Skandalet e ndryshme bankare rrisin interesin për bankimin islam

0
81

Nga Lien Hoang, Singapor/VOA

Një rrymë skandalesh në bankat e mëdha e ka rritur interesin në “financën e moralshme”, nga e cila mund të përfitojë sektori i bankimit islam. Mbështetësit debatojnë se rritja e sektorit të financimit islam është më i moralshëm, sepse bankat dhe bizneset duhet të ndërmarrin shqyrtime për të qenë të sigurt se ato janë sipas ligjit islam.

“Ne kemi një vend të favorshëm, ndërkohë që bankimi konvencional po vuan nga skandalet,”- deklaroi në një konferencë për financat islame në Singapor Raxha Muhamed, sekretar i Gulf Asia Sharia Compliant Investment Association.

Të shesësh llogaridhënie

“Ne nuk po shesim Islam këtu. Ne po shesim llogaridhënie- transparencë, aktivitet real ekonomik.” Megjithatë hallka fetare është një shpatë e mprehtë me dy presa. Nga njëra anë publiku është bërë i vetëdijshëm për financimin islam dhe Islamin në përgjithësi qysh nga 11 shtatori, thotë Habib-ullahi, një partner për bankimin dhe financimin në Lindjen e Mesme në firmën ligjore Taylor Wessing.

Nga ana tjetër njerëzit mund të tërhiqen nëse ato e lidhin financimin islam me politikën.

“Një reaksion tjetër uuups, është nëse ju përmendni bankimin islam, ju menjëherë mendoni mbi islamin politik, mundësisht terrorizmin,”- na thotë Klement Henri, professor dhe kërkues i jashtëm në Universitetin Kombëtar të Singaporit. “Ju e dini, këto janë konotocione të pavend”- Henri thotë se kërkimi i tij ka nxjerrë që njerëzit që punojnë në këtë sektor përpiqen të jenë apolitikë. Vetëm se si sigurohen bankierët që ata janë duke respektuar ligjin islam? Nuk ka ndonjë standard të vendosur.

Financat islame me pengesa

Pengesa më e zakonshme për financat islame është për investuesit i mbledhjes së interesave për borxhet. Kështu bankat islame kanë ndërtuar struktura alternative, si fjala vjen të financosh një biznes apo një nga projektet e tij dhe më pas t’i bashkëndash fitimin dhe humbjen. Teorikisht kjo do ta përmirësonte etikën financiare në dy mënyra.

E para, bizneset duhet të hapin librat e tyre në mënyrë që bankat islame të kenë mundësi të kontrollojnë performancën e tyre. Pa këtë transparencë biznesi mund të tundohet të minimizojë fitimet dhe t’i japë bankës një pjesë të vogël. E dyta, investitorët e ndajnë rriskun me kompanitë, po ashtu edhe fitimin kur sipërmarrja ka sukses. Në bankimin tradicional kompanitë do të vazhdojnë t’i paguajnë interesat huadhënësve edhe sikur sipërmarrja të dështojë.

“Ti nuk mund të bësh para pa aktivitetin aktual ekonomik, diçka që do të bësh të krijon justifikimin për të fituar,”- tha në konferencë Suhejm Zejnul-Abidin anëtar themelues i Gulf Asia Sharia Compliant Investment Association.

Kjo është me të vërtetë një mbrojtje për industrinë financiare, sepse ti nuk mund të krijosh para nga ajri, apo jo?”- na pyet Zejnul-Abidini. “Ti nuk mund të mbështetesh në derivate mbi derivate, mbi derivate, mbi derivate, apo jo? Duhet të ketë gjithnjë një hallkë lidhëse reale, që me të vërtetë realisht, realisht të ndihmojë.”

Produkte financiare

Si produkte financiare derivatet tradicionale supozohet të kenë një aktivitet real mbështetës gjithashtu. P.sh., investitorët blejnë hipoteka të siguruara dhe gëzojnë një fitim që iu kthehet nga pagesat e pronarëve të shtëpive nëpërmjet bankave ku i kanë marrë ata. Por këto dhe derivate të tjera shihen tashmë si horrishtet e krizës financiare të 2008-ës, sepse ato ishin bërë aq të ndërlikuara, saqë investitorët shpesh nuk e dinë se cfarë përmbajnë siguracionet dhe se sa të rrezikshme janë ato në të vërtetë.

Financa islame këmbëngul që të ketë standarde më realiste, se si mund të bëjë para biznesi. Por vëzhguesit paralajmërojnë se financa islame po shkon në një drejtim të rrezikshëm, ndërsa bankierët po dalin me produkte financiare të ndërlikuara në rritje. “Realisht pjesa më e madhe e këtyre produkteve po kërkohet të pasqyrojnë financën konvencionale,”- thotë Habib-ullah.

Rrisqe të ngjashme

Dhe nëse bankat islame kanë shkuar shumë larg në kopjimin e financës konvencionale, ato mundet të marrin përsipër brisqet si Uoll Strit (Wall Street) dhe të kenë vetëm emrin islame. Një tjetër kritikë ndaj bankimit islam përfshin kostot e larta në kthim, si faturat e juristëve dhe të dijetarëve muslimanë për t’u siguruar se janë sipas ligjit islam. Ndërkaq prof. Klement Henri tregohet skeptik ndaj atyre që mund ta përdorin fenë për përfitime ekonomike.

Listë e bankave në Amerikë që përdorin “bankim hallall”:

1 The Bank of Whittier

2 Amana Mutual Funds Trust

3 Manzil USA

4 American Finance House, LARIBA Bank

5 MSI Financial Services Corporation

6 Dubai Islamic Bank

75 MSI Financial Services Corporation

8 JP Morgan

Përgatiti: R.A. HYSA- /tesheshi.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here