Dispozitat e kartëmonedhës

0
47

Dispozitat e kartëmonedhës

Lavdia i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin për Profetin tonë Muhamed, pas të cilit nuk ka profet tjetër, për familjen dhe shokët e tij.

Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam mori në shqyrtim studimin e paraqitur para saj në lidhje me temën që ka të bëjë me monedhën letër, dhe dispozitat e saj nga ana fetare. Pas diskutimeve dhe shkëmbimit të opinioneve ndërmjet anëtarëve të Akademisë ajo vendosi:

Së pari: Duke u nisur nga fakti se monedhat në origjinë janë prej ari dhe argjendi e nga fakti se arsyeja pse tek to ndodh kamata është –sipas mendimit më të saktë të dijetarëve të Sheriatit- vlera monetare e tyre;

duke u nisur edhe nga fakti se vlera te fukahatë nuk kufizohet vetëm te ari dhe argjendi edhe pse metali i tyre është baza;

duke u nisur edhe nga fakti se sot kartëmonedha është shndërruar në diçka me vlerë dhe ka zënë vendin e arit dhe argjendit në shkëmbimin e saj,

duke u nisur edhe nga fakti se në kohën e sotme me të vlerësohet çmimi i sendeve, ndërkohë që nuk përdoret më ari dhe argjendi,

duke u nisur edhe nga fakti se njerëzit ndjejnë qetësi në depozitimin dhe përdorimin e saj financiar,

duke u nisur edhe nga fakti se me të shlyen përgjegjësitë dhe pagesat e përgjithshme, edhe pse vlera e saj nuk qëndron tek vetë ajo, por tek diçka jashtë saj, e që është besueshmëria e saj si mjet ndërmjetës qarkullimi dhe shkëmbimi, e që është pikërisht ky sekreti i pranuar i vlerës së saj;

duke u nisur edhe nga fakti i verifikuar se shkaku pse kamata ndodh tek ari dhe argjendi është vlera e tyre monetare, fakte këto të cilat të gjitha përmbushen edhe te kartëmonedha, atëherë Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam vendosi se:

Së pari: Kartëmonedha është para më vete, e pavarur, që mbart dispozitat e arit dhe argjendit, jepet zekat për të, dhe se tek ajo ndodh kamata me të dyja llojet e saj: kamata e vonesës (arab. nesie: delay usury) dhe kamata e shtimit (arab. fadl: excess usury), plotësisht ashtu siç ndodh edhe me arin dhe argjendin. Ky gjykim jepet duke u nisur nga vlera monetare e kartëmonedhës në bazë të krahasimit të saj me arin dhe argjendin, kështu që kartëmonedha merr të gjitha dispozitat e parasë dhe mbart të gjitha detyrimet që obligon Sheriati për të.

Së dyti: Kartëmonedha konsiderohet monedhë më vete dhe e pavarur, njëlloj si monedha e arit dhe argjendit apo çfarëdo monedhe tjetër me vlerë. Po kështu çdo kartëmonedhë konsiderohet lloj më vete, numri i tyre është aq sa është edhe numri i organizmave që e nxjerrin atë në vende të ndryshme, pra se kartëmonedha saudite është lloj më vete, kartëmonedha amerikane lloj tjetër më vete, e po kështu çdo kartëmonedhë është një lloj i pavarur më vete. Kështu që duke u nisur nga kjo, kamata ndodh edhe tek kartëmonedhat, kamata e vonesës dhe kamata e shtimit, ashtu siç ndodh kamata edhe tek ari dhe argjendi apo tek çfarëdo monedhë tjetër.

E gjitha kjo do të thotë se:

a- Nuk lejohet shitja e kartëmonedhave mes njëra-tjetrës apo me llojet e tjera të monedhave, ar, argjend, etj, në distancë kohore. P.sh. nuk lejohet shitja e Rijalit Saudit me një monedhë tjetër, në vlera të ndryshme dhe në distancë ko-hore, nëse ky shkëmbim nuk kryhet aty për aty në mes palëve (dorë për dorë).

b- Nuk lejohet shitja (shkëmbimi) e së njëjtës kartëmonedhë me të njëjtin lloj të saj me diferencë të ndryshme vlerash, qoftë kjo në distancë kohore ose edhe dorë për dorë. P.sh. nuk lejohet shitja (shkëmbimi) në mes 10 Rijalëve Sauditë kartëmonedhë me 11 Rijalë Sauditë kartëmonedhë, në distancë kohore apo edhe dorë për dorë.

c- Lejohet shitja e llojeve të ndryshme të monedhave në mes njëra-tjetrës, nëse ky shkëmbim kryhet dorë për dorë. P.sh. lejohet shitja e Lirës Siriane apo Libaneze me një Rijal Saudit, qoftë kjo kartë-monedhë apo argjend, qoftë më shumë apo më pak. Lejohet shitja e Dollarit Amerikan me tre Rijal Saudit, qoftë edhe më shumë ose më pak, nëse ky shkëm-bim kryhet dorë për dorë, po kështu lejohet shitja e Rijalit Saudit argjend me tre Rijal Saudit kartëmonedhë, më pak ose më shumë, dorë për dorë; sepse kemi të bëjmë me shitje ndërmjet llojeve të ndry-shme dhe fakti që kanë të njëjtin emër nuk ndryshon asgjë, ndërkohë që kemi të bëjmë me realitete të ndryshme.

Së treti: Është e detyruar dhënia e zekatit për kartëmonedhat, kur ato vetë arrijnë vlerën më të ulët të nisabit të arit ose argjendit, ose kur arrijnë vlerën e nisabit duke u bashkuar me monedha të tjera apo me vlerën e mallrave të përgat-itura për tregti.

Së katërti: Lejohet përdorimi i kartë-monedhave si pasuri kapitale, në shitjen paraprake (forward buying) ose në ortakëri.

Allahu e di më së miri; paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për Profetin tonë Muhamed, për familjen dhe shokët e tij.

Burimi: http://www.themwl.org/Fat-wa/default.aspx?d=1&cidi=89&l=AR

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here