Si të mbroni veten nga hakimi në kamerë dhe mikrofon të kompjuterit

179
Përdorni këto këshilla për rritje të sigurisë

Me 11 Korrik 2019, Apple çaktivizoi tiparin e audio bisedës Walkie Talkie në pajisjet e menqura të tij për të rregulluar një cenueshmëri të mundshme që do t’i lejonte dikujt të dëgjonte konsumatorët pa pëlqimin e tyre, sipas një raporti në TechCrunch.

Vetëm disa ditë më parë, një studiues i sigurisë zbuloi një të metë të ngjashme në aplikacionin për videokonferenca Zoom që mund të shfrytëzohej për të mashtruar përdoruesit e Mac në hapjen e një video thirrje, edhe nëse ata e kishin çinstaluar Zoom në të kaluarën. Të dy Apple dhe Zoom kanë lëshuar azhurnime për të adresuar problemin.

Nuk ka pasur ndonjë raportim të konsumatorëve të kenë qenë viktimë e njërës prej këtyre dobësive, përndryshe të metat e sigurisë me kamera dhe mikrofona nuk janë asgjë e re. Sidoqoftë, lajmet shtojnë më shumë frikën tek konsumatorët për privatësinë dixhitale.

Dyzet e tre përqind e amerikanëve që zotërojnë telefona inteligjentë besojnë se pajisja e tyre regjistron ato që thonë edhe kur nuk e kanë kërkuar atë, sipas një studimi të përfaqësuesve kombëtar të më shumë se 1.000 të rriturve të kryer nga Consumer Reports në maj.

Gjersa reklamimi i targetuar funksionon aq mirë sa që duket se kompanitë e teknologjisë po regjistrojnë në mënyrë të paligjshme bisedat tuaja, ekspertët e privatësisë dhe sigurisë thonë se asnjëra prej këtyre nuk po ndodhin në të vërtetë – shitësit kanë mënyra të tjera, shumë efektive për të mësuar se për çfarë mund të jenë të interesuar njerëzit.

Nga ana tjetër, ekziston një rrezik i vërtetë, që hakerët mund të marrin kontrollin e kamerave dhe mikrofonave në pajisjet tuaja, thonë ekspertët e sigurisë.

“Këto janë rreziqet që ne i presim me këto pajisje të zgjuara,” thotë Patrick Jackson, zyrtari kryesor i teknologjisë në Disconnect, një firmë e sigurisë në internet që ka bashkëpunuar me CR në hetime. “Ata kanë shumë sensorë, dhe nuk jeni gjithmonë të vetëdijshëm nëse ata janë të fikur apo jo.” Sidoqoftë, thotë Jackson, ka disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmarrësh për të mbrojtur veten, pa marrë parasysh se çfare lloji kompjuteri apo pajisje të zgjuar përdorni.

Largoj programet e video dhe audio bisedave të dedikuara

“Sa herë që instaloni një aplikacion të ri në pajisjen tuaj, ju po shtoni një derë të pasme në sistemin tuaj, me më shumë mundësi kompjuterike që hakerat mund të përpiqen të shfrytëzojnë,” thotë Cody Feng, drejtuesi i projektit për sigurinë dhe testimin e privatësisë në Consumer Reports. “Në sigurinë dixhitale, ne e quajmë këtë Sipërfaqe Sulmi”. Reduktimi i kësaj sipërfaqe është gjithmonë një ide e mirë.”

Shumica e aplikacioneve si Google Hangout, Skype dhe Zoom ju japin mundësinë të bëni dhe të pranoni thirrje duke hyrë në faqen e tyre në shfletuesin tuaj të internetit pa shkarkuar ndonjë aplikacion të veçantë. Përdorimi i shfletuesit tuaj në vend që të shkarkoni një aplikacion është një mënyrë e thjeshtë për të qëndruar pak më të sigurt.

Një shfletues uebi nuk është në thelb më i sigurt, por sa më pak aplikacione në kompjuterin apo pajisjen tuaj me qasje në kamerën dhe mikrofonin tuaj, aq më pak mundësi që hakerat të depërtojnë dhe të ju spiunojnë juve.

“Gjithmon do të ketë aplikacione për biseda që njerëzit nuk mund t’i shmangen sepse ato kanë tipare që nuk janë të disponueshme në ueb versionin e shfletuesit të shërbimit” thotë Feng. “Dhe ju nuk keni mundësinë për të larguar aplikacionet që vijnë të para-instaluara në pajisjen tuaj, si shërbimi Walkie Talkie i Apple Watch.Është në rregull. Thjesht merrni hapat që kanë kuptim për situatën tuaj. Cdo përpjekje shtesë do t’ju lë të mbrojtur më mirë.”

Kontrolloni autorizimet në pajisjen tuaj

Të gjitha llojet e aplikacioneve mund të kërkojnë leje për të hyrë në kamerën, mikrofonin dhe veçoritë e tjera, siç janë informacionet e vendndodhjes, në telefonin ose kompjuterin tuaj. Duke përdorur hapat e mëposhtëm, është e lehtë të shihni se cilat aplikacione kanë kërkuar autorizime dhe të revokoni autorizimet që ju keni dhënë në të kaluarën.

“Sigurohuni që të kuptoni të gjitha aplikacionet që kanë leje për qasje në video dhe mikrofon,” thotë Patrick Jackson.

Jackson rekomandon të ndalni çdo autorizim që nuk është i rëndësishme për jetën tuaj të përditshme. Në këtë mënyrë, edhe nëse një aplikacion është i komprometuar, sulmuesi nuk do të jetë në gjendje të bëjë një lidhje të drejtpërdrejtë me kamerën ose mikrofonin tuaj pa zbatuar ndonjë hakim shtesë.

Në një telefon Android: Shkoni te Settings > Apps (ose Apps & Notifications) > Advanced > App permissions > Camera > shtypni butonin ndërprerës që është pranë  aplikacionit për të revokuar lejen. Pastaj kthehuni përsëri dhe bëni të njëjtën gjë në menynë “Microphone”. (Këto udhëzime mund të ndryshojnë pak në varësi të telefonit që keni.)

Në një iPhone: Shkoni Settings > Privacy > Camera > shtypni butonin ndërprerës që është pranë  aplikacionit për të revokuar lejen.  Pastaj kthehuni përsëri dhe bëni të njëjtën gjë në menynë ” Microphone”.

Në një Mac: Shkoni te Settings > Security & Privacy > Privacy > Camera > Largo tikun në kutinë pranë aplikacionit për të revokuar lejen. Pastaj kthehuni përsëri dhe bëni të njëjtën gjë në menynë “Microphone”.

Në një PC: Shkoni te Settings > Privacy > Camera > Ndalni krejtësisht qasjen e kamerës ose shtypni butonin ndërprerës që është pranë  aplikacionit për të revokuar lejen. Pastaj kthehuni përsëri dhe bëni të njëjtën gjë në menynë “Microphone”.

Përditësoni Softuerin dhe Firmuerin tuaj

Përditësimi i softuerit dhe firmuerit është thelbësor për të qëndruar në krye të sigurisë tuaj dixhitale. Ndonjëherë, si me problemin Walkie Talkie të Apple Watch, prodhuesit do të shfaqin automatikisht azhurnime për të ndihmuar mbajtjen e konsumatorëve të sigurt kur identifikohen të meta serioze.

Në raste të tjera, si me aplikacionin Zoom, mund t’ju duhet të ndërmerrni hapa shtesë për të siguruar që jeni i mbrojtur. Sipas Zoom, konsumatorët që përdorin aplikacionin mund të shkojnë në faqen e Qendrës se Shkarkimeve për të kontrolluar azhurnimet. Përndryshe, hapni aplikacionin, klikoni në “zoom.us” në këndin e majtë të sipërm të ekranit zgjidhni “Check for Updates.

“Mos prisni derisa të dëgjoni për një problem për të kërkuar azhurnime dhe më pas të instaloni menjëherë azhurnime të sigurisë,” thotë Feng. Aktivizoni azhurnimet automatike ose kontrolloni shpesh azhurnimet.

Metoda e shiritit

Është një fotografi e famshme e Mark Zuckerberg me një laptop në sfond që ka një copë shiriti që mbulon kamerën. Bërja e njëjtë me kompjuterin tuaj është një shkurtesë për paqen e mendjes. Nëse shiriti duket shumë i çrregullt për ju, mund të blini afishe vetëm për këtë qëllim që janë krijuar për tu zhvendosur dhe zëvendësuar lehtë.

“Kjo pengesë fizike është një zgjidhje e shkëlqyeshme për video, por nuk do të funksionojë aq mirë për mikrofonin tuaj,” thotë Jackson. Në fakt, thotë ai, mikrofonat e integruar shpesh janë krijuar për të vazhduar të funksionojnë edhe nëse ato janë të bllokuara, kështu që ju nuk do të ndalni rastësisht një thirrje me një gisht të gabuar. “Për mikrofonin e telefonit ose laptopit, shpesh duhet të mbështeteni vetëm tek softueri për t’ju mbrojtur,” thotë Jackson.

Sidoqoftë, mund të provoni atë që quhet “bllokues i mikrofonit”, që është në thelb një prizë fals pa asgjë në anën tjetër të saj që mund ta futni në kufjet e pajisjes ose tek xheku i mikrofonit. Kur punon siç është menduar, ky bllokues mashtron pajisjen duke menduar se mikrofoni është i kyçur dhe se po kalon nga mikrofoni i integruar, kështu që një haker nuk do të mund te marrë ndonjë sinjal nëse ata shkelin sistemin tuaj.

“Kjo mund të mos funksionojë në çdo pajisje,” thotë Jackson, por bllokuesit e mikrofonit janë zakonisht të lirë, kështu që nëse jeni të shqetësuar me të vërtetë për mundësinë e hakimit të mikrofonit, atëherë ia vlen të blihet. /customerreports/