Turqia do të bëhet qendër botërore e prodhimit të automobilave

0
219

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) tha se Turqia do të bëhet qendra e prodhimit të dy gjigandeve botërorë të automobilistikës.

Në përgjigje të pyetjeve mbi aktualitetin në një kanal privat, Zejbekçi tha se objektivi i qeverisë është që ta mbajë raportin e papunësisë në nivelin njëshifror. Të njëjtin objektiv kemi edhe për inflacionin, për ta ulur deri në fund të 2017-s në një shifër, shtoi ai.

“Me ndikimin bazë, rritja ekonomike në tremujorit të tretë mund të jetë mbi 7,5%”, tha ministri Zejbekçi, duke shtuar se presin që në fund të vitit të bjerë në një nivel të arsyeshëm edhe inflacioni, pra të jetë njëshifror.

Kurse në lidhje me prodhimin e automobilit vendor ministri i Ekonomisë tha: “Kemi zhvillime të rëndësishme, kur të jenë qartësuar gjërat do ti bëjmë publike. Planifikojmë që në sektorin automobilistik të bëhemi qendër prodhuese e dy gjigandeve botërore. Për t’u bërë një ekonomi efektive, duhet të shndërroheni edhe në një qendër financiare”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here