Turqia lë prapa Italinë në eksportin e mermerit

0
115

“Një përparim të konsiderueshëm Turqia ka bërë në veçanti në sektorin e mermerit të papërpunuar (që shitet si bllok). Bashkë me industrinë ndihmëse nga kjo punë mbajnë familjen rreth 800 mijë vetë. Turqia është vendi më i pasur në botë për sa i takon rezervave të mermerit. Në mermerin e përpunuar ne realizojmë rreth 1 miliardë e 200 milionë dollarë eksport në vit, kurse mermer të papërpunuar (bllok) eksportojmë në vit rreth 800 milionë dollarë. Vitin e kaluar realizuam një eksport në vlerën 1 miliardë e 900 milionë dollarë. Kurse këtë vit mendoj se eksporti do të rritet me 10% dhe do të jetë mbi 2 miliardë dollarë. Ne eksportojmë mermer pothuajse në çdo vend të botës. Objektivi ynë i eksportit për vitin 2023 është 7 miliardë dollarë”, tha Efendiollu.

Objektivi i madh është të rrisim vëllimin e eksportit në produktet e përpunuara, theksoi Efendiollu dhe e vijoi deklaratën me fjalët: “Për sa i takon eksportit të mermerit të papërpunuar (bllok) kemi lënë prapa edhe Italinë, vend që e bën këtë punë që nga periudha romake. Kurse objektivi i radhës është t’ia kalojmë Italisë edhe në produktet e përpunuara duke i përdorur më mirë teknologjitë kompjuterike. Italinë e kemi parakaluar në prodhimin e mermerit bllok në gurore të hapur”.

“Turqia në vit nxjerr 7 milionë tonë mermer të papërpunuar, nga të cilat 4 milionë shkojnë për eksport. Së shpejti Italinë do ta kapim edhe në shitjet e jashtme”, shtoi Efendiollu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here