Kërkesa e madhe nga Kina rrit çmimin e gomerëve në Nigeri

0
128

GÖKHAN KAVAK

ABUXHA (AA) – Nevoja e Kinës për importimin e gomerëve nga shtetet e Afrikës, ka shkaktuar rritjen e çmimit të kësaj kafshe, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kultivuesi i gomerëve, Ibrahim Maijaki dhe veterineri Dr. Ahmed Abdulhamid Fagge në një deklaratë për gazetarin e AA-së deklaruan se me rritjen e nevojës për gomerët dhe produktet e gomerëve në fusha të ndryshme në Kinë, duke filluar nga mjekësia, e deri te kujdesi i lëkurës dhe bujqësia, ka shkaktuar rritjen e çmimit të gomerëve në Nigeri.

“Për shkak të kërkesës së madhe nga Kina, çmimi i gomerëve në Nigeri është rritur për tre deri në katërfish. Gomerët të cilët më parë shiteshin për rreth 40 dollarë, tani shiten nga 150 deri më 200 dollarë”, thotë Maijaki.

“Nuk do të arrijmë të gjejmë gomerë në Nigeri”

Veterineri nigerian Dr. Ahmed Abdulhamid Fagge thotë se “Në aeroportin ndërkombëtar të Nigerisë është konfiskuar sasi e madhe lëkurash të gomerëve. Me këtë shihet se në një të ardhme të afërt nuk do të arrijmë të gjejmë gomerë në Nigeri”.

Ai bëri të ditur se një pjesë e madhe e gomerëve në Nigeri dërgohen në shtete të jashtme. Dr. Fagge tha se “70 apo 80 për qind e gomerëve në Nigeri eksportohen jashtë shtetit”.

“Gomerët e rajoneve të ndryshme po mblidhen në qytete të ndryshme jugore. Disa prej këtyre kafshëve po eksportohen në qytetet aziatike, sidomos në Kinë, në gjendje të gjallë, e disa në gjendje të prerë për lëkurë apo për mishin e tyre”, tha Dr. Fagge.

“Lëkura e gomerëve, eliksiri i rinisë”

Një nga arsyet kryesore të Kinës për importimin e gomerëve nga shtetet e Afrikës është rritja e kërkesës për produkte të cilat përmbajnë një zhelatinë të quajtur “ejiao”, e cila përfitohet nga lëkura e gomerëve.

“Produktet e ejiao-s, të cilat në Kinë përdoren sidomos në fushën e mjekësisë, llogariten si eliksiri i rinisë. Sipas statistikave, çdo vit në Kinë therren 4 milionë gomerë për produkte të tilla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here