Turqia dhe Iraku bisedojnë për transmetimin e naftës nga Kirkuku në Ceyhan

0
99

Autoritetet turke dhe irakiane diskutuan të premten rreth transmetimit të naftës nga qyteti Kirkuk i Irakut për në portin e Ceyhanit në Turqi.

Zëdhënësi i Ministrisë irakiane të Naftës, Asim Jihad, bëri me dije se një delegacion i nivelit të lartë nga Ministria e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë dhe autoritete të Kompanisë Shtetërore për Marketingun e Naftës së Irakut (SOMO) biseduan në Bagdad për çështjet e përbashkëta në lidhje me fushën e hidrokarbureve.

Sipas një komunikate me shkrim të zëdhënësit Jihad, çështja kryesore e shqyrtuar me delegacionin turk ka të bëjë me pengesat teknike dhe administrative, të cilat përjetohen në transmetimin e naftës nga Kirkuku në Ceyhan.

Komunikata në fjalë thekson gjithashtu se palët ranë dakord për vijim e bisedimeve gjatë mbledhjes, që do të zhvillohet ditëve të ardhshme në Turqi.