Alibaba prek shifrën prej 10 miliardë dollarë shitjesh për 30 minuta gjatë Ditës së Beqarëve 11.11.2019

190

Shkruar nga: Chris Dawson

Kompania Alibaba nisi Ditën e Beqarëve 2019 me 1 miliardë dollarë shitje për 1 minutë e 8 sekonda, shifër kjo e cila në më pak se 30 minuta (29 minuta e 45 sekonda) kishte arritur cakun prej 10 miliardë dollarësh. Kjo shifër e arritur brenda 30 minutave përbën një të tretën e totalit prej 30.8 miliardë dollarë shitjesh gjatë Ditës së Beqarëve të vitit të kaluar. 

Arsyeja për këtë gjallëri mu në pikë të mesnatës është se shumë konsumatorë kinez I kishin mbushur paraprakisht shportat me produkte të nevojshme për ta, të gatshëm për të shtypur butonin e blerjes posa të fillonte Dita e Beqarëve 2019.

Sapo u bë ora 2 paradite, dy orë pasi filluan të shiten produket, shitjet e Ditës së Beqarëve 2019 të Alibaba-s thyen rekordin prej 18.3 miliardë dollarë duke e tejkaluar totalin e shitjeve gjatë kësaj dite të viteve 2014, 2015 dhe 2016. Kjo është një normë e dy orëve të para të shitjes me vlerë që tejkalon 2.5 milionë dollarë në sekondë. 

Zakonisht, Alibaba është përqëndruar në Tmall dhe Taobao por këtë vit, pika të shitjes do të jenë poashtu AliExpress dhe Lazada në Azinë Juglindore. Hong Kong-u, SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Japonia janë ndër blerësit e parë gjatë shitjeve të hershme. Me të hapur, 5 rajonet e para në shtetin e Kinës për sa I përket shitblerjeve ishin Guangdon, Zheijang, Jiangsu, Shanghai dhe Shangdong.

Me një stil pompoz, numërimi mbrapsht për në 11.11 u përcoll me një mbrëmje Gala ku u performua një duet nga sopranoja ruse Aida Garifullina dhe këngëtarja kineze Ayanga të rrethuar nga valltarë që mbanin sfera ndriçuese dhe lëviznin në unison për të krijuar efektin e valëve të dritës në skenë. Më pas doli ylli adoleshent Jackson Yee, pjesëtar i grupit TFBoys. Ai i befasoi fansat duke kënduar këngën e tij të re, “Fall”. Në gjysmë të shfaqjes, audienca u çmend kur trajnerët dhe kampionët e shfaqjes së famshme televizive, që transmetohet në shërbimin videotransmetus të Alibaba-s, Youku , hynë në skenë. Atyre më vonë iu bashkangjitën ekipet e valltarëve me renome botërore, The Royal Family dhe Kinjaz të cilët performuan një sfidë kërcimi spektakulare mbi një platformë lëvizëse të ndriçuar me drita LED. Në fund, këngëtarja Taylor Swift performoi si për kënaqësine e audiencës  në Shanghai Mercedes-Benz Arena poashtu dhe për ata që po e ndiqnin transmetimin e drejtpërdrejt nga interneti.

Dita e Beqarëve 2019, një Ngjarje Botërore 

Më shumë se 22,000 marka internacionale nga 78 vende dhe rajone do të marrin pjesë më 11.11 të këtij viti në Tmall Global, tregun ndërkufitar online të AliBaba-s, ku do ketë një përzgjedhje të gjerë të produkteve ndërkombëtare për konsumatorë. 

Për të dytën herë radhazi, Lazada do të merr pjesë me pritshmëritë që “shoppentertainment”-i i tyre – një përzierje inovative mes të bërit pazar dhe argëtimit – do të tërheq një numër rekord të tregtarëve dhe konsumatorëve pjesëmarrës në gjashtë tregje. 

Derisa vazhdon t’i shërbej mbi 200 vendeve dhe rajoneve, kompania AliExpress do t’ua mundësoj tregtarëve nga Rusia, Spanja, Italia dhe Turkia të marrin pjesë në 11.11 për herë të parë. 

Kompania Daraz përçau tregun e shitjeve me pakicë më 11.11 të vitit të kaluar dhe ka filluar përgatitjet dhe këtë vit me festime në Pakistan, Bangladesh, Shri Lanka, Mianmar dhe Nepal. India do të festoj me Festivalin e Tregtisë UC në bashkëpunim me Paytm, Vmate dhe 9Apps. 

Kompania Fliggy do ofroj 30,000 pako të ndryshme për pushime në mbi 200 destinacione në mënyrë që të ushqej dëshirat për të udhëtuar të turistëve kinezë. Mijëra ekspert të udhëtimit do të ofrojnë këshilla dhe sugjerime me anë të transmetimit përmes internet gjatë 11.11.

Solli në shqip: Ekonomia Islame