Prodhimi industrial turk rritet me 7 për qind në nëntor 2017

0
24

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK), prodhimi industrial turk gjatë nëntorit 2017 është rritur me 7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016…

 

Prodhimi industrial turk gjatë nëntorit 2017 është rritur me 7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016 dhe me 0,3 për qind në krahasim me muajin tetor.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK), rritja vjetore e prodhimit industrial është realizuar në nivelin 6,9 për qind.

Në tetor 2017, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2016, indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve ka regjistruar një rritje me 0,5 për qind; indeksi i sektorit të industrisë së prodhimit është rritur me 7,7 për qind, kurse indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe klimatizimit (ngrohjes dhe ftohjes së ajrit) është rritur me 7,3%.

Prodhimi industrial në tetor 2017 ishte rritur me 7,3 për qind në bazë vjetore dhe me 0,7 për qind në bazë mujore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here