Investimi nëpër vakëfe – Kohae El-hikrit

0
8

Investimi nëpër vakëfe – Koha e El-hikrit

Periudha kohore e kësaj kontrate është e kufizuar sado e gjatë qoftë ajo. Por tradicionalisht një shfrytëzim i tillë i tokës zgjat pafundësisht edhe nëse në kontratë është përcaktuar koha e qëndrimit, pasi është vetë qiramarrësi ai i cili vendos nëse do të qëndrojë në të ose jo, dhe qiradhënësi nuk ka të drejtë ta nxjerrë atë.[1] Dijetarët hanefi kanë përmendur se nëse qiramarrësi ka bërë ndërtime në tokën vakëf apo e ka mbjellë atë, ai ka të drejtë të qëndrojë përderisa investimi i tij vazhdon të ekzistoj dhe ai paguan qiranë e favorshme për tokën e marrë.[2] Por sidoqoftë dijetarët nuk kanë neglizhuar dy fakte: Së pari lejohet që t’i kushtëzohet qiramarrësit që ai të dalë prej saj nëse plotësohet koha e rënë dakord, sepse zbatimi i kushteve të kontratës është më i fortë sesa praktika tradicionale. Dhe së dyti, nëse vazhdimësia e qiramarrësit dëmton vakëfin, si për shembull nëse kihet frikë se ai do ta gllabëroj vakëfin apo nuk të lejon ushtrimin e të drejtës së kthimit të tij, në një rast të tillë lejohet që çështja të çohet në gjykatë për të prishur kontratën.[3] Nëse investimi i qiramarrësit, qoftë kjo ndërtesë apo pemë, një ditë prishet plotësisht, pas përfundimit të kohës së kontratës humbet e drejta e tij për të vendosur për fatin e vakëfit.[4]

El-mursad, në këtë rast lidhet një aktmarrëveshje në mes administratorëve të vakëfit dhe qiramarrësit, për investime dhe ndërtime në tokën e vakëfit, me kusht që shpenzimet e kryera në të, të jenë borxh, i cili lahet nga të ardhurat që fiton qiramarrësi nga ky investim. Pas plotësimit të shumës i jepet vakëfit qiraja e rënë dakord për tokën.[5]

Dhënia me qira e tokës për një kohë të gjatë ku në fund objekti i takon vakëfit. Në këtë rast toka vakëf i jepet me qira një firme apo investitori duke i hënë të drejtën atij të ndërtojë në të objekte të ndryshme sipas marrëveshjes, të cilat ai do t’i shfrytëzojë për një kohë të caktuar dhe pas përfundimit të kohës këto investime do të bëhen pronë e vakëfit. Një vendim i tillë duhet të sanksionohet në aktmarrëveshje që investimi do t’i dhurohet apo do t’i shitet vakëfit. Pas përfundimit të kohës shitja bëhet me një aktshitje të re.[6] Aktmarrëveshjes mund edhe t’i shtohet një artikull ku i kërkohet investitorit pagimi i një qiraje qoftë edhe modeste, nga e cila do të mund të përfitohet diçka nga vakëfi, për pasojë edhe koha e shfrytëzimit mund të zgjatet në aktmarrëveshje si kompensim i kësaj qiraje.

Ortakëria në mes vakëfit dhe investitorit. Në këtë rast administratorët e vakëfit u ofrojnë tokën investitorëve dhe ndajnë përqindjen e përfitimit nga ky investim sipas kontratës së rënë dakord. Në këtë kontratë duhet të përcaktohet që mbas një farë kohe të rënë dakord, investitori ortak jo vakëfi) duhet t’i shesë pjesën e tij vakëfit me këste apo me një dorë të vetme. Në këtë rast nuk lejohet që ortakut investitor t’i jepet pronësia e tokës së vakëfit, qoftë edhe pjesërisht, vetëm me kushtet e zëvendësimit të vakëfit. Pra në këtë rast ortakëria mbyllet në favor të vakëfit.[7]

Duke qenë se natyra e investimit pranon edhe humbjen edhe fitimin, por pasuria e vakëfit është e veçantë dhe për qëllime bamirëse, dijetarët kanë kushtëzuar që pronat e vakëfeve të administrohen me përgjegjësinë më të madhe dhe për investimet e mundshme tu jepet përparësi atyre që janë më të sigurta dhe më fitimprurëse. Për këtë qëllim duhet të ketë studime serioze dhe kontroll të rreptë në administrimin e këtyre vakëfeve, si për sigurinë e fitimit dhe mos abuzimet ashtu edhe për llojin e investimit dhe investitorit që duhet të jetë në pajtim me normat e Sheriatit. Allahu e di më së miri.

 

[1] – El-adeuij Ali El-kharshij 7/79

[2] – Hashijetu ibn Abidin 5/20.

[3] – Ibid.

[4] – Tenkih el-fetaua el-hamidije 2/131, Fethul alij el-mailiki 2/252, El-meusuatu el-fikhije 18/64.

[5] – Hashijetu ibn Abid 4/402, Bidajetu el-muxhtehid 2/236, Mexhmua el-fetaua Ibn Tejmije 31/224.

[6] – El-ixharetu muntehije bi temlik e botuar në revistën e Akademisë së fikhut Islam nr.12.

[7] – Studimet dhe vendimet e konferencës së parë të financës islame e zhvilluar në Dubaj në 23-25/6/1399 h.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here