Kriza morale dhe qëndrimi i muslimanit ndaj saj

0
70

Kriza morale dhe qëndrimi i muslimanit ndaj saj

Edukata është vyrtyti më i madh me të cilin krenohet dhe dallohet një popull nga popujt e tjerë. Edukata reflekton kulturën e popujve dhe civilizimin e tyre. Sa më lartë të qëndrojë ajo, aq më shumë lartësohet civilizimi i një populli, aq më shumë tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe aq më shumë mahnit armiqtë e tij. Në të kundërt, sa më shumë të bjerë edukata e një populli, aq më tepër humbasin vlerat e tij dhe i rrënohet autoriteti para popujve të tjerë. Sa e sa popuj kanë sunduar edhe pse nuk ishin besimtarë dhe sa e sa popuj të tjerë u lartësuan kur u kapën fort pas sjelljeve të mira, drejtësisë, mbrojtjes së së drejtave?! Sa e sa popuj, edhe nëse kanë qënë muslimanë, u rrënuan dhe u sunduan pasi humbën sjelljen dhe edukatën e tyre?!

Sa më larg të qëndrojë një popull apo shoqëri nga sjellja e mirë dhe sa më afër të jenë bijtë e tij nga sjellja e ulët, aq më shumë do të vuajë ai popull nga poshtërimi dhe mungesa e lumturisë. Kjo do të thotë se kjo shoqëri po kalon një krizë morali që ndoshta do të çojë drejt rrënimit. Një nga shkaqet e këtij rrënimi janë:

Hipokrizia sociale

Ka njerëz që shkojnë nga fryn era dhe u flasin njerëzve me fjalë që atyre u pëlqejnë, edhe nëse dikujt tjetër i ka thënë të kundërtën pak më parë, madje edhe nëse fjalët e tij bien ndesh me parimet dhe bindjet e tij. Njerëzt të tillë janë me të gjithë, edhe nëse njerëzit vetë janë ndryshe nga njëri-tjetri, por me disa përdor një fytyrë dhe me të tejrët një fytyrë tjetër. I dërguari i Allahut a.s. ka njoftuar se këta janë krijesa më e keqe e Allahut a.xh.: “Do të shihni se njerëzit më të këqinj janë ata më dy fytyra; njërës palë i shkon me një fytyrë dhe palës tjetër i shkon me fytyrë tjetër.” Njeriu me dy fytyra e ngarkon vetën me disa ndalesa njëkohësisht. Profeti a.s. thotë: “Gënjeshtra të çon në prishje dhe prishja të çon në Zjarr.”

Mendjemëdhenjtë:

Një nga dukuritë e krizës së moralit tek disa njerëz është mendjemadhësia që i ka zaptuar. Ata tregohen kryeneçë me krijesat e Allahut, mendojnë se qëndrojnë mbi njerëzit dhe se janë më të mirë se ata. Të tillë njerëz janë kryeneçët, të cilët i dërguari i Allahut a.s. i ka përshkruar i dërguari i Allahut a.s. kur u pyet për ta: “Më i dashuri prej jush për mua dhe që do të më qëndrojë më afër Ditën e Gjykimit është ai që ka sjelljjen më të mirë dhe njeriu më i urryer për mua dhe që do të më qëndrojë më larg Ditën e Gjykimit janë llapazanët, kryeneçët dhe mendjemëdhenjtë.” Disa nga cilësitë e këtyre njerëzve janë e folura me vetëvlerësime, imponimi në bisedë me të tjerët dhe nëse është intelektual përpiqet të fjasë me fjalë të panjohura për të treguar epërsi. Këto sjellje flasin për personalitetin e dobët të kryeneçit, që qëndron larg njerëzve të zgjedhur, larg zemrave të njerëzve dhe do të jetë bashkë me njerëzit e urryer për të Dërguarin e Allahut a.s. në Ditën e Gjykimit. Kryeneçi përjeton një krizë të vërtetë, shkaku i të cilës është personaliteti i dobët dhe sëmundjet e zemrës, sepse në të kundërt, nëse do të mendonin dhe do të llogjikonin, Allahu a.xh. do t’i ngrinte lart për thjeshtësinë dhe moralin e tyre të lartë.

Kanalet satelitore

Dukuria që ka goditur popujt në rrënjët e moralit të tyre janë kanalet sateliore dhe përdorimi i tyre në shërbim të rrënimit të moralit, nderit, karakterit dhe edukatës. Madje disa njerëz nuk janë mjaftuar me rrënimin e vetvetes, por kanë bërë edhe fëmijët e tyre pjesë të këtij rrënimi – djem apo vajza qofshin- duke u bërë shkak për prishjen e moralit dhe fesë së tyre. Kështu famijet ua kanë hapur derën këtyre televizioneve duke parë gjithçka që ato transmetojnë pa e ndjerë autoritetin e dikujt që mund t’i kontrollojë. Në këtë mënyrë këto familje bien prehë e provokimit të epsheve, prishin autoritetin, përhapin lakuriqsinë dhe u përngjajnë popujve të prishur.

Është bërë mëse normale që të rinjtë t’i shohësh nëpër trotuarë dhe të nxitur prej këtyre pamjeve lëndojnë vajzat, motrat dhe nënat e të tjerëve. Gjithashtu është fakt se morali i shumë të rinjve është rrënuar, madje imoraliteti është përhapur masivisht në mesin e tyre.

Nuk ka dyshim se Islami e ka ndaluar imoralitetin e të gjitha formave dhe i ka konsideruar ato ndër gjynahet e mëdha. Për të mos mbërritur deri këtu, Allahu a.xh. i ka urdhëruar muslimanët dhe muslimanet që “Thuaji (o Muhamed) besimtarëve që të ulin shikimin e tyre” (Nur 30) dhe më pas Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe të ruajnë organet e tyre (nga imoraliteti).”

Çdo vepër e ulët ka fillimet e veta dhe ndër to është shikimi pa kriter dhe këto ajete janë argumenti më i fortë se mos kontrollimi i shikimi të çon drejt veprave imorale.

Nga ana tjetër shumë prej këtyre kanaleve janë bërë urë e përcjelljes së gënjeshtrave, i përhapjes së trazirave dhe mungesës së stabilitetit në shoqëritë moderne. Shpeshherë këtë situatë e nxisin edhe njerëzit mendjelehtë dhe të pamoralshëm që flasin për çështje madhore që u përkasin gjithë njerëzve. Në këtë mënyrë ata konbuojnë në përhapjen e opinioneve dhe bindjeve që kërcenojnë të tashmen dhe të ardhmen e popujve. I dërguari i Allahut a.s. thotë: “Do të vijnë kohë mashtruese, ku besohet gënjeshtari dhe përgënjeshtrohet i vërteti, besohet tradhëtari dhe tradhëtohet i besuari dhe flasin mendjelehtët.” Të pranishmit thanë: “Cilët janë mendjelehtët?!” Profeti a.s. tha: “Njeriu pa peshë që flet për çështjet e të gjithë njerëzve.” E përcjelle Ahmedi.

Nuk ka dyshim se dukurit të tjera siç është mosbindja ndaj prindërve, padrejtësia, ashpërsia, vjedhja etj. flasin për një krizë morale që po kalojnë shoqëritë moderne. Në përfundim duhet të tërheqim vëmendjen për diçka të rëndësishme, që është fakti se askush nuk duhet të gjykojë për një popull të tërë se ka humbur moralin, duke fshirë kështu çdo shpresë për përmirësimin e tyre. Kjo nuk është pjesë e sjelljes së besimtarit që e njeh mirë fenë e tij. I dërguari i Allahut a.s. thotë: “Nëse burri thotë “u prishën njerëzit” ai është më i shkatërruari në mesin e tyre.” E përcjell Muslimi.

Është detyrë e besimtarit që të verifikojë gabimet, të mendojë mirë për Zotin e vet dhe të mos e humbë shpresën tek Ai dhe le të tregohet optimist. Qëllimi i këtij artikulli është verifikimi i problematikave dhe më pas mjekimi i tyre, gjë të cilët duhet para të gjithëve ta marrin përsipër muslimanët.

Burimi:

islamweb.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here