Punësimi – Turqia e para në Evropë gjatë 5-vjeçarit të fundit

0
97

Turqia ka rezultuar vendi, i cili ofron punësimin më të lartë në Evropë duke krijuar mundësi punësimi për 2 milionë 384 mijë persona në 5-vjeçarin, që mbulon periudhën 2012-2016…

Turqia ka rezultuar vendi, i cili ofron punësimin më të lartë në Evropë duke krijuar mundësi punësimi për 2 milionë 384 mijë persona në 5-vjeçarin, që mbulon periudhën 2012-2016.

Në vitin 2012, 24 milionë e 821 mijë njerëz ishin të punësuar në Turqi, vend që e ka rritur vazhdimisht këtë numër.

Me fillimin e 2016-s, numri i të punësuarve në Turqi arriti në 27 milionë e 205, ndërkohë që punësimi shtesë i krijuar në 5 vite kohë është 2 milionë e 384 mijë persona.

Gjatë kësaj periudhe, Turqia u rendin mbi vendet anëtare të Bashkimit Evropian për sa i takon punësimit. Menjëherë pas Turqisë është renditur Britania e Madhe duke hapur vende pune të reja për 2 milionë e 31 mijë persona në këtë hark kohor 5-vjeçar.

Kurse Rumania, Greqia dhe Finlanda spikatën si vende, ku punësimi ka pësuar tkurrje.

Falë apelit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan në fillim të këtij viti për mobilizim në punësim, ky faktor dhe tregues i rëndësishëm i prodhimit, mirëqenies dhe rritjes ekonomike ka shënuar progres edhe në 2017-n.

Numri i të punësuarve deri në fund të muajit korrik është rritur me 1 milion e 122 mijë persona në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016 duke arritur në gjithsej 28 milionë 758 mijë.

Po të përfshijmë edhe këto të dhëna, punësimi shtesë i krijuar nga Turqia në periudhën 2012-2017 arrin në 3 milionë e 937 mijë persona, pa llogaritur 5 muajt e fundit të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here