Eksportet e Turqisë në 11 muajt e vitit, mbi 142 miliardë dollarë

0
111

ANKARA (AA) – Eksportet e Turqisë në periudhën janar- nëntor 2017 kanë arritur në shifrat prej 142.7 miliardë dollarë që është një rritje me 10.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Asambleja e Eksportuesve Turq (TIM), thotë se vetëm gjatë muajit nëntor, eksportet e Turqisë janë rritur me 14.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke regjistruar 13.6 miliardë eksporte.

Në raportin e TIM-it thuhet se eksportet e fundit flasin për një rritje me 10.5 për qind, më konkretisht 155.4 miliardë dollarë, ndërkohë që objektivi i parashtruar deri në fund të vitit 2017 është 156.5 miliardë dollarë. Rekordi i eksporteve të Turqisë është ai nga viti 2014, atëherë kur vendi kishte arritur shifrën e eksporteve 157.6 miliardë dollarë.

“Në 11 muajt e parë të vitit, kemi tejkaluar vëllimin e eksportit të realizuar gjatë tërë vitit 2016”, thuhet në deklaratën e kreut të TIM-it, Mehmet Buyukeksi. Buyukeksi tha se eksportuesit turq nuk janë të kënaqur nga rritja e shkallës së këmbimit të dollarit amerikan kundrejt lirës turke, pasi sipas tij, një shkallë e parashikueshme e këmbimit është më e mirëseardhur.

“Nuk synojmë të rrisim eksportin me ndihmën e rritjes së shkallës së këmbimit”, tha ai. Buyukeksi nënvizoi se industria e automobilave është sektori me më shumë të ardhura në nëntor, ndjekur nga tekstili dhe materialet kimike.

Gjatë nëntorit është rritur eksporti në të gjitha 161 shtetet, ndërsa Bashkimi Evropian ishte tregu kryesor për produktet turke, me një pjesëmarrje me 50.2 për qind.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here