Shembulli i shitblerjes murabaha

1118

Shembulli i shitblerjes murabaha

Një person dëshiron të blejë një makinë me vlerë dhjetë mijë euro, mirëpo nuk ka mundësi ta bejë pagesen ne para të gatshme. Për këtë ai shkon në bankë ose në institucionin financiar islam, ku bën kërkesë se dëshiron ta blejë atë makinë, por nuk ka mundësi ta bëjë pagesën në para të gatshme, kështu që kërkon nga banka ta blejë makınën me atë çmim, kurse ky premton se atë makinë do ta blejë me pagesë të vonuar (me këste) me të njejtin cmim dhe 10% fitim, në total është njëmbëdhjetë mijë euro, ose edhe me ndonjë çmim tjetër, varësısht si arrıhet marrëveshja.
Artikulli mund të jetë edhe më i madh se ky në këtë shembull, sikurse banesë, truall etj., ose mund të jetë më i vogël, stkurse televizor, makine larese, orendi, etj..
Malli gjithashtu mund të jetë edhe i papërcaktuar konkretisht, por vetëm i konkretizuar në lloj, sikurse blerja e një makine e një lloji të caktuar dhe modeli të caktuar dhe specifikat e tjera, pa përcaktuar se cila makinë konkretisht.

Palët pjesëmarrëse në murabaha

Në këtë transaksion vërehet se marrin pjesë tre palë:
Pala e parë: Klienti, personi i cili bën kërkesën për blerjen artikullit të caktuar.

Pala e dytë: Banka ose institucioni financiar që merr kërkesen, e blen mallin e kërkuar dhe e merr në pronësi atë.

Pala e tretë: Shitësi i parë, i cili nuk ka lidhje me marrëveshjen paraprake mes klientit dhe bankës, kështu që nuk ndërhyn në rishitjen që do të realizojë banka pasi ta blejë artikullin prej tij. Pra, ai vetëm posedon mallin e kërkuar nga klienti dhe ia shet bankës me para të gatshme

Elementet e shitblerjes murabaha

Murabaha përbëhet nga disa elemente, që janë:
1. Kërkesa të cilën klienti i paraqet bankës (ose institucionit financiar) duke saktësuar artikullin që dëshiron të blejë.
2 Premtimi i ndërsjellë ndërmjet klientit (urdhëruesit të blerjes) dhe bankës për realizimin e blerjes së artikullit të kërkuar (ka mundësi që ky premtim të jetë obligues ose jo obligues, siç do ta sqarojmë më vonë).
3. Marrëveshja paraprake rreth çmimit të artikullit dhe sasisë së fitimit, pra dihet qartë se sa është blerë artikulli dhe sa është shuma që fiton banka.
4. Blerja e artikullit të kërkuar nga ana e bankës në mënyrë të rregullt duke e vënë në pronësi atë.
5. Rishitja e artikullit klientit që ka kërkuar blerjen me çmimin që është blerë në fillim, duke i shtuar një fitim të caktuar.

Fazat e shitblerjes murabaha

Procesi i kësaj shitblerjeje kalon në këto faza:

1. Faza e premtimit: kienti dhe banka bëjnë një marrëveshje në të cilën të dyja palët premtojnë se do ta realizojnë shitblerjen e atij artikulli, pasi ta blejë banka, me çmimin e blerjes plus fitimin që i takon bankës.
2. Faza e pronësimit: në këtë fazë banka ose institucioni financiar bën dy hapa:
a. blerjae artikullit
b. martja e artikullit në pronësi.
3. Faza e rishitjes: këtu realizohet shitja e artikullit nga banka te klienti, pas realizimit të fazave të mëhershme.

Alaudin Abazi