Ne dhe tjetri

0
33

Ne dhe tjetri
Vendimi nr. 150, 8/16
Asambleja e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, e dalë nga Organizata e Konferencës Islamike, e mbledhur në sesionin e saj të gjashtëmbëdhjetë në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe) nga datat 30 Sefer -5 Rebiul-Euel 1426 h. që korrespondon me 9- 14 Prill 2005, pasi mori në shqyrtim studimet e paraqitura rreth temës “Ne dhe tjetri” dhe pasi dëgjoi diskutimet që zhvilluan rreth saj, vendosi si vijon:
1. Vënia në veprim e të gjitha mjeteve të nevojshme që shërbejnë për unifikimin e radhëve të muslimanëve, në nivel shtetesh dhe kombesh, derisa me të drejtë të mund të flitet në kohën tonë për “një umet të vetëm”. Kjo padyshim kërkon hedhjen e hapave konkretë siç janë sheshimi i kundërshtive, vënia në jetë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, shkencës dhe politikës mes shteteve të ndryshme islame. Në këtë kuadër duhet që të vihen në jetë vendimet e shumta të Organizatës së Konferencës Islamike në lidhje me këtë çështje.
2. Shtetet dhe organizatat islame duhet patjetër të koordinojnë mes tyre hartimin e një mesazhi publik të qartë për Islamin, i cili do të shërbejë si themel bazë në dialogun me tjetrin, e shoqëruar kjo me përgatitjen e brezave specialistësh në fushën e medias, që e kuptojnë mirë këtë mesazh dhe e kumtojnë atë me profesionalizëm në të gjitha gjuhët e gjalla, për tu përballuar me luftën e ashpër mediatike që bëhet kundër muslimanëve dhe Islamit në kohën tonë.
3. E gjitha kjo duhet të bazohet në ngritjen e projekteve të përbashkëta, që nuk varen nga grantet dhe dhuratat, por bazohen në zhvillimin e interesave të përbashkëta mes të gjithëve. Kjo do të çonte në përmirësim dhe organizim më korrekt të mardhënieve mes shteteve islame dhe shteteve të tjera në të gjitha fushat: ekonomike, shoqërore, kulturore e politike.

Sugjerimet:
1. Akademia Ndërkombëtare e Fikhut Islam fton të gjitha shtetet anëtare, organizatat, universitetet dhe qendrat e specializuara islame, në hartimin e planeve për botimin e një serie librash dhe studimesh, në gjuhë të ndryshme, rreth çështjeve që kanë të bëjnë me dialogun me të tjerët, ku të shfaqen qartë të vërtetat e Islamit si fe e jetës dhe universit, që nuk e urren tjetrin, ku theksohen vlerat e Islamit, siguria, bashkëpunimi për të luftuar varfërinë, urinë, sëmundjet si dhe për të zhvilluar burimet e përbashkëta në projekte bashkëpunimi të dobishme për të gjithë njerëzimin. Të tilla studime të shpërndahen në koordinim me Akademinë Ndërkombëtare të Fikhut Islam.
2. Nxitja e instancave përkatëse të angazhuara në marrëdhëniet ndërkombëtare në nivel qeverish ose kombesh, që t’i ofrojë komunitetit ndërkombëtar të gjitha ato vlera të larta që i ofron Islami njerëzimit dhe rëndësinë që ai i jep paqes dhe sigurisë në botë. Kjo të bëhet përmes pjesmarrjes aktive në organizatat globale ndërkombëtare, si Organizata e Kombeve të Bashkuara, Organizata Ndërkombëtare për Arsimin dhe Kulturën (UNESCO), organizatat ekonomike dhe industriale ndërkombëtare.
Kjo kërkon dy gjëra:
a) Përfshirja e specialistëve të universiteteve dhe organizatave islame e të tjerë veç tyre, në delegacionet përfaqësuese të shteteve, në organizatat ndërkombëtare. Përgatitja e brezave që kanë një kuptim më të gjerë rreth Islamit, paqes që ai promovon dhe parimeve bazë mbi të cilat ai ndërtohet, si dhe më të aftë që të mund ta paraqesin atë ndër njerëz në mënyrën më të mirë.
b) Përqendrim më i madh në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtarë përmes organizmave ndërkombëtarë, me drejtësi, duke refuzuar çdo zgjidhje tjetër jashtë këtij kuadri. Bashkëpunim më i madh me të gjitha organizmat ndërkombëtarë, ashtu siç na mëson feja e Zotit, për ta lartësuar të vërtetën, mbrojtur principet e paqes, drejtësisë, dhe ligjit natyral, që shtetet perëndimore mbështesin dhe pranojnë.
Allahu është më i Ditur për gjithçka.
Burimi: http://www.iifa-aifi.org/2188.html

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here