Disa vendime të Akademive dhe Institucioneve shkencore bashkëkohore rreth tregtisë me këste

76

1. Vendimi i Akademisë Ndërkombëtare e Fikhut Islam në lidhje me shitblerjen me këste

Këshilli i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, i cili buron nga Organizata e Kongresit Islamik, në mbledhjen e tij të gjashtë të mbajtur në Xheda të Arabisë Saudite, më 17-23 shaban, viti 1410 h, që përputhet me14-20 mars të vitit 1990, pas shqyrtimit të hulumtimeve të arritura në lidhje me shitblerjen me këste dhe pas dëgjimit të diskutimeve të bëra, vendosi si vijon:

Së pari: Lejohet shtesa në çmim nëse malli shitet me shtyrje kundrejt çmimit në rastin kur do të blihej me para të gatshme, ashtu sikurse lejohet të përmendet çmimi i mallit nëse shitet me para të gatshme dhe çmimi kur shitet me këste të caktuara. Kontrata është e vlefshme vetëm
nëse të dyja palët vendosin për njërin çmim, qoftë ai çmim me para të gatshme apo çmim me këste. Nëse kontrata e shithlerjes bëhet me
pavendosmëri (ka luhatje) mes çmimit me para të gatshme dhe çmimit me këste, duke mos u arritur një marrëveshje e prerë për njërin çmim të caktuar, atëherë sheriatikisht kjo nuk lejohet.

Së dyti: Nuk lejohet, sipas ligjit islam, që gjatë tregtive me borxh të përmendet në kontratë kamata e kësteve të ndara nga çmimi i malit nëse shitet dorë më dorë, ashtu që kjo shtesë të ndërlidhet me shkakun e vonesës, pa marrë parasysh a janë marë vesh të dyja palët për përqindje kamatare ose e kanë lidhur atë me kamata të cilat janë të përhapura.

Së treti: Nëse blerësi huamarrës vonohet në pagimin e kësteve në afatet e përcaktuara, nuk lejohet që ta detyrojnë me shtesa mbi borxhin pa
marrë parasysh nëse kjo është kushtëzuar paraprakisht apo jo, për shkak se kjo konsiderohet kamatë e ndaluar.

Së katërti: Nuk i lejohet huamarrësit, i cili i ka mundësitë, që ta zvarrisë pagimin e kësteve që u ka aritur afati, por megjithëkëtë nuk lejohet juridikisht që të kushtëzohet kompensim (shtesë) në rast se vonobet pagesa.

Së pesti: Nëse blerësi me këste pajtohet, i lejohet shitësit me këste që të kushtezojë përfundimin e të gjitha kësteve para afatit të tyre, nëse blerësi vonohet në pagimin e disa kësteve (pra nuk është i rregullt).

Së giashti: Nuk ka të drejtë që shitësi ta mbajë pronësinë e mallit, por i lejohet atij që t’ia kushtëzgjë blerësit marjen peng mallin, në mënyrë që të sigurohet për pagesën e kësteve të shtyra (vonuara).

2. Fetvaja e Komisionit të Përhershëm të Fetvave në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Pyetje: A konsiderohet apo jo kamatë shtesa që i bën shitësi mallit kur ai e shet atë me një afat të caktuar (me këste)? Për shembull, një mall e ka
vlerën 500 dërhemë nëse e blen me para në dorë, por nëse e blen me afat dhe keste, atëherë mbi çmimin e tij shtohet një përqindje 5% ose 15%. A konsiderohet kamatë kjo shtesë apo jo? Kërkojmë një përgjigje bindëse të shoqëruar me argumente.
Përgjigje: Nëse e shet mallin në një afat kohor, me një çmim më të shtrenjtë se vlera e tij, kur ai shitet me para të gatshme dhe e përcakton
qartë këtë çmim shtesë të tij, atëherë në këtë rast nuk ka asgjë të keqe, pa marrë parasysh nëse kemi të bëjmë me një afat të vetëm apo me këste me afate të ndryshme. Për këtë deshmon hadithi që përcillet nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se “(skllavja) Berijra e bleu veten e saj nga pronarët e saj me nëntë avakë dhe për çdo vit jepte nga një ukije.”(Buhariu dhe Muslimi.)
Ky transaksion bën pjesë tek shitja me këste.

3. Fetvaja e Departamentit të Përgjithshëm për Fetva të Mbretërisë së Jordanisë

Landërimi i takon Allahut, pagja dhe bekimi qofshin mbi zotërinë tonë, të Dërguarin e Allahut…
Tregtia me këste është e lejuar dhe në këtë nuk ka ndonjë problem.
Shumica dërmuese e dijetarëve është pajituar se kjo formë e tregtisë lejohet me kusht që çmimi të përcaktohet gjatë kontratës, pra jo pas saj dhe në kusht që afatet e kësteve të jenë të caktuara. Argumenti dijetarëve është hadithi i Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, në të cilën ajo ka thenë: “Më ka ardhur Berirja dhe më ka thënë: Kam bërë marreveshje që të lirohem nga robëria me shumën prej nëntë avakë argjend, që çdo vit të paguaj një ukije (argjend). ” (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi). Pra, kjo është tregtia me këste, të cilin e aprovoi i Derguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
Imam Neveviu ka thënë: “Por nëse thotë se po ta shes për një mijë me para në dorë ose për dy mijë me pagesë të vonshme… atëherë kjo kontratë lejohet”.
Prandaj nuk ka pengesë që një firmë të blejë mallra me para në dorë për ti shitur ato me këste.
Zoti i Madhërishëm e di më së miri !

Alaudin Abazi