Tirana mirëpret mbi 150 investitorë të huaj, përfshi edhe emra të rëndësishëm nga Turqia

0
59

“Sfidat për rritjen e investimeve dhe aftësisë konkurruese të ekonomisë shqiptare”, ka mbledhur në Tiranë sipërmarrës dhe përfaqësues të kompanive nga vende të ndryshme të botës, ku në fokus janë diskutimet rreth investimeve të huaja në Shqipëri.

Konferenca “Tirana Business Matching” që nisi punimet këtë të enjte për të vazhduam edhe të premten me pjesëmarrjen e mbi 250 kompanive, nga të cilat 150 ishin të huaja ku kryesonin ato turke, italiane, kosovare, maqedonase, por edhe kompani kuvajtiane, sllovene, holandeze e daneze, e shndërroi Tiranën në kryeqytetin e ngjarjes ekonomike në Evropën Juglindore.

Pjesëmarrja e një numri kaq të madh investitorësh merr një rol të madh edhe sa i përket përmirësimit të imazhit të Shqipërisë, por edhe Ballkanit në tërësi.

Tërheqja e investimeve të huaja në Shqipëri, e pse jo zhvillimi i investimeve në tërësi në Shqipëri, si faktor kyç që ndikon në rritjen ekonomike shqiptare dhe të konkurueshmërisë së saj, janë sfida e qeverisë dhe Shqipëria mbetet atraktive për investimet e huaja.

Presidenti i Shoqatës së Investitorëve të Huaj, Silvio Pedrazzipohoi se Shqipëria është një vend i sigurt për investitorët e huaj. Madje shtoi ai, ka një lloj lirie që vendet e tjera nuk e kanë.

Presidenti i FIAA-s, Pedrazzi shtoi se qeveria ka ndërmarrë një sërë reformash për përmirësimin e klimës së biznesit.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, deklaroi se Shqipëria është vend i sigurt për të bërë biznes dhe ka potenciale ende të pashfrytëzuara.

“Për çdo ekonomi, investimet e huaja direkt janë domosdoshmëri jetike . Është bërë shumë, si rezultat i një politike të fokusuar te nxitja dhe mbështetja e biznesit. Kemi rreth 50 mijë biznese më shumë që operojnë në Shqipëri sesa 4 vite më parë. Kush investon sot në Shqipëri, nuk do të pendohet kurrë. Është vend që kthen shumë më tepër nga sa jep”, u shpreh kreu i qeverisë Rama.

Ministri i infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se në infrastrukturë do të investohen deri në 1 miliard dollarë në formën e PPP-v.

“Qeveria shqiptare ka llogaritur që me të ardhurat e saj brenda një parashikimi krejt normal për rritjen ekonomike, me hapësirën fiskale që i lejon vendit për të investuar në investime publike, pra në rrugë, ne do të kemi mundësi të investojmë deri në 1 miliard dollarë në rrugë”.

Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës tha se pjesëmarrja e mbi 150 sipërmarrësve të huaj në këtë konferencë flet qartë për potencialin e madh që ka Shqipëria për të investuar.

“Sipërmarrës global, rajonal dhe shqiptar. Ky aktivitet me rreth 300 pjesëmarrës nga 20 shtete të ndryshme është një sinjal i pastër për interesin e madh ndaj Shqipërisë dhe potencialeve që ajo ka”.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në konferencë theksoi se synimi i Ministrisë së Financave është krijimi i një tregu të hapur, të konsoliduar dhe të thjeshtë për investitorët e huaj, të cilët sipas Ahmetaj janë faktori kyç në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë.

“Investimet e huaja direkt janë një nga instrumentet kryesore në mbështetje të rritjes ekonomike në Shqipëri dhe rajon. Në vitin 2016 Shqipëria shënoi një rekord të rritjes me 1.1 miliard”, theksoi ministri Ahmetaj.

Tirana Busines Matching u përmbyll më pas me takime B2B midis bizneseve nga e gjithë bota të cilët shërbejnë për të gjetur interesa të përbashkët për të investuar në Shqipëri.

– Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri –

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here