Shitja e aksioneve dhe shitja me ankand publik

0
245

Shitja e aksioneve dhe shitja me ankand publik

Komisioni i Përhershëm i Fetvave në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Shitja e aksioneve

Pyetje: Unë kam blerë disa aksione dhe i shita ato më shtrenjtë sesa i bleva. Cili është gjykimi i veprimeve (transaksioneve) me to, duke ditur që më kanë mbetur akoma disa aksione?

Përgjigje: Nëse këto aksione nuk përfaqësojnë para në formë të plotë ose të pjesshme dhe janë të njohura për shitësin dhe për blerësin, atëherë lejohet shitja dhe blerja e tyre duke u nisur nga tërësia e argumenteve që lejojnë shitjen dhe blerjen, sepse në realitet ato (aksionet) përfaqësojnë një tokë, një makinë, disa ndërtesa apo diçka tjetër.

Allahut i mbështetemi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe ndjekësit e tij.

Burimi:http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&BookID=3&PageID=4854&back=true

Shitja me ankand publik

Pyetje: A është e ndaluar shitja me ankand publik?

Përgjigje: Shitja me ankand publik është e lejuar dhe nuk ka asgjë të keqe në të. Allahut i mbështetemi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe ndjekësit e tij.

Burimi: http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&BookID=3&PageID=4674&back=true