Kaan: Automobili Turk luan një rol kyç për objektivat e 2023-it

0
237

Automobili vendorë do të luaj rol të rëndësishëm në mbylljen e deficitit në tregtinë e jashtme.

Automobili vendorë do të luaj rol të rëndësishëm në mbylljen e deficitit në tregtinë e jashtme.

Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur (MUSIAD), Abdurrahman Kaan në lidhje me automobilin vendorë, tha: “Zhvillimi i sektorit automobilistik do të sigurojë rritjen e eksportit të sektorit dhe mbajtjen në një nivel më të ulët të importit, kështu që do të luaj rol të rëndësishëm në mbylljen e deficitit në tregtinë e jashtme”.

Kaan bëri një deklaratë me shkrim për projektin e automobilit vendorë dhe theksoi se sektori automobilistik vazhdon të mbajë cilësinë e lokomotivës së eksportit dhe zë një vend shumë të rëndësishëm në ekonominë e Turqisë.

Ai rikujtoi se me 19 miliardë e 8 milionë dollarë të eksportit të këtij sektori në vitin 2016, ky sektor përbëri 14% të eksportit total të Turqisë.

“Turqia është një nga vendet më të rëndësishme në prodhimin dhe eksportin e shumë markave automobilistike ndërkombëtare dhe duke hedhur farën për prodhimin e automobilit të vetë vendorë, Turqia përparon pa e ndërprerë shpejtësinë për të realizuar objektivat e vitit 2023” tha Abdurrahman Kaan.

Ai bëri të ditur gjithashtu se projekti që do të vihet në jetë me stimulimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe përpjekjen e qeverisë është një lëvizje shumë strategjike dhe emocionuese për Turqinë, që përparon në rrugën për tu bërë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here