OPEC-u zgjat kufizimin e prodhimit deri në fund të vitit 2018

0
121

– Organizata e Shteteve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe shtete prodhuese të naftës që nuk janë pjesë e OPEC-ut, arritën një marrëveshje për të zgjatur afatin e kufizimit të prodhimit edhe për nëntë muaj të tjerë, përfundimisht me dhjetorin e vitit 2018, raporton Anadolu Agency (AA).

Një vendim i tillë është marrë meqë marrëveshja paraprake bëri që çmimet e naftës të rimarrin veten nga 27 dollarë për fuçi sa ishin në janar të vitit 2016 në rreth 63 dollarë në ditët e sotme. Gjatë takimit të 173-të të rregullt të OPEC-ut, i cili përfundoi mbrëmë në Vjenë, organizata në fjalë dhe shtetet tjera të kryesuara nga Rusia vendosën të zgjasin marrëveshjen e cila parasheh që deri në fund të vitit 2018, prodhimit ditor të naftës së papërpunuar t’i shtohen edhe 1.8 milion fuçi në ditë.

“Paraqet një kënaqësi fakti se marrëveshja e Vjenës, Deklarata e Bashkëpunimit po zbatohet me sukses, ku shtetet kanë një impakt pozitiv në tregun e naftës”, deklaroi ministri rus për Energjinë, Alexander Novak Homologu i tij nga Arabia Saudite, Khalid Al-Falih, njëherësh president i konferencës së OPEC-ut, tha se bashkimi i forcave është evidente meqë numrat flasin vetë.

“Tashmë ka një dakordim global se pa bashkëpunimin tonë, tregu do të vazhdonte të shfaqë në të ardhmen një paqëndrueshmëri ekstreme dhe pasiguri për prodhuesit dhe konsumatorët, për investitorët, industrinë dhe ekonominë globale në përgjithësi”, deklaroi ministri saudit.

Kufizimi

Më 30 nëntor të vitit 2016 OPEC-u unanimisht ra dakord për uljen e nivelit të prodhimit të naftës për 1.2 milionë fuçi në ditë (PBD), respektivisht në 32.5 milionë fuçi në ditë.

Kjo ishte ulja e parë e prodhimit në tetë vitet e fundit, dhe ndërhyrja e parë e kësaj organizate në tregun botëror të naftës që nga mesi i vitit 2014, kur çmimet e naftës filluan të bien. Në mbledhjen kartelit në Vjenë, anëtarët ranë dakord për uljen e nivelit të prodhimit në 32.5 milionë fuçi në ditë, nga 33.64 milionë sa ishte në tetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here