Turqia dhe Banka Islame marrëveshje me vlerë 567 milionë dollarë

0
170

Turqia dhe Banka Islame për Zhvillim (IDB) nënshkruan të mërkurën dy marrëveshje kreditore me vlerë totale 2,25 miliardë lira turke (rreth 567 milionë dollarë).

Marrëveshjet në emër të Turqisë u firmosën nga zv/kryeministri Mehmet Simsek, gjatë një ceremonie në kuadër të Sesionit të 33-të Ministror të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC), kryesia e radhës së të cilës mbahet nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Financimet afatgjata, të cilat u siguruan përmes marrëveshjeve të nënshkruara me Bankën Islame për Zhvillim, do të përdoren në sektorët e transportit dhe energjisë.

Sipas akordit të parë, firmosur ndërmjet Thesarit të Shtetit të Turqisë dhe IDB-së, një kredi prej 1,46 miliardë lirash turke (afro 367 milionë dollarë) me maturim 20-vjeçar (5 vite pa rekurs) do të financojë blerjen e 10 grupeve të trenave të shpejtësisë së lartë në kuadër të “Projektit të Furnizimit me 106 Grupe Trenash të Shpejtësisë së Lartë”, i cili po ndërmerret nga Korporata Turke e Hekurudhave Shtetërore (TCDD).

Ndërsa akordi i dytë financues, që përfshin garancinë e shlyerjes së borxhit nga Thesari i Shtetit, u nënshkrua ndërmjet Bankës Zhvillimore të Turqisë dhe IDB-së. Sipas kësaj marrëveshjeje, një kredi prej 790 milionë lirash turke (afro 200 milionë dollarë) me maturim 20-vjeçar (5 vite pa rekurs) do të përdoret për realizimin e disa projekteve në fushën e energjisë, sidomos për efikasitetin e energjisë dhe energjinë e rinovueshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here