Shitja me këste

0
33

Shitja me Këste

Pyetje: A konsiderohet apo jo kamatë shtesa që i bën shitësi mallit kur ai e shet atë me një afat të caktuar (me këste)? P.sh. një mall e ka vlerën 500 dërhem, nëse e blen me para në dorë, por nëse e blen me afat dhe këste, atëherë mbi çmimin e tij shtohet një përqindje 5% ose 15%. A konsiderohet kamatë kjo shtesë apo jo? Kërkojmë një përgjigje bindëse të shoqëruar me argumente.

Përgjigje: Nëse e shet mallin në një afat kohor me një çmim më të shtrenjtë se vlera e tij kur ai shitet kesh dhe e përcakton qartë këtë çmim shtesë i tij, në këtë rast nuk ka asnjë të keqe, pa marrë parasysh nëse kemi të bëjmë vetëm me një afat të vetëm apo me këste me afate të ndryshme. Për këtë dëshmon hadithi që përcillet nga Aishja (radijallahu anha) se: “(Skllavja) Berijra e bleu veten e saj nga pronarët e saj me nëntë evak, dhe për çdo vit jepte nga një evak.” (Buhariu & Muslimi) Ky transaksion bën pjesë tek shitja me këste.

(Shënim: Evaku është i barabartë me 40 dërhem argjendi.)

Burimi: http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&BookID=3&PageID=4634&back=true

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here