Pse po bie vlera e Bitcoin?

0
252

Vlera e Bitcoin ka pësuar rënie të ndjeshme, duke rënë me gati 2 mijë dollarë brenda 24 orëve.

Ndërkohë që lëvizja është tani në një lakore rritëse, por rrëshqitja e saj e papritur po shkakton shqetësim midis investitorëve, të cilët frikësohen se mund t’i humbasin paratë. Ekspertët këshillojnë investitorët potencial të jenë të kujdesshëm.

Edhe pse nuk është e qartë pse çmimi Bitcoin ka rënë kaq shpejt, kjo nuk është jashtëzakonisht befasuese.

Aktualisht Bitcoin gjegjësisht po konsiderohet si një flluskë, e cila mund të ketë rritje derisa të bjerë plotësisht.

Këtë javë, Komisioni amerikan i Letrave me Vlerë njoftohet se pezulloi tregtimin në “The Crypto Company”, në mes shqetësimeve rreth manipulimit të aksioneve.

Vlera e paqëndrueshme e kriptovalutave është luhatur në mënyrë të paparashikueshme gjatë gjithë vitit, me të cilën askush nuk e di nëse është në prag të rritjes së vazhdueshme ose në rënie spektakolare.

Vetëm 1,000 posedues të Bitcoin besohet të kenë 40 për qind të tregut të përgjithshëm dhe është pohuar se ata mund të shkaktojnë që vlera e saj në çdo moment të ulet ose të fluturojë.

Bitcoin është etiketuar si një “mashtrim i madh”, apo një “flluskë e rrezikshme spekulative” dhe është krahasuar me “Mania e Tulipanit”, një histori flluske famëkeqe.

Shefi ekzekutiv i JPMorgan, Jamie Dimon, investitorët e Bitcoin i përshkroi si “budalla” dhe se do ta përjashtonte çdo punëtor nga puna nëse do ta zinte duke tregtuar në të.

Rritja e interesit rreth Bitcoin duket se ka ndihmuar në ngushtimin e vlerës së kriptovalutave të tjera, siç është Etherium dhe Litecoin.

Sipas “Coinbase”, Litecoin është rritur me 8,990 për qind nga viti i kaluar dhe më shumë se 360 për qind gjatë muajit të kaluar dhe Ethereum më shumë se 10,520 për qind nga viti i kaluar dhe me 125 për qind nga muaji i kaluar.

Një numër i madh njerëzish mendohet të investojnë në këto monedha me shpresën se do të vazhdojnë të rriten si Bitcoin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here