Salah frymëzoi një tifoz për t’u kthyer në Islam

62

Tifozi i Nottingham Forest Ben Bird u tha mediave për historinë e tij të shkëlqyeshme të jetës dhe se si futbollisti i famshëm egjiptian që luan për Liverpool Mohamed Salah e frymëzoi atë të bëhej musliman, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për mediat britanike, ai tha se dikur madje e urrente dhe nënçmoi Islamin dhe më vonë vendosi të bëhej musliman.

Mohamed Salah me frymëzoi vërtet. Vendosa të bëhem musliman dhe të kthehem në Islam, por prapë jam unë, dhe kjo është ajo që kam mësuar nga Salah, Të jem i thjeshtë. Do të doja shumë ta takoja, thjesht të përshëndetemi dhe t’i them shukran ’(faleminderit, në arabisht)”, tha Bird./ Saff