Eksportet turke të 2017-s rriten me 10,22% në krahasim me vitin 2016

0
97

Turqia arriti në vitin 2017 nivelin e 2-të më të lartë të eksportit në historinë republikane të vendit…

 

Turqia arriti në vitin 2017 nivelin e 2-të më të lartë të eksportit në historinë republikane të vendit.

Ministria turke e Doganave dhe Tregtisë publikoi ditën e martë të dhënat provizore jozyrtare për tregtinë e jashtme të muajit dhjetor.

Sipas raportit të Ministrisë së Doganave dhe Tregtisë, eksportet në 2017-n janë rritur me 10,22 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm për të arritur nga 142 miliardë e 532 milionë dollarë, në 157 miliardë e 94 milionë dollarë.

Kurse në bazë mujore, eksportet turke në dhjetor 2017 kanë regjistruar një rritje me 8,59 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Vlera monetare e eksporteve turke gjatë periudhës në fjalë ka shkuar nga 12 miliardë e 783 milionë dollarë, në 13 miliardë e 881 milionë dollarë.

Vëllimi tregtar i dhjetorit 2017 ka shënuar 19,85 për qind rritje në krahasim me të njëjtin muaj të 2016-s duke arritur në 37 miliardë e 334 milionë dollarë, nga 31 miliardë e 151 milionë dollarë që ishte më parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here