Shlyerja e taksave meanë të kamatës

0
98

Komisioni i Përhershëm i Fetvasë

Mbretëria e Arabisë Saudite

Fetvaja nr. 13639/ V. 13 fq. 367

Subjekti: Shlyerja e taksave me anë të kamatës

Pyetje: Ju bëj me dije se unë jam një student saudit që ndjek shkollën në Britani. Qeveria britanike ka vendosur taksa edhe për mua, si p.sh. taksa e rrugës, apo një taksë në masën 15% për mallrat që blej dhe që nuk janë ushqimore dhe rroba për fëmijë. Së fundi u vu në zbatim një taksë e re për shërbimet që ofron e bashkia e qytetit, si p.sh. arsimi, pastrimi, pishinat, parqet, vendet e argëtimit si dhe shërbimet sociale, ndërkohë që ne nuk përfitojmë nga shumica e këtyre shërbimeve, sepse në to gjen elementë që bien ndesh me fenë tonë islame. Ne përfitojmë vetëm nga arsimi, pastrimi dhe këndet e lojërave për fëmijë. Ne jemi të detyruar t’i paguajmë këto taksa të cilat shkojnë nga 3000 – 4000 rijal saudi në vit (rreth 500 – 680 £), pra rreth 300 rijal në muaj. Pyetja këtu shejh i nderuar është: a më lejohet mua të hap në bankë një llogari depozituese, pra llogari me kamatë (me fajde), llogari nga e cila fitohet deri në 12 % në vit dhe nga këto fitime apo kamatë të paguaj një pjesë të këtyre taksave?

Duke u nisur nga fakti se unë nuk mund të veproj në lidhje me këtë çështje vetëm se duke qenë i qartë dhe i bazuar në argument, nisur nga fjala e Allahut: “kijeni frikë Allahun sa të keni mundësi” kërkoj nga ju të më ktheni një përgjigje ndaj letrës time sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të dijë si të veprojë, sepse shlyerja e këtyre taksave do të rëndojë buxhetin tim financiar. Lus Zotin Bujar tu zgjasë jetën dhe tu jap shëndet dhe së fundi pranoni përshëndetjet e mia më të mira.

Përgjigje: Kjo gjë nuk të lejohet, pra të vendosësh paratë me kamatë dhe me të të shlyesh taksat që të kanë vënë si detyrim, sepse argumentet për ndalimin e kamatës janë të përgjithshme.

Suksesi është dhuratë e Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për Profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

Burimi:http://www.alifta.net/fatawa/fatawaDetails.aspx?BookID=3&View=Page&PageNo=8&PageID=4902

Për të sqaruar më tepër këtë gjykim për lexuesit tanë këtu mund të shtojmë:

Së pari: Duhet ditur se kamata apo siç quhet ndryshe dhe fajde është e ndaluar me tekst të qartë dhe të prerë nga Kurani, po kështu edhe nga thëniet e Profetit (alejhi salatu ue selam) dhe ky është një gjykim për të cilin kanë rënë dakord myslimanët mes tyre ndaj të vepruarit me të nuk lejohet.

Së dyti: Interesi që merret nga bankat është kamatë, dhe si i tillë është haram. Në gjykimin islam ky fitim nuk është në pronësi as të bankës dhe as të atij që e merr atë, sepse ajo është pasuri e marrë nga njerëzit në mënyrë të padrejtë dhe duke qenë se është gati e pamundur të njihet se kujt i është bërë kjo padrejtësi, si e tillë ajo është pasuri publike dhe për këtë arsye ajo duhet të shkojë për interes publik dhe jo për interes individual. Fakti që me anë të parave të marra nga kamata dikush shlyen taksat do të thotë që ai po përfiton prej tyre në interes të tij, sepse ai në këtë rast po ruan pasurinë e tij me anë të haramit dhe kjo bie ndesh me detyrimin që ka myslimani për të shpëtuar nga harami dhe për të mos përfituar prej tij.

Së treti: Nuk lejohet që dikush të shlyejë taksat qofshin edhe të padrejta me pasurinë e dikujt tjetër që i është marrë me padrejtësi, duke u nisur për këtë nga rregulli islam që thotë: “Dëmi nuk largohet me një dëm tjetër”. Pra, kushdo që beson se kamata është e ndaluar nuk i lejohet atij ta marrë atë për të shlyer me të taksat, qofshin këto edhe të padrejta, sepse e keqja nuk largohet me të keqe, dhe se këtu nuk hyn domosdoshmëria për ta konsideruar këtë veprim të lejuar.

Allahu e di më së miri.

Komision i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH.

Për më shumë shih:

http://www.islamweb.net/fatwa/index.php?page=showfatwa&Option=FatwaId&Id=125677

http://www.ferkous.com/rep/Bi58.php

http://www.darifta.org/majlesnew/d5.htm

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here