblerja murabaha bankare dhe e kanë trajtuar atë si të ndaluar.
Iben Rushd el Xhed, dijetar maliki, ka thënë: Ndërsa loji i dytë është që të thotë “blije për mua këtë artikull me dhjetë (dinarë), para të gatshme, ndërsa unë do ta blej nga ti për dymbëdhjetë (dinarë). Është haram dhe nuk lejohet kjo shitblerje”.

Mendimi i dytë
Mendimi i shumicës së dijetarëve bashkëkohorë, i asambleve e akademive shkencore islame është se tregtia murabaha që realzohet në kohën bashkëkohore, nga ana e bankave dhe institucioneve financiare islame është e lejuar, megjithëse në disa kushtëzime ata kanë sqarime të ndryshme.
Githashtu, mund të kuptohet se kjo formë tregtie është e lejuar në medhehebet e tjera përveç malikive (te hanefitë, shafitë dhe hanbelitë).

Qasja e dijetarëve që nuk e lejojnë murabahanë bankare

Shitblerja murabaha bën pjesë në tregtitë me këste, prandaj argumentet në të cilat janë mbështetur ata dijetarë islamë që e kanë ndaluar tregtinë murabaha janë po ato që janë përmendur te tregtia me këste.
Argumenti i parë: Kjo tregti hyn në llojin e tregtive “dy shitje në një tregti” dhe këtë e ka ndaluar Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
Argumenti i dytë: Shtesa e cila i bëhet çmimit të artikullit, për shkak se i jepet mundësi klientit të bëjë pagesën me vonesë (me këste), është e njëjtë me kamatën.
Përgjigjja ndaj këtyre argumenteve është bërë në mënyrë të detajuar, por duhet të dimë se ata dijetarë që kanë përzgjedhur mendimin se kjo tregti nuk lejohet, krahas këtyre argumenteve, përmendin edhe një argument që ka të bëjë drejtpërdrejt edhe me mënyrën si realizohet shitblerja murabaha.
Argumenti i tretë: Tregtia murabaha, ashtu si realizohet nga bankat dhe institucionet financiare islame, është formë e një
dredhie për të arritur deri te paraja apo kredia (marrja e borxhit) me kamatë. Me një fjalë, ata thonë se në murabahanë bankare në vend që banka t’i thotë klientit merr 10 mijë eure borxh që të më kthesh 11 mijë, ajo e blen mallin dhe pastaj ia shet klientit më shtrenjtë; pra, qëlimi i bankës nuk është asgjë tjetër vetëm se shtimi kamatar, pasi banka nuk merret me tregti dhe nuk do ta blinte atë mall po të mos ia kërkonte klienti. Sipas tyre, synimi nga kjo formë e tregtisë nuk është
shitblerja, por është një dredhi për të arritur deri te kamata!

Përgjigje ndaj këtij argumenti

Pikënisja e dijetarëve të cilët kanë anuar nga moslejimi, duke u argumentuar se kjo formë tregtie është dredhi, për të arritur deri te kamata, themi se nuk është e qëndrueshme. Ashtu si kemi
sqaruar më herët, kur kemi folur rreth ngjashmërisë ndërmjet tregtisë dhe kamatës, kemi thënë se nëse ndryshojmë në mënyrën e një transaksioni, duke larguar kamatën dhe në vend të saj bëjmë një veprim tjetër të lejuar, atëherë nuk është esenciale pse fundi edhe i njërit transaksion edhe i tjetrit është i njëjtë dhe me
këtë nuk është e drejtë të themi se kemi bërë dredhi, për ta legalizuar kamatën dhe se kjo gjë nuk është e lejuar.
Në një hadith të Ebu Seid el Huderiut tregohet se kur të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i sollën nga Hajberi hurma të llojit të mirë të quajtura Burni, ai pyeti i magjepsur se a të gjitha hurmat e Hajberit janë të këtij lloji të mirë. Ata i thanë: “Jo, o i Dërguar i Allahut, por ne blejmë një saë (njësi matëse që përmban sasinë e katër palë grushteve të mbushura) nga ky lloj i mirë me dy apo tre saë nga lloji mëi dobét.” Atëherëi Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i qortoi për këtë
veprim, duke thenë se kështu ju po futeni në kamatë të qartë, pasi po këmbeni hurmat duke qenë njëra sasi më e vogël se tjetra. Pas kesaj i Derguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mësoi se si ti largohen kësaj ndalese duke bërë këmbimin në mënyrë të lejuar, në fakt duke bërë dy shitblerje në vend të njërës. Ai u tha se nëse dëshironi ta bëni këtë, atëherë së pari shitni hurmat e llojit të dobët me para dhe pas kësaj me ato para blini hurmat e llojit më të mirë.
Me këtë formë tregtie në fakt rezultati është i njëjtë me formen e mëhershme, por mënyra se si bëhet shitblerja e parë dhe shitblerja e dytë, bën që forma e parë të jetë e ndaluar, kurse forma e dytë e lejuar.
Pastaj, mënyra e dytë për të cilën i udhëzoi Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, që të dalin nga një shitblerje e ndaluar me kamatë, nuk trajtohet si dredhi për të arritur deri te një transaksion me kamatë.

 

Vlerësimi i dijetarëve të vjetër ndaj murabahasë bankare

Më herët përmendëm se në kohërat e hershme nuk ishte e njohur kjo metodë tregtie mes musimanëve, megjithëkëtë nga trajtimet e juristëve islamë të vjetër, në disa libra të fikhut përmendet një shembull i mundshëm i tregtisë murabaha. Për këtë, ne në vazhdim do të vërejmë se në të katër medhhebet përmendet si shembull tregtia murabaha, siç realizohet nga ana e bankave islame në kohën bashkëkohore, megjithëse ajo përmendet si formë e mundshme dhe jo se praktikohej në kohërat e hershme.

1. Imam Muhamed bin Hasen Shejbani, njëri nga dy nxënësit më të njohur të Imam Ebu Hanifes, Allahu e mëshiroftë në librin “EI-Hijel” ka thënë: “Në qoftë se një njeri e urdhëron një tjeter që ta blejë një shtëpi për 1000 dërhemë dhe i thotë atij se nëse e bën
këtë , atëherë unë do ta blej prej teje për 1000 dërhemë dhe 100 derhemë më shumë. Në këtë rast, nëse i urdhëruari dëshiron ta blejë, por frikësohet se po e bleu, ka mundësi që urdhëruesi pendohet, mund të mos e blejë atë dhe t’i mbetet në dorë (të urdhëruarit), atëherë cili është manovrimi për të dalë nga kejo situatë?
I urdhëruari e blen shtëpinë (për 1000 dërhemë) me të drejtë zgjedhjeje për ta anuluar atë shitblerje (hijar- është një veprim me anë të të cilit në tregti dy palët -shitësi e blerësi- kanë të drejtë që të realizojnë një tregti duke kushtëzuar që të ketë një afat prej disa ditësh ose javësh, që njëra palë ose të dyja palët të tërhiqen e të ndërrojnë mendje nga ajo tregti. Nëse pajtohen që ta bëjnë atë shitblerje me këtë kusht, arëher ajo tregti është e plotfuqishme, por obligohen t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje..) brenda tri ditësh dhe pasi ta vërë nën pronësi, të shkojë te urdhëruesi dhe t’ia shesë për 1100 derhemë… Nëse urdhëruesi nuk dëshiron ta blejë, atëherë i urdbëruari, i cili e bleu shtëpinë që ta shesë më shtrenjtë, ka të drejtë ta anulojë shitblerjen e parë, pasi ai kishte kushtëzuar të drejtën e zgjedhjes për ta anuluar atë tregti.
2. Iben Rushdi, nga dijetarët maliki, ka thenë: Lloji i dytë (nga llojet e tregtisë) është që të thotë “blije për mua këtë artikull me dhjetë (dinare), para të gatshme, ndërsa unë do ta blej nga ti për dymbëdhjetë (dinarë). Është haram dhe nuk lejohet kjo shitblerje.
3. Imam Shafiu në librin “El Um” ka thënë: “Një njeri i tregon tjetrit një artikull dhe i thotë “blije këtë dhe unë do ta blej nga ti me çmim më të lartë’’. Nëse ai njeri e blen artikullin, atëherë ajo blerje është e lejuar, kurse personi i cili ka thënë se do ta blejë nga ai me përfitim ka të drejten e zgjedhjes: nëse do, ralizon një blerje të re, nëse do, nuk e
realbzon…”
4. Ibën Kajim el Xhevzije, nga dijetarët hanbeli, në librin “I’lamul Muvekiin” ka thënë: Një njeri i thotë tjetrit blije këtë shtëpi ose këtë mall nga filani me kaq të holla, kurse unë do ta blej nga ti me kaq fitim”, atëherë ai frikësohet se nëse e blen, ka mundësi që urdhëruesi të pendohet e të mos dëshirojë më ta blejë, pra ekziston mundësia që ta kthejë atë (mall). Atëher manovrimi (transaksioni) në këtë rast është që ai fillimisht ta blejë atë mall me të drejtën e zgjedhjes (pra, me mundësin që ta kthejë mallin e blerë) për tri apo më shumë ditë, pastaj t’i thotë urdhëruesit se e kam blerë ashtu siç e kërkove. E, nëse ai e blen atë prej tij, në regull, por nëse jo, atëherë ai ka të drejtë t’ia kthejë atë mall shitësit të parë, pasi kishte kushtëzuar të drejtën e kthimit. ”

Nga citatet që u përmendënm shohim se në medhhebin maliki kjo formë e tregtisë nuk është e lejuar, përderisa në tre medhhebet e tjera (hanefi, shafi dhe hanbeli) kjo formë e tregtisë murabaha nënkuptohet të jetë e lejuat.

Përzgjedhja e mendimit të saktë

Pas sqarimit të çështjeve më lart arrijmë në konkluzionin se shitblerja murabaha bashkëkohore është e lejuar, pasi është në përputhje me parimet dhe rregullat e përgjithshme të jurisprudencës islame, natyrisht duke pasur parasysh disa kushte që do t’i për-
mendim më poshtë. Në anën tjetër, rezervat që shprehin disa dijetarë bashkëkohorë janë të paqëndrueshme, për faktin se me kushtëzimet e parapara tejkalohen të gjitha mundësitë e keqpërdorimit ose rënies në ndonjë ndalesë sheriatike.
Zoti e di më së miri !

Tregtia murabaha bankare lejohet me këto kushte

Siç u tha më herët, në parim aplikim i shitblerjes murabaha, ashtu si bëjnë bankat islame është një metodë legjitime dhe nuk ka ndonjë mbështetje që do të na bënte ta trajtojmë atë, si të ndaluar. Mirëpo, për të qenë në përputhje me rregullat sheriatike, duhen plotësuar disa kushte. Kushtet që murabaha bankare të jetë vlefshme jane:
1. Shitblerja e parë, e cila ndodh mes bankës dhe tregtarit, të jet shitblerje e saktë që plotëson kushtete shitblerjes, përndryshe nuk ka mundësi që të pasojë një shitblerje e re, nëse e para nuk është në rregull.
2. Klienti i bankës të jetë në dije për çmimin me të cilin banka e ka blerë artikullin në shitblerjen e parë, pasi kjo tregti realizohet në transparencë të plotë ndërmjet bankës dhe klientit, prandaj është i llojit të tregtive në besë (bujul emanat). Në këtë çmim futen edhe harxhimet e tjera përveç shumës së artikullit, si kostoja e transportit, pagesa e punëtorëve, etj..
3. Shuma që fiton banka gjatë ishitjes së artikullit të jetë e qartë dhe e përcaktuar, pasi edhe ky fitim është pjesë e çmimit të mallit, kurse njohja e çmimit është kusht i shitblerjes.
4. Disa dijetarë bashkëkohorë kanë kushtëzuar që premtimi i klientit – në të cilin ai i thotë bankës se, nëse e blini atë artikull, unë do ta blej nga ju – të mos jetë obligues, ndërsa disa të tierë kanë thënë se ky premtim mund të jetë obligues. Për këtë ka pasur një debat të gjerë dhe të detajuar, ku në këtë rast themi se e sakta është që premtimi të mos jetë obligues për tre arsye:
a. Nëse premtimi trajtohet si obligues, atëherë marrëveshja paraprake mes klientit dhe bankës merr fuqinë e kontratës së shitblerjes dhe kjo bën që marrëveshja tregtare të bëhet obliguese, para se të sigurohet artikulli dhe të blihet.
b. Dijetarët e vjetër të të tre medhhebeve përcjellin se çdo premtim që i paraprin shitblerjes është i pavlefshëm.
C. Ekzistojnë mënyra me anë të cilave ka mundësi që banka ta sigurojë veten, nëse nuk realizohet premtimi nga ana e klientit dhe kjo është që banka në shitblerjen e parë të vendosë si kusht të drejtën për ta anuluar atë shitblerje (hijarin).
Këto janë disa nga arsyet pse është më e drejtë që premtimi të mos jetë obligues dhe këtë e përzgjedhin një numër dijetarësh bashkëkohorë (shejh Abdulaziz bin Baz, shejh Muhamed Sulejman Eshkar, shejh Beker ebu Zejd, shejh Refik el Misru, dijetarët e Komisionit të Përgjithshëm për Fetva-el Lexhnetu Daime, etj) ndërsa një numër tjetër i tyre përzgjedhin mendimin se premtimi mund të jetë obligues.
5. Banka ose institucioni financiar islam, para se të realizojë shitblerjen e dytë me klientin, duhet ta posedojë artikullin dhe pastaj ta shesë. Nëse nuk ndodh kjo dhe nëse banka e realizon kontratën e shitblerjes me klientin para kësaj, atëherë llogaritet se ka shitur një mall para se ta kishte në pronësinë e vet. Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ka ndaluar shitjen e asaj që nuk posedohet (Ahmedi).
6. Tregtia murabaha bankare nuk duhet të shpjerë në kamatë, siç ndodh gjatë shitblerjes i’neh (Bej’u i’neh).
7. Nuk lejohet, pavarësisht në çfarëdo rrethanash, të shtohet çmimi i caktuar i mallit, i cili ndahet në këste të qarta, pasi çdo shtim mbi çmimin me të cilin është shitur malli konsiderohet rritje kamatare.

Alaudin Abazi